Author: korrektpress

Skuadra e Bashkimit nga Kumanova ka shënuar një tjetër fitore në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, pasi në kuadër të javës së 22-të mposhti Makedonija Gj.P me rezultat 2-0, njofton Telegrafi.Ekipi nga Kumanova ishte dukshëm më i mirë që në pjesën e parë, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në gjysmën e mysafirëve dhe duke krijuar disa raste të mira shënimi, por pa arritur të gjejë rrugën e golit. Mundësinë më të mirë e pati Nikel Orr, por përpjekja e tij u ndal nga portieri Jankov.Edhe pjesa e dytë nisi me dominimin e Bashkimit, ndërsa rezistenca e Makedonija Gj.P…

Read More

Aktorja, Blake Lively, dhe bashkëshorti i saj, aktori Ryan Reynolds, u shfaqën së bashku në një ndeshje futbolli në Uells, ku nuk munguan momentet romantike mes tyre.Çifti u pa duke ndjekur ndeshjen nga një suitë private në stadiumin Racecourse Ground, ndërsa në një moment Blake i dha një puthje bashkëshortit të saj. Reynolds është bashkëpronar i klubit të futbollit Wrexham AFC së bashku me aktorin Rob McElhenney, shkruan DailyMail. Gjatë ndeshjes së raundit të pestë të FA Cup, Wrexham u përball me Chelsea FC, por u eliminua nga gara. Megjithatë, Lively dhe Reynolds dukeshin se po e shijonin atmosferën, duke…

Read More

Eduardo Camavinga mund të largohet nga Real Madrid gjatë verës, pasi klubi madrilen thuhet se ka vendosur një çmim prej rreth 70 milionë eurosh për mesfushorin francez.Sipas raportimeve nga Spanja, gjigantët spanjollë janë të hapur për ta shitur 23-vjeçarin, ndërsa përgatiten për një rindërtim të madh të skuadrës para sezonit 2026/27.Më herët ishte raportuar se Camavinga mund të zhvillohej dhe të bëhej pasuesi i Toni Kroos, por drejtuesit e klubit besohet se mendojnë se zhvillimi i tij nuk ka ardhur aq shpejt sa pritej, sidomos pas largimit të Kroos dhe Luka Modric. Pozicioni i francezit në skuadër është ndikuar gjithashtu…

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se Maqedonia e Veriut është faktor stabiliteti dhe se qytetarët e vendit paguajnë naftën më të lirë në rajon. Sa i përket njoftimeve se disa pompa të benzinës nuk japinë naftë, Mickoski tha se Inspektorati Shtetëror i Tregut është në terren dhe janë vërejtur sjellje të tilla nga disa pompa të benzinës sepse ka një presion të madh nga vendet fqinje, ku çmimi i energensave është 40-50% më i madh se tek ne.“Në Serbi çmimi është 120-130 për litër, flas për dizelin, kurse tek ne është 71 denarë. Si rezultat i këtij presioni, ne kemi një…

Read More

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan të pushtojnë ishullin Kharg në Gjirin Persik, i cili i përket Iranit, shkruan Axios.Zyrtarët amerikanë diskutuan mundësinë e pushtimit të ishullit, i cili është terminali kryesor i eksportit të naftës së Iranit, transmeton Telegrafi. Rreth 90% e eksporteve të naftës bruto të Iranit kalojnë nëpër këtë ishull, duke e bërë atë shumë të rëndësishëm për ekonominë e vendit.Ishulli Kharg ndodhet 25 kilometra larg bregdetit të Iranit dhe 483 kilometra në veriperëndim të Ngushticës së Hormuzit. Ndërtesa e lartë qeveritare e Kuvajtit goditet nga dronët iranian Sipërfaqja e tij është 25 km², gjatësia e tij…

Read More

Honda Prelude e ‘rilindur’ e vitit 2026 vizitoi së fundmi pistën e testimit Edmunds. Me çmimin e saj fillestar prej 43,650 dollarësh, Prelude konkurron me një numër të tjerë sportivë me dy dyer.Kështu u soll përsëri në pistë, së bashku me Ford Mustang, Mazda MX-5 Miata dhe Subaru BRZ. Nëse jeni në kërkim të një veture me dy dyer, ka disa mundësi vërtet të shkëlqyera, transmeton Telegrafi.Prelude vjen vetëm në një drejtim, por konkurrentët e tij ofrohen në disa konfigurime të ndryshme. Për këtë provë, ne e rendisim Prelude kundër Ford Mustang EcoBoost, Mazda MX-5 Miata RF Club dhe Subaru…

Read More

Ekspertët e neurologjisë shpjegojnë se si një vëzhgim i vogël në fyt mund të japë sinjale për balancën e sistemit nervorNë vitet e fundit flitet gjithnjë e më shumë për nervin vagus, një nga nervat më të rëndësishëm të organizmit. Sipas literaturës mjekësore dhe bazës shkencore NCBI StatPearls, ky është nervi më i gjatë i sistemit nervor parasimpatik dhe përbën një lidhje të drejtpërdrejtë midis trurit dhe shumë organeve të brendshme, përfshirë zemrën, mushkëritë dhe traktin tretës.Ky nerv luan rol të rëndësishëm në rregullimin e shumë proceseve jetësore, si ritmi i zemrës, frymëmarrja, tretja dhe reagimi i organizmit ndaj stresit.…

Read More

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ishte i tërbuar me vendimet e gjyqtarit gjatë ndeshjes së FA Cup kundër Newcastle United. Ai madje mori edhe një karton të verdhë pas një debati të ashpër për një ndërhyrje ndaj Jeremy Doku.Pas ndeshjes, Guardiola u ankua për atë që e cilësoi si mungesë konsistence në vendimet e arbitrimit.“Nuk ka të bëjë me një penallti apo jo, ndodhi. Ka gjithmonë situata që është e vështirë për mua t’i kuptoj, sepse faulli ndaj Jeremy-t është shumë i qartë, kështu që nuk do të hesht”, tha Guardiola për TNT Sports.Ai shtoi se situata të tilla…

Read More

Të rikthehesh në burg dhe të dënohesh me 2 vite e 4 muaj, vetëm për shkak të një gabimi se kë ke përfshirë në një grup të ri në WhatsApp dhe çfarë mesazhi i ke dërguar.Kjo i ka ndodhur një shqiptari në Angli, i cili sapo kishte dalë nga burgu dhe tentoi ta niste nga e para shitjen e kokainës.Top Channel, duke iu referuar portalit UKNIP, raporton se Urim Pomari, i liruar së fundmi nga paraburgimi, bëri një gabim të rëndë.Vetëm dy javë pas lirimit nga burgu, ai dërgoi një mesazh në grup me ofertën për shitje dozash kokaine, duke…

Read More

Ish-ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka uruar lirimin e bashkëluftëtarëve të tij që aktualisht po mbahen në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë. Në postimin e tij, Aliu shkruan se sapo ka vizituar Fadil Fazliun, i cili është kthyer nga Haga, dhe i ka uruar atij shëndet dhe lirimin e plotë, derisa ka shprehur mbështetje edhe për bashkëluftëtarët e tjerë që po mbahen “padrejtsisht” në Hagë. “I urojmë shëndet dhe lirim të plotë bashkë me shokët që po mbahen padrejtësisht në Hagë,” ka shkruar Aliu në postimin e tij. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e Luftës Çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare…

Read More