Author: korrektpress

Ndryshimet në nishanet e lëkurës nuk duhet të injorohen, pasi në disa raste ato mund të jenë shenjë e problemeve më serioze shëndetësore.Për këtë çështje ka folur dermatologia Rejhane Bislimi-Berisha në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, i përkrahur nga United Hospital, ku theksoi rëndësinë e monitorimit të çdo ndryshimi që ndodh në nishane. Sipas saj, çdo ndryshim i dukshëm në një nishan duhet të merret seriozisht dhe të kontrollohet nga një dermatolog. “Çdo nishan që ndryshon në madhësi, formë apo ngjyrë duhet të vlerësohet nga një specialist”, tha Bislimi-Berisha. Ajo shpjegoi se një nga shenjat që duhet të tërheqë…

Read More

Në distriktin e 14-të zgjedhor në shtetin federal të Georgia mbrëmë u mbajt raundi i parë i zgjedhjeve speciale për të plotësuar vendin që mbeti bosh pasi u largua ish-kongresistja Marjorie Taylor Greene.Kjo e fundit dikur ishte një nga aleatet më të mëdha të presidentit amerikan, Donald Trump, por insistimi i saj për publikimin e plotë të dokumenteve nga hetimet për shkelësin seksual Jeffrey Epstein çoi në një përplasje të madhe mes tyre.Nën presionin e madh të Trumpit, Taylor Greene në fund të vitit të kaluar njoftoi largimin nga Kongresi amerikan, ndërsa në janar të këtij viti e braktisi zyrtarisht…

Read More

Arsenal po e ndjek nga afër mbrojtësin e krahut të Newcastle United, Tino Livramento, ndërsa po shqyrton mundësinë e një oferte të madhe gjatë afatit kalimtar të verës.23-vjeçari, pjesë e kombëtares së kombëtares së Anglisë, ende nuk e ka zgjatur kontratën e tij me klubin aktual, duke i lënë ‘Laraskat’ të ekspozuar pasi kanë mbetur vetëm dy vite nga marrëveshja aktuale.Interesant është fakti se Livramento ka të njëjtin agjent me trajnerin e Arsenalit, Mikel Arteta, një lidhje që mund ta lehtësojë një marrëveshje të mundshme.Newcastle raportohet se e vlerëson mbrojtësin e gjithanshëm rreth rreth 69 milionë euro. Megjithatë, çdo lëvizje…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, dhe zyrtarja e lartë e AKA-së, Fjollë Ajeti, më 9 mars 2026 morën pjesë në takimin e Bordit të Komitetit të Pranimit të Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i mbajtur në Uashington, D.C.Siç bëhet e ditur në njoftim në këtë takim, u shqyrtua aplikacioni i AKA-së në kuadër të procesit të njohjes si autoritet akreditues. Gjatë sesionit publik të takimit, anëtarët e Bordit të CHEA-së shqyrtuan materialet e paraqitura nga AKA dhe parashtruan pyetje lidhur me aplikacionin, funksionimin e…

Read More

Dita Ndërkombëtare e Matematikës është një festë mbarë botërore.Ka kohë që 14 marsi shënohet si Dita e Numrit π (pi) në ShBA. Është zgjedhur pikërisht kjo datë sepse përkon me vlerën e përafërt (3.14) të numrit π, si dhe për shkak se në ShBA datat shkruhen duke filluar së pari nga muaji (3) e pastaj dita (14).Në vitin 2019, UNESCO-ja e shpalli datën 14 mars si Ditë Ndërkombëtare të Matematikës. Për ta shënuar këtë ditë, tashmë në vendin tonë është viti i katërt me radhë që Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, me bashkorganizator shtëpinë botuese “Dukagjini” dhe Drejtorinë e…

Read More

Izraeli do të vazhdojë luftën kundër Iranit “pa afat kohor”, tha ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz.Ndërkohë, dy zyrtarë izraelitë i kanë thënë Reuters se qeveria e Izraelit nuk mendon se Donald Trump është afër dhënies së udhëzimeve për përfundimin e luftës.Megjithatë, ata pranuan se nuk kishte siguri nëse lufta do të çonte në rrëzimin e regjimit klerikal të Iranit, transmeton Telegrafi. Pse qendra e naftës në ishullin Kharg të Iranit është ende e paprekur nga bombarduesit amerikanë-izraelitë? Ka pasur njëfarë konfuzioni në lidhje me afatin kohor për luftën, pasi administrata amerikane dërgoi sinjale të paqarta mbi planet e…

Read More

Një shofer është ndaluar pasi përplasi një furgon me një barrikadë pranë Shtëpisë së Bardhë të mërkurën në mëngjes.Oficerët u dërguan për të ndihmuar agjentët e Shërbimit Sekret rreth orës 6:37 të mëngjesit të mërkurën, pasi një furgon kaloi një barrikadë sigurie pranë rezidencës presidenciale.Sipas policisë së kryeqytetit amerikan, nuk raportohet se nuk pati të lënduar, transmeton Telegrafi.Një incident i ngjashëm ndodhi në tetor, kur një burrë u arrestua për përplasjen e automjetit të tij me një barrierë sigurie të Shtëpisë së Bardhë.Përplasja çoi në bllokimin e Shtëpisë së Bardhë dhe një reagim nga skuadra e deminimit, e cila përfundimisht…

Read More

DJ Gimbo ka diskutuar sërish me Selin Bollatin për deklaratën që Miri kishte bërë në dhomë të rrëfimit për këtë të fundit.Ai në fillim të këtij edicioni kishte shprehur ndjenjat për të, duke thënë se e do.Kjo bëri që të ketë reagime të shumta, meqë edhe është i martuar e ka fëmijë. Foto: InstagramGimbo thotë sërish se i doli fytyra e vërtetë dhe se kjo ishte një bombë e vërtetë.”I doli fytyra e vërtetë Mirucit. Një nder ka thënë që na ka bërë, e ka llogaritur nder se çfarë ka bërë Kristi që ju ka vënë juve në shtrat. Tani…

Read More

Në Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës gjatë vitit të kaluar janë kryer mbi 19 mijë radiografi native, duke e bërë këtë metodë një nga mjetet kryesore diagnostike për pacientët.Sipas njoftimit të spitalit, rentgeni nativ vazhdon të jetë një nga metodat më të përdorura në diagnostikim, pasi u shërben pothuajse të gjitha profileve mjekësore për vlerësimin e gjendjes shëndetësore të pacientëve.“Në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë, përmes kësaj metode diagnostike mundësohet një pasqyrë e shpejtë dhe e qartë, e cila orienton hapat e mëtutjeshëm drejt diagnostikimit dhe shërimit të pacientëve”, thuhet në njoftim.Nga spitali bëhet e ditur se radiografia përdoret veçanërisht…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për gazetarët, foli për protestën e së enjtes që do të mbahet në orën 10:00.Sipas kryedemokratit dita e enjte do të shënojë një etapë të re vendimtare për vendin, ndërsa shtoi se ‘opozita do të udhëheqë kryengritjen paqësore që do të rrëzojë regjimin’.“Kështu që nesër shënon një etapë të re vendimtare, në betejën tonë për përmbysjen e këtij regjimi, armiqësor në të gjithë qenien e tij ndaj Shqipërisë, shqiptarëve, kombit, të sotmes dhe të ardhmes së tyre.Me besim të madh tek qytetarët shqiptarë se do ti dalin zot ëndrrës së tyre më…

Read More