- Kanceri i fshehur nën flokë: Shenjat që shpesh i vëren floktari, jo ju
- “Project Hail Mary” fiton mbi 13 milionë euro, filmi fantastiko-shkencor dominon kinematë
- Grupi Houthi me ‘front të ri në luftën e Iranit’ – a do ta bllokojë grupi jemenas, ngushticën Bab al-Mandeb?
- Javë me reshje shiu në Kosovë
- Rama pezullon inspektorët pas rrëshqitjes së dheut në Prishtinë: Prokuroria të nis hetimet
- Të jetosh me një partner me ankth: Gjërat që nuk thuhen, por ndihen çdo ditë
- Posedim dhe shitje e narkotikëve – arrestohen dy të dyshuar në Mitrovicë
- Kosova përballë Turqisë për historinë, në lojë edhe miliona euro
Author: korrektpress
Sekretarit të Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, ka folur për NBC News mbi situatën në Irani e në veçanti në Ngushticën e Hormuzit.“Ka pasur një fushatë – duke përdorur asete ushtarake – për të zbutur fortifikimet iraniane përgjatë Ngushticës së Hormuzit”, tha Bessent në Meet the Press. “Kjo do të vazhdojë derisa ato të shkatërrohen plotësisht”, shtoi Sekretari i Thesarit, transmeton Telegrafi. Ministri i Jashtëm iranian: Hormuzi nuk është i mbyllur, nuk do të lëkundemi nga kërcënimet e reja Bessent kundërshtoi mbulimin mediatik të luftës, duke thënë se amerikanët nuk kanë “kornizim të mirë” për atë që po bëjnë zyrtarët…
Vinicius Junior ka reaguar pas fitores së madhe të Real Madrid në derbin ndaj Atletico Madrid (3-2), duke theksuar dominimin e skuadrës së tij gjatë ndeshjes.Braziliani shkëlqeu me dy gola në këtë ndeshje, ku njëri prej tyre ishte spektakolar, që doli të ishte i fitores. “E kontrolluam lojën që nga fillimi. Edhe pse pranuam gol, vazhduam të përmirësohemi dhe të punojmë fort për ndeshje të tilla”. telegrafi.com “Merita i takon të gjithëve – trajnerit, lojtarëve dhe tifozëve. Ky është rezultat i punës që kemi bërë gjatë gjithë javës”, deklaroi Vinicius.Vinicius vuri në pah edhe vazhdimësinë e rezultateve pozitive, sidomos fitoren…
Rritja e përdorimit të kokainës nga të rinjtë në Kosovë po shndërrohet në një shqetësim gjithnjë e më serioz për shëndetin publik. Ekspertët paralajmërojnë se mosha e përdoruesve po bie, ndërsa rastet po shtohen edhe në zonat rurale. Në të njëjtën kohë, mungesa e një qendre të specializuar për rehabilitim po e vështirëson trajtimin afatgjatë të varësisë, duke lënë shumë të rinj pa mbështetjen e nevojshme për rikuperim të plotë.Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, mjekët po përballen me një rritje të rasteve të varësisë nga kokaina, veçanërisht te të rinjtë. Në Klinikën e Psikiatrisë, aktualisht janë të shtrirë tre…
Aktori amerikan, Shia LaBeouf, u filmua gjatë qëndrimit të tij në Romë, ku shkaktoi telashe në publik, duke i bërtitur një gruaje në një restorant.Konkretisht, aktori 39-vjeçar u pa në fillim të kësaj jave gjatë një udhëtimi në Romë, ku mori pjesë në pagëzimin e babait të tij Jeffrey LaBeouf.Në pamjet e publikuara nga mediat, aktori mbante veshur një bluzë të zezë dhe pantallona blu ndërsa pinte një pije në kopshtin e një restoranti. Shia LaBeouf skriker til en tilsynelatende random dame i Roma – og skriker litt for seg selv.Han har mye på hjertet: – Jeg vet hva Bibelen…
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, e kaloi pjesën më të madhe të së dielës në telefon – por me sa duket nuk pati shumë për të treguar.Kallas foli me Ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, si dhe me homologët e saj në Turqi, Katar dhe Korenë e Jugut, në atë që Brukseli e përshkroi si pjesë të përpjekjeve të tij të vazhdueshme për të gjetur mundësi diplomatike në krizë, transmeton Telegrafi.Telefonatat mbuluan luftën, sulmet ndaj infrastrukturës energjetike dhe presionin në rritje për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, një përparësi që Kallas e kishte ngritur tashmë me…
Qendrat e votimit në të gjithë Italinë u hapën të dielën për një referendum dy-ditor mbi reformën gjyqësore, e cila do të ndante rrugët e karrierës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, një reformë që ka mprehur përçarjet politike dhe ka bashkuar opozitën e qendrës së majtë.Në orën 12:00 të mesditës, sipas portalit Eligendo të Ministrisë së Brendshme, pjesëmarrja në votim arriti në 14.88% të votuesve të kualifikuar. Kjo shifër është dyfishi i pjesëmarrjes së regjistruar në orën 12:00 të mesditës për referendumin e shtetësisë të vitit 2025 dhe është gjithashtu më e larta për çdo referendum në 23 vitet e fundit,…
Në kuadër të javës së 29-të në La Liga, Real Madrid ka marrë një fitore të madhe dhe dramatike në derbi, me rezultat 3-2 ndaj Atletico Madrid, duke mbetur në garë të fortë për titullin.Ndeshja nisi me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, ndërsa mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 33-të me golin e Ademola Lookman, që finalizoi saktë një aksion të shpejtë (0-1). “Los Blancos” patën disa raste të mira në pjesën e parë, por portieri Juan Musso reagoi mirë për ta mbajtur avantazhin e Atleticos deri në pushim. Në pjesën e dytë, Real Madridi…
Viti 2025 u mbyll me një shifër rekord të turistëve të huaj që erdhën në vendin tonë me plot 12.5 milionë. Por ajo që mund të lexohet mes shifrave është se ka një rënie të rimit të rritjes së turistëve të huaj në vendin tonë, duke evidentuar paqëndrueshmërinë si një rrezik për sektorin.Por këtë vit si nga institucionet ashtu dhe operatorët turistikë parashikimet për këtë sezon janë të rezervuara. Ministri i turizmit Blendi Gonxhja, në një intervistë për emisionin “E-ZONE” në Vizion Plus, tha se sezoni i dimrit nuk ishte në më të mirën e tij.“Ne patëm një nisje në…
Justin Bieber shpesh nuk afrohet nga fansat kur shfaqet në publik dhe kjo lidhet me mënyrën se si ai ka vendosur kufij në raport me publikun vitet e fundit.Së fundmi, ai pa në Universal Studios Hollywood në Kaliforni, ku fansat e njohën, por shumica zgjodhën ta respektojnë dhe të mos i afrohen.Video të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë se ai lëvizte normalisht, ndërsa njerëzit vetëm e shikonin nga distanca. Foto: InstagramKjo nxiti debat: disa e vlerësuan respektin për privatësinë e tij, ndërsa të tjerë u çuditën pse nuk pati më shumë ndërveprim.Arsyeja kryesore lidhet me faktin që që nga viti…
Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë është në fund të mandatit të tij 5 vjeçar. Por ftohja e raporteve mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryemistrit Albin Kurti, ka vënë në pikëpyetje hapat tutje, nëse Petrit Ajeti do të vazhdojë detyrën e tij ose nëse do të ketë një emër të ri në vend të Ajetit. Përderisa presidenca e kryeministria nuk kanë dashur të flasin për këtë temë, kryetari i komisionit për mbikqyrjen e AKI-së dhe ekspertë të çështjeve të sigurisë, situatën e konsiderojnë si shqetësuese.Petrit Ajeti, në krye të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, u emërua më 15 prill…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari