Author: korrektpress

Kremlini u përpoq në heshtje të fshinte pamjet e presidentit rus Vladimir Putin duke u kollitur, dhe duke u përpjekur të merrte frymë në mes të fjalimit – ndërsa thashethemet për problemet e tij shëndetësore shtohen.Putin, 73 vjeç, u kap në kamera duke folur vazhdimisht dhe duke u përpjekur të pastronte fytin ndërsa po filmonte një fjalim të regjistruar paraprakisht për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas gjatë fundjavës.Në videon e pamontuar, Putin mund të shihej duke pushuar në mes të fjalisë dhe duke kollitur vazhdimisht ndërsa i bënte gjeste dikujt jashtë kuadrit, transmeton Telegrafi.”E dini, më lejoni ta them…

Read More

Mes personave që ndodheshin në autobusin postar që u përfshi nga flakët në Kerzers në kantonin Fribourg ishte edhe një shqiptar nga Kosova, i cili arriti të shpëtojë nga tragjedia ku humbën jetën gjashtë persona dhe pesë të tjerë mbetën të plagosur, transmeton albinfo.ch.Sipas raportimit të mediumit zviceran 20 Minuten, bëhet fjalë për Faton Berisha, i cili pësoi djegie në trup dhe dëmtime nga thithja e tymit, por arriti të dalë me vështirësi nga autobusi i përfshirë nga flakët.Kushëriri i tij, Arbi Berisha, ka treguar se kishte mbërritur në vendin e ngjarjes vetëm pak minuta pasi shpërtheu zjarri.“Fatoni më telefonoi…

Read More

Dy yje të Bayern Munichut thuhet se janë ndëshkuar qëllimisht me kartonë të verdhë gjatë fitores së thellë ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, për të munguar në ndeshjen kthyese relativisht të parëndësishme dhe për të qenë të ‘pastër’ nga ndeshjet çerekfinale. Por, rrezikojnë të dënohen rëndë nga UEFA nëse qëllimi i tyre konfirmohet.Gjatë performancës së tij të shkëlqyer në fushë kundër Atalantas të martën mbrëma në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-tës së fituar me rezultat 6-1, Michael Olise, arriti me zgjuarsi të merrte një karton të verdhë dhe të humbiste ndeshjen relativisht të parëndësishme të kthimit javën…

Read More

Kompania rajonale e mbeturinave KRM Pastrimi ka reaguar pas shpërndarjes së rrobave dhe mbeturinave pranë kontejnerëve në lagjen Dardania në Prishtina, duke e cilësuar këtë veprim si të papranueshëm.Në reagimin e publikuar, kompania ka kritikuar mënyrën se si janë hedhur rrobat dhe mbeturinat rreth kontejnerëve, duke theksuar se veprime të tilla dëmtojnë pastërtinë dhe imazhin e lagjes.“Rroba, rroba, të gjitha të shpërndara prapa e rreth kontejnerëve në lagjen ‘Dardania’. Pse ore zotërinj/zonja nuk i keni vendosë në qese të zeza, por i keni hedhë kështu?”, thuhet në reagim.Më tej, nga KRM Pastrimi është theksuar se pamje të tilla në mes…

Read More

Është anuluar tenderi për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano të Durrësit, për shkak se nuk është paraqitur ofertë nga subjekti.Burime portuale bëjnë me dije për Euronews Albania se tenderi u anulua pasi ‘bashkimi i operatorëve’ që pritej të sillte ofertën e vet ekonomike nuk e ka paraqitur atë, ndonëse kishte kërkuar vetë shtyrje të afatit për të paraqitur një ofertë sa më të plotë.Tenderi për këtë projekt është 393 milionë euro pa TVSH ka dështuar disa herë, dhe në garën e hapur në dhjetor të 2024-së, u paraqitën 5 konsorciume dhe vetëm një prej tyre kaloi në…

Read More

Ish-sulmuesi i Italisë Antonio Cassano ka ngjallur sërish polemika me një analizë të ashpër për gjendjen e futbollit italian. Në një intervistë për Il Corriere della Sera, ai kritikoi trajnerët Massimiliano Allegri dhe Cristian Chivu, duke pretenduar se qasja e tyre është e vjetëruar dhe se futbollit italian i mungojnë ritmi dhe cilësia.Cassano komentoi edhe përballjen e madhe mes Milanit dhe Interit, e njohur si Derby della Madonnina.“Derbi ishte i tmerrshëm. Jemi të ngadaltë, na mungon ritmi dhe cilësia. E kam thënë këtë për vite me radhë, edhe nëse ndonjëherë në mënyrë të ashpër. Kjo ndodh vetëm në Itali, ku…

Read More

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot vizitoi Klinikën e Nefrologjisë me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Veshkave, e cila këtë vit shënohet nën moton: “Veshka të shëndetshme për të gjithë – kujdesemi për pacientët dhe mbrojmë planetin”.Sëmundja kronike e veshkave paraqet një sfidë serioze globale shëndetësore, ndërsa shkaqet më të shpeshta të dëmtimit të veshkave janë diabeti dhe presioni i lartë i gjakut.“Ministria e Shëndetësisë jep mbështetje të fuqishme për dhurimin e organeve dhe vazhdimisht punojmë për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e këtij akti të lartë human. Me këtë rast, në bashkëpunim me sektorin civil, deri më…

Read More

E fejuara e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, thuhet se është larguar nga Riad së bashku me fëmijët dhe ka udhëtuar drejt Madrid, pas përshkallëzimit të tensioneve dhe konfliktit në Lindjen e Mesme.Sipas burimeve, ajo është larguar nga kryeqyteti i Arabisë Saudite me avionin e saj privat pas zhvillimeve të fundit në rajon, përfshirë një sulm me dron të lidhur me Iran, që sipas raportimeve kishte në shënjestër ambasadën amerikane në Riad më herët këtë muaj.Ende nuk dihet nëse Georgina dhe fëmijët janë kthyer përfundimisht në Madrid. Foto: Instagram Në rrjetet sociale ajo ka ndarë disa momente nga vizita me fëmijët…

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski, ka folur për Nenad Saveskin, i cili është propozimi i qeverisë për kryeprokuror, ndërsa tha se sot ose nesër pret që në Kuvend të dorëzohet zyrtarisht propozimi.Mickoski tha se personalisht nuk e njeh të njëjtin, por që nga biografia është vlerësuar se mund të jetë kryeprokuror i shkëlqyer.“I analizuam të gjithë kandidatët. I analizuam biografitë e tyre, njëherë edhe përfundimet e Këshillit të Prokurorëve dhe si qeveri, në një debat konstruktiv morëm vendim se Nenad Savevski mund të jetë zgjidhja përkatëse për kryeprokuror të ri. Unë personalisht nuk e njoh Nenad Saveskin, por nga ajo që pash…

Read More

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut pranë Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur se në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të tregut të derivateve të naftës, është duke realizuar mbikëqyrje intensive lidhur me zbatimin e Vendimit për rregullimin e përkohshëm të çmimeve dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit, rritjen e transparencës, mbrojtjen e konkurrencës së ndershme si dhe mënjanimin e çrregullimeve në treg.Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës është duke realizuar analiza…

Read More