KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Blerta Deliu-Kodra pas deklaratës së Rashiqit: Ajo që quhej tradhti u bë vendim i thjeshtë në pushtet

Blerta Deliu-Kodra pas deklaratës së Rashiqit: Ajo që quhej tradhti u bë vendim i thjeshtë në pushtet

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas deklaratës së ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, lidhur me mënyrën se si është marrë vendimi për transferimin e 24 hektarëve tokë në emër të Manastiri i Deçanit.

Përmes një reagimi publik, Deliu tha se për vite me radhë është bërë “dramë politike” rreth kësaj çështjeje, ndërsa tani, sipas saj, rezulton se vendimi është marrë në mënyrë të thjeshtë nga qeveria.

“Sot ministri Nenad Rashiq tregon se si u mor vendimi: Albin Kurti i kishte thënë, ‘Do ta bëjmë, por ta dish, për shkakun tënd.’ Ajo që dikur përdorej për dramë politike, në pushtet u bë një vendim i thjeshtë”, ka shkruar ajo.

Deputetja e PDK-së shtoi se kjo tregon se sa serioze ka qenë, sipas saj, e gjithë debati politik që është zhvilluar ndër vite për tokën e Manastirit të Deçanit.

“Për vite dëgjuam akuza për ‘tradhti’ për tokën e Manastirit të Deçanit. Kaq serioze paska qenë gjithë ajo dramë politike”, ka shkruar Deliu në reagimin e saj.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.