KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Qeveria kërkon shkarkimin e kryeprokurorit, Ljubomir Kocevski

Qeveria kërkon shkarkimin e kryeprokurorit, Ljubomir Kocevski

Qeveria sot miratoi propozimin për shkarkimin e Prokurorit Publik të Shtetit, Ljupço Kocevski, duke vazhduar kështu procedurën, e cila ishte pezulluar gjatë periudhës zgjedhore, në përputhje me procedurat ligjore, prëcjell Telegrafi Maqedoni.

Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, tha në një deklaratë për mediat këtë pasdite se me propozimin për shkarkimin e Kocevskit nga detyra, Qeveria po vazhdon procedurën që, në përputhje me kufizimet ligjore, u ndalua përkohësisht gjatë periudhës zgjedhore.

“Arsyet për këtë iniciativë janë të njohura publikisht dhe Qeveria i ka shpjeguar ato në mënyrë të përsëritur, të vazhdueshme, transparente dhe në interes të mbrojtjes së integritetit dhe llogaridhënies institucionale.

Qëllimi ynë mbetet i qartë, forcimi i sundimit të ligjit dhe sigurimi i funksionimit i organeve të zbatimit të ligjit në shërbim të qytetarëve”, tha Miteva.

Propozimi drejtuar Kuvendit për shkarkimin e Kocevskit nga detyra, tha ai, bazohet në nenin 88, paragrafi 1 i Ligjit për Prokurorinë Publike, dhe pas një mendimi të marrë më parë nga Këshilli i Prokurorëve Publikë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.