Author: korrektpress

Komuna e Podujevës ka bërë të ditur se është përmbyllur mbrëmjen e së mërkurës manifestimi “Ditët e Diasporës”, me një koncert të këngëtarit Shkumbin Ismaili, i cili u mbajt në sheshin “Katër Dëshmorët”.Koncerti solli muzikë dhe atmosferë festive për qytetarët dhe bashkatdhetarët që ndodheshin në Podujevë, duke shënuar edhe përfundimin e aktiviteteve të këtij manifestimi.Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka falënderuar qytetarët dhe diasporën për pjesëmarrjen, duke thënë se “Ditët e Diasporës” edhe këtë vit sollën gjallëri, kulturë dhe momente festive në qytet.“Faleminderit të gjithëve që ishit pjesë e këtyre ditëve të veçanta dhe që së bashku i…

Read More

Kinematë në Britani po shqyrtojnë mundësinë e ndalimit ose kufizimit të përdorimit të syzeve inteligjente me AI të Meta-s, për shkak të shqetësimeve se ato mund të përdoren për regjistrimin e fshehtë të filmave.Shoqata e Kinemave të Britanisë (UKCA) tha se operatorët kryesorë po vlerësojnë mënyrën se si do të reagojnë ndaj kësaj teknologjie, e cila ka kamera të integruara në kornizë dhe mundëson fotografimin dhe regjistrimin e videove në mënyrë diskrete.Deri tani nuk është vendosur një ndalim i përgjithshëm, pasi kinematë po përpiqen të gjejnë një ekuilibër mes luftës kundër piraterisë dhe privatësisë dhe përfitimeve që këto pajisje mund…

Read More

Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se punonjësi i tyre, Arbenit Ahmeti ka vdekur gjatë kryerjes së detyrave të punës, pasi ka rëndë në kontaktNë njoftim bëhet e ditur se sipas informatave fillestare, gjatë angazhimit në transportin dhe zhvendosjen e kabllove 6 kV, ai ka rënë në kontakt me tensionin elektrik, ka pësuar lëndime të rënda dhe pavarërisht se është dërguar për trajtim mjekësor, i njëjti nuk ka mundur t’u mbijetojë lëndimeve. Njoftimi i KEK-ut:Me dhimbje të thellë njoftojmë se sot, gjatë kryerjes së detyrave të punës, punonjësi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Arbenit Ahmeti, ka pësuar një…

Read More

Një pamje ajrore tregon Liqenin Tuz, i cili shfaq nuancat e tij të gjalla rozë dhe të kuqe të shkaktuara nga rritja e kripës, temperaturat e larta dhe mikroalgat që prodhojnë beta-karoten, në Ankara, Turqi.I përfshirë në Listën e Përkohshme të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s për tiparet e tij unike ekologjike, biodiversitetin e pasur dhe rëndësinë për shpendët, liqeni i kripur tërheq shumë turistë vendas dhe të huaj që vijnë për të dëshmuar transformimin e mrekullueshëm natyror të ngjyrave gjatë stinës së verës. /AA/

Read More

Komuna e Rahovecit ka njoftuar se ka nisur vendosja e tabelave digjitale në institucionet arsimore, në kuadër të projektit për digjitalizimin e shkollave.Deri tani janë vendosur 14 tabela digjitale, ndërsa deri në përfundim të projektit planifikohet të vendosen gjithsej 135 tabela në shkollat e komunës.Sipas komunës, projekti synon avancimin e procesit mësimor, ofrimin e mësimdhënies më cilësore dhe bashkëkohore, si dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e kompetencave dhe shkathtësive të nxënësve. /Telegrafi/

Read More

Nëse jeni lodhur duke luftuar me njollat e vështira dhe gëlqeren e grumbulluar në rubinetat tuaja — veçanërisht kur ajo është e trashë, e fortë si gur dhe nuk largohet lehtë — ekziston një mënyrë e thjeshtë për ta bërë lavamanin tuaj të duket përsëri si i ri.Gëlqerja përbëhet nga kalciumi dhe magnezi që mbeten pas avullimit të ujit. Me kalimin e kohës, ajo formon një shtresë të fortë dhe të bardhë, të ngjashme me shkumësin, kudo ku qëndron uji. Për këtë arsye, rubinetat dhe lavamanët janë ndër vendet ku gëlqerja grumbullohet më shpesh. Megjithatë, ajo mund të krijohet edhe…

Read More

Range Rover ka prezantuar SV Pearl Luster, një SUV unik që do të prodhohet vetëm një herë dhe nuk do të shitet në sallonet tradicionale.Modeli u zbulua gjatë Monterey Car Week dhe është krijuar për të treguar mundësitë e programit personalizues SV Bespoke.SUV-i ka një ngjyrë të veçantë të bardhë perle dhe një kabinë luksoze me lëkurë, dru dhe detaje nga perla natyrale. Pjesa e pasme përfshin edhe ulëse që shtrihen plotësisht.Range Rover nuk ka zbuluar çmimin apo motorin, ndërsa një pjesë e të ardhurave do t’i dhurohet një organizate për mbrojtjen e Gjirit të Monterey.SV Pearl Luster është një…

Read More

Borussia Dortmund ka rikthyer interesimin për sulmuesin Fisnik Asllani dhe po konsideron të dërgojë një ofertë huazimi drejt Hoffenheimit me obligim blerje.Gazeta e famshme gjermane “Bild” raporton se ylli i Kosovës është rikthyer prapë në ‘radarin’ e “Verdhëzinjve”, që po e shohin atë si pasuesi adekuat i Serhou Guirassyt.Skenari më i mundur është tani huazimi, diçka që ka tentuar të bënte edhe Leipzigu. Asllani në anën tjetër është i gatshëm për të gjitha lëvizjet e mundshme dhe assesi s’do ta refuzonte Dortmundin.“Një skenar i mundshëm, Dortmundi mund ta huazojë Asllanin me obligim blerje. Në këtë situatë, pagesa do të bëhej…

Read More

Rusia po përballet me mungesë të karburanteve, ndërsa sulmet e intensifikuara ukrainase ndaj rafinerive dhe infrastrukturës logjistike ruse po ndikojnë jo vetëm në furnizimin e tregut të brendshëm, por edhe në vendet e Azisë Qendrore që varen nga importet ruse.Sipas një dokumenti të publikuar në një nga vendet aleate të koalicionit që e mbështesin Ukrainën të datës 11 gusht 2026, situata nxjerr në pah vështirësitë e Rusisë për të mbrojtur infrastrukturën e saj kritike dhe për të përmbushur angazhimet energjetike ndaj vendeve të Azisë Qendrore.Sulmet ndaj rafinerive ruse u intensifikuan gjatë vitit 2026Pavarësisht burimeve të konsiderueshme që Rusia po angazhon…

Read More

Eric Trump ka reaguar ashpër ndaj raportimeve të fundit për Natalie Harp, një nga ndihmëset më të afërta të presidentit Donald Trump.Djali i presidentit e mbrojti publikisht Harp pas një kronike televizive që ngriti pikëpyetje mbi marrëdhënien e saj jashtëzakonisht të afërt me Trumpin. Eric e cilësoi atë si një “person të jashtëzakonshëm”, duke theksuar se ajo është një e mbijetuar e kancerit dhe një nga punonjëset më të përkushtuara në Shtëpinë e Bardhë.Ai tha se Harp është plotësisht e përkushtuar ndaj presidentit dhe detyrës së saj, ndërsa kritikoi ashpër CNN për mënyrën se si e ka trajtuar historinë.Reagimi i…

Read More