Author: korrektpress

Tensionet e nxehta midis Tajlandës dhe Kamboxhias kanë shpërthyer përsëri përgjatë kufirit të tyre të përbashkët, duke prishur një armëpushim të brishtë të mbështetur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.Të paktën tre ushtarë tajlandezë dhe shtatë civilë kamboxhianë janë vrarë që nga e hëna, me vendet që akuzojnë njëri-tjetrin për fillimin e dhunës.Përplasjet, të cilat kanë parë gjithashtu Tajlandën të nisë sulme ajrore përgjatë kufirit, janë më seriozet që nga armëpushimi i arritur në korrik, transmeton Telegrafi.Për çfarë bëhet fjalë në mosmarrëveshjen kufitare?Kjo nuk është një mosmarrëveshje e kohëve të fundit. Debati midis Tajlandës dhe Kamboxhias daton më shumë se…

Read More

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe paralajmëron peticion online kundër migrantëve në Maqedoni. Filipçe tërhoqi vërejtjen edhe për përvojat e Evropës, ndërsa siç thotë, statistikat evropiane tregojnë se me politika të gabuara të integrimit të refugjatëve, ndodhin probleme të mëdha në shtetet dhe shoqëritë ku ata vendosen. Ai nënvizoi se çmimi i këtyre politikave do të ishte i lartë dhe u bëri thirrje qytetarëve të kyçen për ruajtjen e sigurisë së vendit.“A është ky çmimi që duhet të paguhet për të marrë një kredi prej 6 miliardë eurosh, që do t’i paguajnë shumë gjenerata të ardhshme, për dekadat e ardhshme, që…

Read More

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka konfirmuar publikisht se situata e krijuar me yllin egjiptian Mohamed Salah është tejet e tensionuar, duke e cilësuar “larg së qenit ideale” për klubin, skuadrën dhe vetë lojtarin.Konflikti shpërtheu pas barazimit me Leeds, kur Salah akuzoi klubin se ishte “hedhur nën autobus”, një deklaratë që ka shkaktuar tronditje brenda kampit të kuq. Pas kësaj deklarate të bujshme, Liverpooli ka marrë masë të menjëhershme disiplinore duke përjashtuar Salahin nga skuadra për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Interit. Slot konfirmoi se vendimi lidhet drejtpërdrejt me komentet e futbollistit.“Situata me Salah është shumë larg së qenit…

Read More

Gjykata e Shkallës së Parë ka dënuar me 16 vite burg, Mario Përlleshaj për vrasjen e Martin Canit.Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se Mario Perlleshaj është dënuar me 12 vite për vrasjen e Martinit dhe 10 vite për tentativën e vrasjes së Luisit, por në bashkim të dënimeve përfundimisht u dënua me 16 vite heqje lirie. Përlleshaj, u shpall fajtor për vrasje në rrethana të tjera cilësuese ndaj Martin Canit, si dhe fajtor për vrasje në rrethana të tjera cilësuese mbetur në tentativë ndaj Luis Meçes.Në seancë morën pjesë vetëm babai i të ndjerit Martin Cani dhe Luis…

Read More

Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë të ditur se javën e kaluar, kontraktorët e kompanive amerikane në fushën e mbrojtjes trajnuan ushtrinë shqiptare për të përdorur teknologjinë kundër sistemeve fluturuese pa pilotë.Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook thuhet se këto armë të avancuara amerikane për dronë forcojnë kapacitetet mbrojtëse të Shqipërisë dhe mbështesin misionin e NATO-s për të ruajtur sigurinë kolektive.“Dronët nuk janë problem për Aleatët e NATO-s! Javën e kaluar, kontraktorët e kompanive amerikane në fushën e mbrojtjes trajnuan ushtrinë shqiptare për të përdorur teknologjinë kundër sistemeve fluturuese pa pilotë, e ofruar përmes Programit të Partneritetit Shtetëror…

Read More

Komuna e Rahovecit ka përuruar objektin e renovuar të Shoqatës së Pavarur të Gruas “Hareja”, një investim që synon përmirësimin e kushteve për fëmijët dhe komunitetin. Projekti, i cili ka përfshirë renovimin e plotë të hapësirave të brendshme dhe të jashtme, si dhe rregullimin e oborrit, krijon kushte bashkëkohore, të sigurta dhe funksionale për zhvillimin e aktiviteteve ditore.Sipas njoftimit, hapësirat e reja janë përshtatur posaçërisht për fëmijët, përfshirë ata me nevoja të veçanta, duke ofruar ambiente të rehatshme për edukim, terapi dhe programe të ndryshme zhvillimore.Shoqata “Hareja”, e cila prej vitesh luan rol kyç në fuqizimin e grave, mbështetjen e…

Read More

Manchester City vazhdon të shfaqë interes afatgjatë për mesfushorin ofensiv të Monacos, Maghnes Akliouche, pavarësisht transferimit të Rayan Cherki nga Lyoni gjatë verës së kaluar, raporton L’Equipe.23-vjeçari, tashmë me 5 paraqitje dhe 1 gol me Kombëtaren e Francës, ishte objektiv i disa klubeve të mëdha, mes tyre City, Tottenham, Bayer Leverkusen dhe PSG, por qëndroi në Monaco pasi klubi vendosi një kërkesë prej 70 milionë eurosh, duke i detyruar klubet e interesuara të heqin dorë. Edhe pse Akliouche ka kaluar një periudhë forme jo të qëndrueshme këtë sezon, ai ka regjistruar 3 gola dhe 4 asistime në 19 ndeshje në…

Read More

Komuna e Podujevës ka njoftuar se të mërkurën, më 10 dhjetor, në ora 18:00, në Teatrin “Avdush Hasani” do të shfaqet premiera e shfaqjes për fëmijë “Lepuri nga Poli i Veriut”.Shfaqja, e cila sjell një rrëfim magjik për miqësinë, solidaritetin dhe mirëkuptimin, përcjell mesazhin se dallimet nuk janë pengesë, por pasuri që na bën unikë dhe të vlefshëm.Krijuese e tekstit është Ulpianë Maloku, ndërsa regjinë e mban Armend Zeqiri. Në role paraqiten aktorët Muhamet Zeka, Besart Zeneli, Sindi Çitaku dhe Gani Morina. Ekipi realizues përfshin edhe Xheraldina Krasniqin si asistente regjie, Adelinë Mziun në kostumografi, Artan Hasanin në skenografi, si…

Read More

Koncerti madhështor i Dafina Zeqirit që do të mbahet më 25 dhe 26 dhjetor në Prishtinë ka hyrë tashmë në fazën e përgatitjeve intensive, dhe këtë e ka zbuluar vetë bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji. Ai ka publikuar në InstaStory një video të Dafinës teksa po ushtron vokalet para performancës së shumëpritur.Në videon që ai ndau me ndjekësit, Dafina dëgjohet duke kënduar një nga këngët e saj më të vjetra, duke krijuar menjëherë nostalgji tek fansat. Dafina Zeqiri/InstaStoryKreshniku shoqëroi postimin me një mbishkrim që mori vëmendjen e të gjithëve: “Dafina po rikthen hitet e saj të vjetra për të dyja…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot. Gjatë takimit, ambasadori francez njoftoi se letrën e Hamzës për heqjen e të gjitha sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës e kishte përcjellë tek kabineti i Presidentit Macron.“Populli i Kosovës e meriton mbështetjen, pavarësisht se kush është në qeveri,” tha Hamza, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare.Ai shtoi se bisedimet ishin të fokusuar edhe te rikthimi i normalitetit dhe stabilitetit në vend. “Si kryeministër i ardhshëm, fokusi im do të jetë rikthimi te temat e bashkëpunimit ekonomik dhe diplomatik me…

Read More