- Kanceri i fshehur nën flokë: Shenjat që shpesh i vëren floktari, jo ju
- “Project Hail Mary” fiton mbi 13 milionë euro, filmi fantastiko-shkencor dominon kinematë
- Grupi Houthi me ‘front të ri në luftën e Iranit’ – a do ta bllokojë grupi jemenas, ngushticën Bab al-Mandeb?
- Javë me reshje shiu në Kosovë
- Rama pezullon inspektorët pas rrëshqitjes së dheut në Prishtinë: Prokuroria të nis hetimet
- Të jetosh me një partner me ankth: Gjërat që nuk thuhen, por ndihen çdo ditë
- Posedim dhe shitje e narkotikëve – arrestohen dy të dyshuar në Mitrovicë
- Kosova përballë Turqisë për historinë, në lojë edhe miliona euro
Author: korrektpress
Sot rreth orës 18:30 në fshatin Piranë të Prizrenit një këmbësor i moshuar është shkelur për vdekje.Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka deklaruar se rasti ka ndodhur rreth orës 18:30“Më datën 22.03.2026, rreth orës 18:30, është raportuar një aksident trafiku në magjistralen Prizren–Gjakovë, në fshatin Piranë, Prizren. Sipas informatave të para, një këmbësor është goditur nga një veturë gjatë tentimit për të kaluar rrugën. Si pasojë e lëndimeve të rënda trupore, këmbësori D.H., mashkull rreth 81-vjeçar, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, gjë e cila është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent”, ka thënë ai.“Njësitet policore…
Kapiteni i Manchester City, Bernardo Silva, foli pas fitores 2-0 të skuadrës së tij ndaj Arsenal në finalen e EFL Cup në Wembley, duke vlerësuar qetësinë e ekipit dhe reagimin e fortë në pjesën e dytë.Portugezi i dha merita të mëdha ekipit, duke nisur nga portieri, James Trafford, që bëri pritje të madhe.“15 minutat e para ishin të vështira, Arsenal krijoi një rast të madh, ku James Trafford bëri një pritje fantastike për ne. Në pjesën e dytë vendosëm të shkojmë më shumë drejt tyre. Ndjemë që ata humbën pak energji dhe ne e shfrytëzuam këtë moment. Nico O’Reilly është…
Ndërsa protestuesit e opozitës vijojnë të marshojnë në rrugët e kryeqytetit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka braktisur protestën për shkak të efektit të gazit lotsjellës që hodhi policia pranë godinës së AKSHI-t.Sipas raportimeve, Berisha u rrethua fillimisht nga truprojat e tij pasi hasi probleme me sytë dhe frymëmarrjen, për shkak të gazit lotsjellës të hedhur në rrugën Ismail Qemali. Më pas, ai u largua drejt banesës së tij, ku ndodhet aktualisht poshtë saj së bashku me disa mbështetës.Më pas Berisha i është rikthyer sërish marshimit në rrugët e Tiranës.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi sot ndaj protestës së mbajtur nga opozita.Balla tha se anëtarë të Parlamentit Europian apo Bundestagut kanë bërë thirrje për të shmangur protestat e dhunshme, ndërsa Partia Demokratike i hedh molotovët me flamujt e BE dhe Gjermanisë në duar.“Ndërsa anëtarët e Parlamentit Europian apo të Bundestagut gjerman bëjnë thirrje se ‘protestat e dhunshme s’kanë vend në demokraci’, Partia Demokratike i hedh molotovët me flamujt e BE dhe gjermanë në duar”, u shpreh Balla, teksa publikoi edhe foto nga momenti i hedhjes së flakadanëve dhe fishekzjarreve në drejtim të godinës së Kryeministrisë…
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, ka pohuar se Uashingtoni mund ta financojë lehtësisht luftën kundër Iranit dhe nuk do të ketë nevojë të rrisë taksat për ta bërë këtë.Duke folur në programin e NBC News, Meet the Press, Bessent tha: “Kemi shumë para për të financuar këtë luftë”, transmeton Telegrafi.Ai shtoi se një kërkesë shtesë për buxhet të kërkuar nga Pentagoni – e raportuar të jetë 200 miliardë dollarë – do të ishte për aftësitë e ardhshme të ushtrisë. Irani thotë se do t’i përgjigjet në mënyrë proporcionale çdo sulmi ndaj infrastrukturës jetësore “Presidenti Trump e ka ndërtuar…
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, me rastin e Ditës Botërore të Ujit ka theksuar se uji është pasuri dhe përgjegjësi e përbashkët, që duhet mbrojtur sot për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme për brezat që vijnë.“Në Ditën Botërore të Ujit, prezantojmë projektet tona aktuale për mbrojtjen e këtij burimi të pazëvendësueshëm.Kemi miratuar Programin për menaxhimin e ujërave për vitin 2026, përmes të cilit investojmë drejtpërdrejt në përmirësimin e furnizimit me ujë dhe mbrojtjen nga përmbytjet. Me ndryshime ligjore dhe plane të reja për menaxhimin e pellgjeve lumore, vendosim standardet evropiane në qendër të politikave…
Chuck Norris, aktori legjendar dhe mjeshtër i arteve marciale, i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme në filmat aksion, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Ai nuk ishte vetëm aktor; me kalimin e kohës u bë një fenomen i njohur në internet përmes shakasë së famshme të njohur si “fakte për Chuck Norris”.Ky fenomen nisi në internet në fillim të vitit 2005. – YouTube www.youtube.com Fillimisht, shakatë u postuan në forumet ‘Something Awful’ dhe ishin të drejtuara ndaj Vin Diesel si reagim ndaj filmit të tij Mr. Noonan. Shpejt, përdoruesit e forumit e zgjodhën Chuck Norrisin si objektin më tërheqës…
Në ndeshjen e javës së 30-të të Serie A, AS Roma arriti një fitore të vlefshme kundër Lecce me rezultat 1-0, duke marrë tre pikë që i ndihmojnë të qëndrojnë në garë për vendin e katërt dhe pjesëmarrjen në garat evropiane sezonin e ardhshëm.Ndeshja nisi me intensitet të lartë, ku të dyja skuadrat kërkonin golin e avantazhit. Roma pati një situatë të pasaktë në minutën e 24-të, kur Niccolo Pisilli shënoi një gol që u anulua për pozicion jashtë loje. Lecce reagoi me disa aksione, por nuk arriti të gjejë rrugën për tek portieri Rui Patricio. Në pjesën e dytë,…
Nëse lufta në Lindjen e Mesme zgjat më shumë se gjashtë muaj, ekonomitë në mbarë botën do të pësojnë “ndikime reale”, tha të dielën kreu i gjigantit francez të naftës TotalEnergies.”Nëse zgjat më shumë se gjashtë muaj, do të kemi disa ndikime reale. Të gjitha ekonomitë e botës do të dëmtohen”, tha drejtori ekzekutiv Patrick Pouyanne, transmeton Telegrafi.Mbyllja efektive e Ngushticës së Hormuzit nga Irani në hakmarrje për sulmet SHBA-Izrael kundër tij, ka kufizuar rëndë furnizimin me naftë në botë dhe ka ngritur frikë midis qeverive për inflacion më të lartë dhe rritje më të ulët ekonomike.Pouyanne vuri në dukje…
Protestuesit e Partisë Demokratike vijojnë të hedhin molotovë, ndërsa ka marrë flakë edhe një automjet i Policisë së Shtetit pranë Bankës së Shqipërisë.Fillimisht sulmi me molotovë nisi në Kryeministri, vijoji drejt ministrisë së Brendshme dhe Infrastrukturës dhe selisë së PS.Policia si kundërpërgjigje përdori ujë dhe gaz lotsjellës.
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari