Author: korrektpress

Policia e Kosovës ka njoftuar për kapjen e një sasie të konsiderueshme të armatimit në veri të vendit, gjatë disa operacioneve të zhvilluara nga njësitet policore.Sipas pamjeve të publikuara para një konference të jashtëzakonshme për media, gjatë operacioneve janë sekuestruar armë, municion dhe uniforma.

Read More

Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp tha se partia e tij do ta dorëzojë sërish në Kuvend propozim-ligjin për rritjen e pagës minimale në 600 euro.Filipçe tha se propozimi do të dorëzohet në fillim të shtatorit, pas rifillimit të punës së Kuvendit, duke vlerësuar se niveli aktual i pagës minimale nuk është i mjaftueshëm për mbulimin e shpenzimeve bazë të jetesës.„Qytetarët nuk mund të mashtrohen. Shifrat që i thotë kryeministri, dukshëm nga një botë në të cilën jeton vetëm ai dhe grupi i tij i vogël, qytetarët nuk i ndjejnë. Ata shohin portofolat bosh dhe frigoriferët…

Read More

Post Malone dhe partnerja e tij, Christy Lee, janë fejuar. Këngëtari i njohur amerikan i ka propozuar të dashurës së tij me një unazë të madhe diamanti, ndërsa lajmi u bë publik nga shoqja e saj, Marina Hollyer, përmes Instagramit.Hollyer publikoi fotografi ku çifti shihet duke u përqafuar, teksa Christy Lee tregon unazën e fejesës. Foto: Instagram“Shoqja ime më e mirë në botë sapo u fejua”, shkroi Hollyer në postimin e saj. Në fotografi të tjera, Lee pozon me miqtë dhe tregon me krenari unazën e re.Post Malone dhe Christy Lee nisën të përfliteshin si çift në mars të vitit…

Read More

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, Gjyqtarja e procedurës paraprake, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë së Shtetit, dhe ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila mund të zgjasë deri më datë 18.09.2026 për të pandehurit: 1. F.S., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Fajdeja, 2. B.S., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Fajdeja (në bashkëkryerje me të pandehuri A.D.,), Sulmi ndaj personit zyrtar, dhe Rrezikimi i trafikut publik 3. A.D., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale…

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump, po shqyrton rikthimin e një modeli ku zyrtarë të ndryshëm të kabinetit do të mbajnë konferencat për shtyp të Shtëpisë së Bardhë, pas largimit të sekretares së shtypit Karoline Leavitt në fund të këtij muaji.Sipas burimeve të CNN, ende nuk ka një vendim përfundimtar se kush do ta zëvendësojë Leavitt. Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se Trump “nuk e di ende kë të zgjedhë” dhe se nuk po tregon urgjencë për këtë çështje.Ndërkohë, disa emra janë përmendur si kandidatë të mundshëm, mes tyre Alina Habba, Scott Jennings, zëvendëssekretarja e shtypit Anna Kelly…

Read More

Dua Lipa dhe bashkëshorti i saj, aktori britanik Callum Turner, kanë vazhduar të jenë në qendër të vëmendjes edhe dy muaj pas martesës, ndërsa së fundmi Turner ka folur hapur për dëshirën e tij për të krijuar familje.Çifti thuhet se u martua në muajin qershor, në një ceremoni private në një ndërtesë të administratës lokale në Londër, përpara se të organizonin një festë madhështore tre-ditore në Palermo të Siçilisë. Më pas, ata ndanë me fansat edhe disa momente nga muaji i tyre i zgjatur i mjaltit.Pavarësisht angazhimeve të shumta profesionale, dyshja ka vijuar të gjejë një ekuilibër mes karrierës dhe…

Read More

Chelsea ka deri në 12 lojtarë që po stërviten veçmas nga grupi i parë, ndërsa Xabi Alonso po synon të largojë disa prej lojtarëve që nuk bëjnë pjesë në planet e tij, përpara mbylljes së afatit kalimtar më 1 shtator.“Blutë” do ta mbyllin javën e parë të Ligës Premier me përballjen ndaj Fulhamit të hënën në mbrëmje, me synimin për ta nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme.Alonso dëshiron një start të fuqishëm në aventurën e tij si trajner i Chelseat, pasi gjatë kësaj vere klubi ka realizuar nëntë transferime për ekipin e parë. Mes tyre spikat afrimi…

Read More

Futbolli, basketbolli dhe Formula 1 të gjitha në një vend, gjatë gjithë sezonit sportiv.Sezoni i ri sportiv sjell rikthimin e ngjarjeve që mbledhin miliona sportdashës para ekraneve në mbarë botën. Me transmetime të drejtpërdrejta të ligave dhe garave më të mëdha, IPKO u mundëson klientëve të ndjekin çdo ndeshje, çdo garë dhe çdo moment që nuk duhet humbur.Për adhuruesit e futbollit, IPKO sjell ligat dhe garat më të mëdha në botë, nga UEFA Champions League, Premier League dhe La Liga, deri te Ligue 1, Serie A dhe Superliga e Kosovës. Çdo ndeshje, çdo gol dhe çdo moment vendimtar vijnë drejtpërdrejt…

Read More

Marrëdhëniet midis partnerëve shpesh prishen jo për shkak të një problemi të madh, por për shkak të një sërë modelesh që përsëriten me kalimin e kohës. Një psikolog që shkruan për përvojat e tij për YourTango veçoi tre sjellje që, sipas përvojës së tij, mund t’i ndihmojnë çiftet të përmirësojnë komunikimin dhe të ruajnë një ndjenjë afërsie.Së pari ofroni mbështetje, pastaj kërkoni një zgjidhjeNjë nga problemet e zakonshme në marrëdhënie është kur një partner i përgjigjet menjëherë shqetësimeve të dikujt tjetër me këshilla dhe përpiqet ta zgjidhë problemin. Edhe pse qëllimi zakonisht është i mirë, personi që flet për atë…

Read More

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin për shkyçjen e konsumatorëve që nuk kanë përmbushur obligimet për pagesën e faturave të ujit.Sipas njoftimit të kompanisë, ekipet e Inspektoratit, me asistencën e Policisë së Kosovës, kanë zhvilluar aksion gjatë ditës së sotme në kuadër të Njësisë së Suharekës, konkretisht në fshatin Mushtisht.“KRU ‘Hidroregjioni Jugor’ po vazhdon aksionin për shkyçjen e konsumatorëve që nuk kanë përmbushur obligimet e tyre për pagesën e faturave të ujit”, thuhet në njoftim.Kompania ka bërë të ditur se aksioni synon rritjen e përgjegjësisë së konsumatorëve dhe respektimin e obligimeve për pagesën e shërbimeve të ujësjellësit.“Ky aksion është pjesë…

Read More