Author: korrektpress

Manchester City ka bërë një lëvizje të parë në drejtim të Adam Wharton, duke kontaktuar Crystal Palace për të mësuar mundësinë e transferimit të mesfushorit anglez. Megjithatë, sipas gazetarit të njohur David Ornstein, përgjigjja e klubit londinez ka qenë e qartë: Wharton nuk është në shitje gjatë kësaj vere.22-vjeçari konsiderohet një prej profileve që Manchester City po monitoron në kuadër të rindërtimit të repartit të mesfushës. Kampionët anglezë po kërkojnë të freskojnë këtë sektor pas largimeve të Rodrit, Bernardo Silvas dhe Tijjani Reijnders, duke e parë Wharton si një opsion me potencial të madh për të ardhmen.City ka bërë një…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur edhe sot se i ka dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, duke kërkuar që Aleanca të mos lejojë hapjen e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë.Vuçiq tha se nga KFOR-i ka kërkuar gjithashtu që të ndërhyjë për të ndalur atë që ai e quajti “terror ndaj serbëve”, si dhe arrestimet, dëbimet dhe rrënimin e shtëpive.“Sapo i dërgova një letër Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe kërkova që KFOR-i, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të ndalojë terrorin ndaj serbëve, përndjekjen…

Read More

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar atë që e cilësoi si “operacionin më shkatërrues ekonomik” kundër Iranit, duke rritur presionin ndaj Teheranit në një kohë kur bisedimet për t’i dhënë fund konfliktit mes dy vendeve kanë ngecur.Trump tha se Irani ka “dështuar ta shfrytëzojë” mundësinë për të arritur një marrëveshje dhe paralajmëroi se vendi do të përballet me “luftë ekonomike dhe izolim në një shkallë të paparë”.Ai paralajmëroi gjithashtu vendet e tjera se do të përballen me pasoja të rënda nëse institucionet e tyre financiare, bizneset, aeroportet apo autoritetet shtetërore i ofrojnë ndihmë Iranit.Administrata Trump ka zhvilluar prej kohësh…

Read More

Një grua shtatzënë është paraqitur në Urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës për të marrë ndihmën e parë mjekësore, si struktura më e afërt spitalore, ku më pas ka kryer edhe lindjen, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale këtë të enjte.Sipas raportimeve, pas kësaj situate, stafi mjekësor i SUT ka njoftuar dhe është koordinuar me ekipin mjekësor të Maternitetit “Koço Gliozheni”, ndërkohë që ka ndihmuar në ofrimin e menjëhershëm të kujdesit të nevojshëm për nënën dhe përgatitjen për lindjen.Falë ndërhyrjes në kohë, koordinimit ndërinstitucional dhe bashkëpunimit të ekipeve mjekësore, nëna dhe i porsalinduri gëzojnë shëndet të plotë.Edhe pse…

Read More

Nëse jeni në kërkim të një banese funksionale, mirë të organizuar dhe në një nga lokacionet më aktive të qytetit, kjo pronë te Qafa ofron kushte të favorshme për një jetë komode në qendër të Prishtinës.Banesa ndodhet në rrugën “Perandori Dioklecian”, afër Credins Bank Kosova, dhe ka sipërfaqe prej 88.11m². Prona ka orientim nga të gjitha anët, duke siguruar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës në hapësirat e brendshme.Banesa ofron një organizim funksional me qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, banjo, tualet, depo dhe ballkon, duke krijuar një hapësirë të përshtatshme si për çifte ashtu edhe për familje të vogla.Prona ka…

Read More

Borussia Dortmund ka rikthyer interesimin për sulmuesin Fisnik Asllani dhe po konsideron të dërgojë një ofertë huazimi drejt Hoffenheimit me obligim blerje.Gazeta e famshme gjermane “Bild” raporton se ylli i Kosovës është rikthyer prapë në ‘radarin’ e “Verdhëzinjve”, që po e shohin atë si pasuesi adekuat i Serhou Guirassyt.Skenari më i mundur është tani huazimi, diçka që ka tentuar të bënte edhe Leipzigu. Asllani në anën tjetër është i gatshëm për të gjitha lëvizjet e mundshme dhe assesi s’do ta refuzonte Dortmundin.“Një skenar i mundshëm, Dortmundi mund ta huazojë Asllanin me obligim blerje. Në këtë situatë, pagesa do të bëhej…

Read More

Kuvendi Komunal i Istogut ka miratuar raportin e Komisionit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri, ndërsa bujku Nazmi Blakaj ka kërkuar që ky vendim të pasohet me kompensim konkret nga Qeveria e Kosovës, raporton Telegrafi.Blakaj, përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar Komisionin dhe anëtarët e Kuvendit Komunal për angazhimin në vlerësimin e dëmeve.“Një falënderim i veçantë për Komisionin dhe për të gjithë anëtarët e Asamblesë Komunale për punën, angazhimin dhe mbështetjen ndaj fermerëve”, ka shkruar Blakaj.Megjithatë, ai ka thënë se tani përgjegjësia për kompensimin e dëmeve mbetet te Qeveria e Kosovës.“Tash topi mbetet te Qeveria e Kosovës…

Read More

Kamerat inteligjente të Qendrës për Menaxhim me Kriza kanë detektuar në kohë një zjarr në territorin e fshatit Nikushtak, në Komunën e Likovës, njoftojnë nga QMK.Pas alarmit, janë njoftuar menjëherë Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Kumanovë dhe “Pyjet Kombëtare” – Kumanovë, për ndërhyrje në terren. Nga QMK thonë se sistemi mundëson monitorimin e zjarrit në kohë reale dhe ndihmon në koordinimin e resurseve, si dhe në përcaktimin e drejtimit të përhapjes së zjarrit deri në lokalizimin dhe shuarjen e tij.“Përmes sistemit për detektimin e hershëm të zjarreve pyjore me kamera inteligjente, të instaluar në Qendrën për Menaxhim me Kriza, në…

Read More

Disa njerëz thjesht e dinë kur të heshtin. Ata nuk zbulojnë informacionin konfidencial të të tjerëve, nuk kërkojnë vëmendje duke ritreguar historitë e të tjerëve dhe e dinë sa e rëndësishme është të ruhet besimi. Sipas karakteristikave astrologjike, këto tre shenja dallohen veçanërisht nga diskrecioni.AkrepiAkrepët njihen për faktin se nuk i zbulojnë lehtë mendimet dhe ndjenjat e tyre, kështu që i marrin sekretet e të tjerëve po aq seriozisht. Kur dikush u rrëfen diçka, informacioni zakonisht mbetet me ta. Ata e vlerësojnë besimin dhe nuk u pëlqen kur çështjet private bëhen temë bisede me të tjerët.BricjapiBricjapët janë përgjegjës, seriozë dhe…

Read More

Frenkie de Jong mund të largohet nga Barcelona në ditët e fundit të afatit kalimtar, pasi situata e mesfushorit holandez në klub është bërë gjithnjë e më e komplikuar.Sipas “Diario Sport”, De Jong mund të marrë një ofertë konkrete për transferim në fazën e fundit të merkatos, ndërsa Juventusi është një prej klubeve që po monitoron situatën e tij.Ardhja e Rodrit nga Manchester City ka ndryshuar ndjeshëm hierarkinë në mesfushën e Barcelonës. Me spanjollin që pritet të ketë një rol të rëndësishëm, De Jong mund të përballet me konkurrencë të madhe për një vend titullari.29-vjeçari aktualisht po rikuperohet nga një…

Read More