- Trendafilov: Asnjë funksionar nuk vlen dhjetë herë më shumë se një punëtor
- Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë, gjithë jetën do ishim bashkë
- Dialogu Kosovë–Serbi në epokën e dezinformimit është kthyer edhe në fushëbetejë propagande
- Arta Bajralija emërohet nënkryetare e Komunës së Kamenicës
- Ymeri nga LDK-ja: Kosova gjatë vitit 2025 importoi rrymë nga Serbia mbi 3.2 milionë euro
- Gazeta nën pronësi të Ronaldos publikoi një ekskluzivitet, portugezi drejt largimit nga Arabia Saudite
- SpaceX e Elon Musk blen xAI të Elon Musk – me plane për të ndërtuar qendra të të dhënave në hapësirë
- Labi ‘shpërthen’ për akuzat se ka fëmijë me një serbe: Marre ju qoftë
Author: korrektpress
Mjegulla e dendur ka filluar të shfaqet që nga orët e para të ditës në shumë zona të vendit, veçanërisht në pjesët me lartësi të ulët, duke krijuar vështirësi në qarkullim dhe ulur dukshmërinë. Për këtë arsye, Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.Sipas policisë, kushtet e krijuara nga mjegulla mund të paraqesin rrezik serioz gjatë vozitjes, prandaj vozitësit duhet të jenë të vëmendshëm dhe të përshtatin mënyrën e ngasjes me gjendjen e rrugës.Përdorni dritat e shkurtra gjatë gjithë kohës;Aktivizoni dritat e mjegullës, nëse automjeti i posedon;Shmangni përdorimin e dritave të…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ndaj thirrjeve të presidentit amerikan, Donald Trump për të zhvilluar zgjedhjet presidenciale në Ukrainë.Në një intervistë për revistën politico, lideri amerikan kritikoi qeverinë ukrainase, duke thënë se ajo po “përdor luftën për të shmangur zgjedhjet” dhe theksoi se ishte “e rëndësishme” që vendi të shkonte në votime.Duke folur për mediat italiane gjatë një takimi në Romë me kryeministren Giorgia Meloni, Zelensky deklaroi qartë se “gjithmonë jam gati për zgjedhje”, raporton skynews.Ndryshe, qeveria ukrainase nuk ka zhvilluar zgjedhje kombëtare që nga fillimi i luftës me Rusinë më 24 shkurt 2022, pasi ligji ushtarak ndalon…
Fotografi i Telegrafit, Korab Basha, është shpallur fitues i konkursit fotografik “Faji i Korrupsionit”, organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI). Ky konkurs synon të sjellë në pah fuqinë e fotografisë si mjet për të adresuar dhe denoncuar dukuritë negative në shoqëri, veçanërisht korrupsionin dhe ndikimin e tij në jetën e qytetarëve. Foto: Korab BashaFotografia e Bashës ka tërhequr vëmendjen e jurisë falë qasjes kreative, profesionalizmit dhe aftësisë për të transmetuar mesazhin e fortë shoqëror përmes objektivit të kamerës.Korab Basha, një fotograf me përvojë shumëvjeçare, prej vitesh njihet për qasjen e tij profesionale dhe për kontributin e vazhdueshëm në dokumentimin…
Në ditët e fundit te Barcelona, polemikat për taktikat, rotacionet apo kundërshtarët e radhës janë zbehur plotësisht. Vëmendja është përqendruar thuajse e tëra te gjendja mendore dhe emocionale e Ronald Araujos. Uruguaiani, një nga liderët më të fortë të dhomës së zhveshjes dhe kapiteni i skuadrës, po kalon një periudhë tepër delikate në karrierën e tij.Përjashtimi i tij në ndeshjen kundër Chelseat dhe humbja e rëndë 3-0 shënuan një pikë kthese. Që nga ajo natë, Araujo është distancuar nga fusha, jo për shkak të një lëndimi, por për shkak të nevojës urgjente për t’u rikuperuar psikologjikisht nga presioni i akumuluar…
Një grup prej 22 organizatash të shoqërisë civile kanë reaguar për, siç e vlerësojnë ato, sulmet dhe denigrimin e vazhdueshëm ndaj gjyqësorit në vend. Reagimi vjen pas një postimi të 9 nëntorit të përfaqësuesit të Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Alban Krasniqi, ku ai ka përdorur gjuhë nënçmuese ndaj gjyqtarëve dhe Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).Organizatat vlerësojnë se deklarime të tilla minojnë kredibilitetin e sistemit të drejtësisë dhe nxisin diskurs publik armiqësor ndaj gjyqtarëve. Ato i kërkojnë kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të ndërpresë menjëherë sulmet ndaj institucioneve të pavarura, përfshirë gjyqësorin, mediat dhe organizatat…
Alban Skënderaj dhuroi një spektakël të jashtëzakonshëm për katër net radhazi në kuadër të turneut të tij “Motiv” në Prishtinë.Koncerti “Motiv”, i cili nisi në Tiranë në vitin 2024, është mbajtur gjithashtu në Milano të Italisë dhe do të vazhdojë edhe në vitin 2026 në Londër dhe Athinë.Fillimisht ishte paraparë të mbahej vetëm një natë në Prishtinë, por për shkak të kërkesës së jashtëzakonshme të publikut në Kosovë, koncerti u zgjat në katër net radhazi. View this post on Instagram A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj)Pas kësaj maratone katërditore, artisti ka bërë të ditur se rreth 20 mijë persona…
Qeveria sot miratoi propozimin për shkarkimin e Prokurorit Publik të Shtetit, Ljupço Kocevski, duke vazhduar kështu procedurën, e cila ishte pezulluar gjatë periudhës zgjedhore, në përputhje me procedurat ligjore, prëcjell Telegrafi Maqedoni.Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, tha në një deklaratë për mediat këtë pasdite se me propozimin për shkarkimin e Kocevskit nga detyra, Qeveria po vazhdon procedurën që, në përputhje me kufizimet ligjore, u ndalua përkohësisht gjatë periudhës zgjedhore.”Arsyet për këtë iniciativë janë të njohura publikisht dhe Qeveria i ka shpjeguar ato në mënyrë të përsëritur, të vazhdueshme, transparente dhe në interes të mbrojtjes së integritetit dhe llogaridhënies institucionale. Qëllimi…
Çmimet e energjisë elektrike në Francë ranë përkohësisht në zero – konsumatorët morën energji falas.Më 8 dhjetor, çmimet e energjisë elektrike në tregun “day-ahead” të Francës ranë në zero, që do të thotë se për disa orë energjia ishte praktikisht falas. Kështu raportoi Bloomberg, i cili medium dha edhe disa detaje rreth kësaj ngjarje.Arsyeja ishte një tepricë e rrallë energjie: një dimër jashtëzakonisht i ngrohtë uli ndjeshëm kërkesën për ngrohje, ndërsa erërat e forta rritën prodhimin nga parqet me erë. Në të njëjtën kohë, centralet bërthamore po funksiononin me rreth 85 për qind të kapacitetit, duke shtuar edhe më shumë…
Nga starti i vështirë, te ringritja e fuqishme – Arlind Veliu flet për kthesën e madhe të Malishevës
Malisheva po tregon se është një ekip që nuk dorëzohet lehtë. Pas disa javëve të para jo bindëse, skuadra ka gjetur stabilitet dhe identitet nën drejtimin e Elon Berishës. Një nga lojtarët që e ka ndier më shumë këtë ndryshim është mbrojtësi i majtë, Arlind Veliu, i cili po kontribon me gola dhe paraqitje të shkëlqyera. Në një intervistë për Telegrafin, Veliu flet për formën e tij personale, rezultatet e deritanishme të Malishevës dhe objektivat që ka me klubin këtë sezon.Pas 16 ndeshjeve të zhvilluara deri më tani, Malisheva renditet e katërta në tabelë me 25 pikë, vetëm katër më…
Dafina Zeqiri ka njoftuar se është ndryshuar lokacioni i koncertit të saj “Supernova”, i cili do të mbahet për dy net rresht, më 25 dhe 26 dhjetor.Sipas këngëtares, koncerti është zhvendosur në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.Fillimisht ngjarja ishte paraparë të mbahej në Sallën “1 Tetori”, por lokacioni është ndryshuar për shkak të zgjedhjeve emergjente që do të zhvillohen më 28 dhjetor. View this post on Instagram A post shared by Dafina Zeqiri Gjergji (@dafina.zeqiri) “Njoftim zyrtar – Ndryshim i lokacionit të koncertit “Supernova”. Të nderuar. Ju njoftojmë se për arsye institucionale dhe të pavarura nga organizimi ynë, Salla 1…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari