KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Lakrat iu kalbën në arë dhe s’mori asnjë mbështetje, drama e fermerit që po detyrohet të marrë sërish rrugën e emigrimit

Lakrat iu kalbën në arë dhe s’mori asnjë mbështetje, drama e fermerit që po detyrohet të marrë sërish rrugën e emigrimit

Midir Tufa nga fshati Sohodoll i Njësisë Administrave Kastriot në Bashkinë Dibër është nga ata pak shqiptar që kanë lënë emigrimin për të investuar në vendlindjen e tyre.

Ai prej vitesh ka kultivuar lloje të ndryshme perimesh e zarzavatesh, por thotë se nuk ka marrë asnjëherë djersën e derdhur e mundin e gjithë familjes.

Midir Tufa u kthye nga Greqia ku kishte punuar shumë vite në këtë sektor. Ai kultivoi një sipërfaqe të madhe me lakër, që fatkeqësisht i ka mbetur aty dhe i është kalbur.

Tufa thotë se ka tentuar të aplikojë në skemën mbështetëse për fermerët por për shkak të mos plotësisimit të kushteve, ka humbur dhe ato që ka investuar.

“Ne kemi lënë emigrimin për të investuar, mirëpo problem janë politikat e agronomëve dhe ato shtetërore, të cilat asnjëherë nuk na kanë ardhur në ndihmë. Kjo shihet vetë. Flet malli, nuk ka pasur treg. Po të ishin politikat e adresuara saktë, nuk do të mbillja kaq e t’i humbisja. Unë kam që nga ’99 që merrem me perimet. Unë nuk kam aplikuar, sepse nuk kam 10 dynym tokë, kam 8 dhe për këtë arsye nuk kam aplikuar. Këtë vit janë rreth 3–4 milionë lekë( 30-40 mijë euro) humbje”, thotë Tufa.

Një tjetër problem që ngre fermeri është edhe mungesa e asistencës nga specialistët e bujqësisë.

“Problemi më kryesor është që nuk ka agronom. Ne kemi problem edhe me ilaçet që merren për kulturat e ndryshme bujqësore, pasi janë jo efektive dhe shpesh të skaduara”, thotë ai.

I gjendur në këto kushte, fermeri Midir Tufa thotë se do të rikthehet në Greqi./Vizion+

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.