Author: korrektpress

Dinamo Zagreb ka triumfuar me rezultat 3-1 në transfertë ndaj rivalit të madh Hajduk Split në derbin e javës së 25-të të SuperSport HNL, të zhvilluar në stadiumin Stadion Poljud.Falë kësaj fitoreje, Dinamo kryeson renditjen me 57 pikë, duke krijuar një diferencë prej 10 pikësh ndaj Hajdukut që mban vendin e dytë. Dinamo kaloi në epërsi shumë herët, në minutën e 7-të, kur Miha Zajc realizoi për 0-1. Vetëm katër minuta më vonë, në minutën e 11-të, Gabriel Vidović dyfishoi epërsinë. Pas një tollovie në zonën e Hajdukut, sulmuesi i Dinamos u gjend më mirë dhe nga rreth dhjetë metra…

Read More

Shtëpia e Big Brother VIP Albania 5 mori një ngjyrim të veçantë me rastin e Dita Ndërkombëtare e Gruas, pasi djemtë vendosën t’i surprizonin vajzat me dhurata simbolike dhe gjeste të veçanta.Megjithatë, momenti që mori më shumë vëmendje ishte ai mes Mateos dhe Brikenës. Mateo kishte menduar me kujdes për dhuratën e tij, duke i sjellë Brikenës pizhame të rehatshme dhe një tufë me lule të bardha, të cilat janë ndër të preferuarat e saj. Foto: InstagramPor surpriza nuk u ndal vetëm te lulet. Ajo që e bëri këtë moment edhe më të veçantë ishte fakti se Mateo i dhuroi…

Read More

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas deklaratës së ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, lidhur me mënyrën se si është marrë vendimi për transferimin e 24 hektarëve tokë në emër të Manastiri i Deçanit.Përmes një reagimi publik, Deliu tha se për vite me radhë është bërë “dramë politike” rreth kësaj çështjeje, ndërsa tani, sipas saj, rezulton se vendimi është marrë në mënyrë të thjeshtë nga qeveria.“Sot ministri Nenad Rashiq tregon se si u mor vendimi: Albin Kurti i kishte thënë, ‘Do ta bëjmë, por ta dish, për shkakun tënd.’ Ajo që dikur…

Read More

Parku Kombëtar Trump Doral Miami priti të shtunën një takim midis presidentit amerikan dhe udhëheqësve nga 14 vende të rajonit, të thirrur në kuadër të iniciativës ‘Mburoja e Amerikave ‘ .Pjesëmarrësit përfshinin Javier Milei, Nayib Bukele dhe presidentin e zgjedhur kilian Jose Antonio Kast, së bashku me udhëheqësit e Ekuadorit, Paraguait, Hondurasit dhe Republikës Dominikane, ndër të tjerë.Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum nuk u ftua. Trump e shpjegoi këtë në mënyrë të qartë: ajo ka refuzuar ndihmën e SHBA-së për të luftuar kartelet.Pika qendrore e takimit ishte njoftimi i një aleance ushtarake me një qëllim të deklaruar: “eliminimin e karteleve” nga…

Read More

Gjykata Kushtetuese, në seancën e fundit drejtoi kritika të ashpra për Kuvendin duke e cilësuar si institucion të padisiplinuar, meqë nuk i respekton vendimet dhe afatet e gjykatës të cilat në sistemin tonë juridik kanë fuqi të barasvlershme me ligjin. Shembull për këtë u morën lëndët për Kodin Penal dhe Kodin Zgjedhor.“Është fakt i pakontestueshëm se kemi punë me një organ shtetëror të padisiplinuar kushtetues, siç është ligjvënësi ynë dhe atë e kemi të dëshmuar në shembuj konkret”, deklaroi Darko Kostadinovski, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese.Duke diskutuar rreth një lënde për financimin e Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, gjykatësi kushtetues theksoi…

Read More

Reperja shqiptare, Rina Balaj, ka ndarë në InstaStory një mesazh lidhur me kuptimin e 8 Marsit, duke theksuar dallimin mes Ditës Ndërkombëtare të Gruas dhe Ditës së Nënave.Në postimin e saj, ajo shkruan se 8 Marsi është një ditë që feston të gjitha gratë dhe vajzat, duke vënë në pah forcën, kontributin dhe të drejtat e tyre në shoqëri – dhe jo vetëm rolin e tyre si nëna.“International Women’s Day – 8 Marsi është Dita e Gruas. Kjo ditë është për të gjitha gratë dhe vajzat, jo vetëm për nënat”, thuhet në mesazhin e publikuar nga artistja. Foto: InstagramAjo shton…

Read More

Në shënim të Dita Ndërkombëtare e Gruas dhe në kuadër të 25-vjetorit të themelimit të Banka Ekonomike, është organizuar një tryezë diskutimi me gra lidere, profesioniste dhe sipërmarrëse nga fusha të ndryshme të jetës ekonomike dhe shoqërore në Kosovë.Takimi u organizua nga zëvendësdrejtoresha ekzekutive e bankës, Hamide Pacolli Gashi, dhe krijoi një hapësirë dialogu për ndarjen e përvojave, diskutimin e sfidave dhe ndërtimin e vizioneve të reja për rolin e grave në zhvillimin ekonomik.Në këtë tryezë morën pjesë edhe disa figura të njohura nga institucionet dhe sektori financiar, ndër to zëvendësguvernatorja e Banka Qendrore e Kosovës, Nesrin Shileku-Shala, anëtarja e…

Read More

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar lidhur me shpërndarjen e Kuvendit, duke thënë se sipas Kushtetutës kishte ende kohë që deputetët të vazhdonin punën dhe të miratonin një sërë vendimesh të rëndësishme për vendin.Murati theksoi se brenda afatit prej 60 ditësh që parasheh Neni 82 i Kushtetutës, në Kuvend do të mund të votoheshin marrëveshje ndërkombëtare, ligje të rëndësishme dhe reforma të tjera.Sipas tij, vetëm në seancën e së premtes që lamë pas ishin planifikuar të votoheshin marrëveshje ndërkombëtare në vlerë prej rreth 121 milionë eurosh. Presidenca reagon sërish: Pretendimet për “puç” janë shpifje, Osmani nuk është pjesë e…

Read More

Anëtari i Kryesisë së Lidhja Demokratike e Kosovës dhe ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, lidhur me transferimin e 24 hektarëve tokë në emër të Manastiri i Deçanit.Në një reagim në Facebook, Hoti tha se deklarata e Rashiqit “e zhvesh plotësisht” kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nga ajo që ai e quajti retorikë mashtruese që është përdorur për këtë çështje ndër vite.“Për vite u fol për ‘tradhti’ dhe ‘falje të tokës për manastirin’. Sot, ministri i tij e thotë hapur se vendimi për faljen e tokës së manastirit ishte shumë i…

Read More

Edhe pse luajti për gjigantin spanjoll Barcelona dhe ndau fushën me legjendën Lionel Messi, emri i Martin Braithwaite nuk do të kujtohet si një nga yjet më të mëdhenj të futbollit. Megjithatë, sulmuesi danez është bërë një nga futbollistët më të pasur në botë falë suksesit të madh në biznes.Braithwaite, së bashku me bashkëshorten e tij Anne-Laure, ka ndërtuar një perandori biznesi që vlerësohet rreth 300 milionë euro, kryesisht jashtë futbollit.Çifti hapi disa vite më parë një restorant në Barcelona dhe suksesi i biznesit bëri që shumë shpejt të hapnin një tjetër restorant në Porto Alegre. Javën e kaluar ata…

Read More