Victoria Beckham ka folur hapur për prindërimin dhe jetën familjare, duke theksuar se ajo dhe bashkëshorti i saj, David Beckham, nuk u bëjnë presion fëmijëve dhe se për ta e vetmja gjë që ka rëndësi është lumturia e tyre.
E ftuar në podcastin “Aspire with Emma Grede”, Victoria tha se me kalimin e viteve qasja e saj ndaj prindërimit ka ndryshuar dhe se rritja e fëmijëve të rritur është krejt ndryshe nga rritja e fëmijëve të vegjël.
Ajo shtoi se gjithmonë përpiqet të japë më të mirën, duke përmendur edhe ndikimin që ka pasur jeta nën vëmendjen e publikut.
– YouTube www.youtube.com
“Nuk u bëjmë presion fëmijëve. Duam vetëm që të përpiqen në atë që e duan dhe të jenë të lumtur”, u shpreh ajo.
Si shembull solli karrierën muzikore të djalit të saj Cruz, duke theksuar se roli i saj si nënë është ta mbështesë, ta inkurajojë dhe ta ndihmojë – jo t’i imponojë dëshirat.
Victoria e përshkroi familjen e tyre si “tradicionale” dhe tregoi se zakonisht hanë darkë së bashku çdo mbrëmje rreth orës 18:00, përveç rasteve kur dikush udhëton.
Gjatë darkës, sipas saj, nuk përdoren telefonat, por flasin për ditën dhe përpiqen të qëndrojnë sa më të afërt.
Familja Beckham
Ajo nënvizoi se komunikimi është kyç dhe se gjithmonë ka dashur të jetë nëna më e mirë që mundet.Victoria dhe David Beckham kanë katër fëmijë: Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper. /Telegrafi/