Author: korrektpress

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është parandaluar futja e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të Dubravës.Sipas njoftimit, gjatë një kontrolli rutinor të një vizitori, zyrtarët korrektues kanë gjetur të kamufluara në trupin e tij dy telefona mobilë të tipit iPhone dhe dy kartela SIM, të cilat janë konfiskuar menjëherë.Për rastin është njoftuar Policia e Kosovës, ndërsa vizita është anuluar. Autoritetet kanë bërë të ditur se ndaj personit në fjalë janë ndërmarrë veprimet përkatëse në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.Shërbimi Korrektues i Kosovës theksoi se do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe zbatim rigoroz të masave të sigurisë,…

Read More

Ecja prapa në ujë mund të forcojë muskujt, të rrisë ritmin e zemrës dhe të ulë ngarkesën mbi nyje, prandaj rekomandohet edhe për personat me artritEcja prapa në ujë rekomandohet si mënyrë për të rritur ritmin e zemrës pa ngarkuar nyjet dhe për të qetësuar dhimbjen kronike në pjesën e poshtme të shpinës. Edhe pse në shikim të parë duket e çuditshme, ecja prapa, pra ecja retrograde, aktivizon më shumë muskuj, mundëson punë të mirë të zemrës dhe shpenzon më shumë energji, thonë mbështetësit e këtij ushtrimi.Cilat janë përparësitë e ecjes prapa në ujëDisa studime theksojnë se ecja prapa në…

Read More

Aktorja, Sydney Sweeney, shfaqi linjën e saj të re të të brendshmeve, SYRN, në një postim në Instagram të premten. 28-vjeçarja pozoi në një selfie, duke treguar dekoltenë e saj me modelin Lowdown Cami dhe fustanin ngjyrë kafe “Date Night”.Postimi i saj përfshinte edhe një diapozitiv të dytë me katër foto provokuese, ku Sweeney shfaqej me reçipetat Deep Dive Low Scoop. Të dyja pjesët shiten me pakicë për 39 dollarë dhe vijnë në katër ngjyra, shkruan DailyMail. Mbishkrimi i postimit ishte: “Relacioni ynë i fundit i kabinës së fotografive”, duke përfshirë emoji filmi dhe arush pelushi.Linja e saj e mëparshme…

Read More

Mallorca ka luajtur baras me rezultat 2-2 në udhëtim ndaj Osasunas në kuadër të xhiros së 27-të në elitën e futbollit spanjoll.Protagonisti kryesor në këtë takim si shpeshherë këtë edicion për mysafirët ishte sulmuesi kosovar Vedat Muriqi.Ylli dardan edhe njëherë tjetër konfirmoi formën spektakolare që po kalon këtë edicion, duke realizuar të dy golat.Kjo paraqitje e tij bëri që në fund ai të shpallet ‘Lojtari i Ndeshjes’ nga Sofascore me një notë vlerësimi prej 8.6.Për 90 minuta të luajtura Muriqi pati gjithsej tri gjuajtje në drejtim të portës, ku dy prej tyre e arritën cakun.Ai gjithashtu pati pesë duele të…

Read More

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka reaguar ndaj qëndrimeve të partive opozitare lidhur me çështjen e shpërbërjes së Kuvendit nga presidentja Vjosa Osmani.Përmes një postimi në Facebook, Dugolli ka kritikuar PDK-në dhe LDK-në, duke thënë se këto parti gjatë konsultimeve me kryeministrin Albin Kurti për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e Presidentit kishin deklaruar disa herë se nuk kanë votë për Osmanin.Sipas tij, tani të njëjtat parti po e mbrojnë “me fanatizëm” vendimin e presidentes për shpërbërjen e Parlamentit, të cilin ai e cilëson si veprim të kundërligjshëm.”Ky ndryshim i papritur i qëndrimit nuk është i rastësishëm. Përkundrazi,…

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump ka folur për luftën e Iranit gjatë një samiti në Miami.Ai tha se SHBA-të shkatërruan 42 anije detare iraniane në tre ditët e fundit.”Ky ishte fundi i marinës, ne shkatërruam forcën e tyre ajrore, ne shkatërruam komunikimet e tyre”, shtoi ai.Më herët këtë javë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, njoftoi se një anije luftarake iraniane u fundos. Bëhet publike biseda e Trumpit me udhëheqësit kurdë të Irakut Ndryshe, Britania e Madhe po përgatit një aeroplanmbajtëse për vendosje të mundshme në Lindjen e Mesme.Marina Mbretërore po rrit gatishmërinë e anijes luftarake, HMS Prince of Wales, në…

Read More

Kryetarja e PLD-së dhe deputetja Monika Zajkova në intervistën për Alsat akuzon partitë e mëdha se po manipulojnë procesin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, ndërsa të hënën pritet që në Ministrinë e Drejtësisë të formohet grup punues. Sipas saj çështja përsëritet, por pa ndryshim thelbësor.“Të vetmen gjë që mund ta themi për atë çështje, ja kështu këtë ta vendosim në tavolinë dh të qëndrojë se partitë e mëdha manipulojnë. Pse e them atë këtë, sepse unë jam pjesë e grupit punues dhe grupi punues nuk filloi pasi nuk u siguruan kushtet bazike për fillimin e atij takimi. Të hënën vazhdojmë…

Read More

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e argjendtë në finalen e turneut Judo Grand Prix Linz që po mbahet në Linz.Në kategorinë deri në 63 kilogramë, Fazliu tregoi formë të shkëlqyer gjatë gjithë garës, duke kaluar me sukses disa përballje të forta deri në fazën vendimtare të turneut.Në përballjen e parë, Laura mposhti sllovenen Leila Mazouzi, ndërsa në çerekfinale, ajo triumfoi ndaj kroates Nina Cvjetko, duke siguruar kështu kalimin në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni prestigjioz të xhudos.Në gjysmëfinale, Laura ishte më e mirë se gjermania Sara-Joy Bauer, të cilën e mposhti me ippon, për të siguruar finalen e madhe.Fatkeqësisht,…

Read More

Arbër Hajdari ishte së fundmi i ftuar në një podcast, ku foli hapur për jetën e tij profesionale dhe për eksperiencën në spektaklin shumë të ndjekur Big Brother VIP Albania, ku ai mban rolin e opinionistit. Gjatë bisedës, ai ndau mendime për punën në televizion, për sfidat e këtij formati dhe për bashkëpunimin me moderatorët që kanë drejtuar spektaklin ndër vite.Gjatë intervistës, Hajdari u ndal edhe te dinamika që krijohet në studio dhe marrëdhëniet me figurat kryesore të programit. Screenshot/YouTubeAi u pyet se me cilin moderator e ka ndier veten më rehat gjatë spektaklit, me Ledion Liço apo me Arbana…

Read More

Sky News ka siguruar një pasqyrë të detajuar të telefonatave midis presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe udhëheqësve kurdë irakianë në Irakun e veriut në fillim të luftës fundjavën e kaluar.Ka pasur spekulime të konsiderueshme rreth telefonatave dhe përmbajtjes së tyre, të cilat kanë çuar në thashetheme dhe pretendime se kurdët kanë nisur një operacion tokësor në Iran.Sipas Sky News, Trump nuk u kërkoi grupeve të armatosura kurde me bazë në Kurdistanin irakian të nisnin një ndërhyrje tokësore në Iran kur foli me udhëheqësit politikë në telefon, dhe nuk ka asnjë operacion të fshehtë të CIA-s që është duke u…

Read More