Author: korrektpress

Klubi nga Skenderaj, Drenica ka njoftuar zyrtarisht emërimin e trajnerit të njohur gjerman, Thomas Brdaric.Kuqezinjtë drenicas nuk kanë qëndruar duarkryq pas largimit të Bylbyl Sokolit para disa ditësh, duke emëruar trajnerin e ri. Bëhet fjalë për emrin e njohur Brdaric, i cili ishte futbollistë i njohur gjerman, por edhe trajner i shumë klubeve pas pensionimit. “Të nderuar qytetarë të Drenicës, tifozë të zjarrtë kuqezinj, miq të futbollit dhe i gjithë opinioni kombëtar. Sot, FC Drenica shkruan një faqe të re në historinë e futbollit tonë”. “Me krenari ju njoftojmë se kemi nënshkruar kontratë afatgjate me trajnerin ndërkombëtar Thomas Brdaric, një…

Read More

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se gjithmonë ka pasur një mirëkuptim se Ukraina “nuk do të hynte në NATO”, shkruan Ukrainska Pravda.Trump në një intervistë me Politico, i bëri këto komente, transmeton Telegrafi.Sipas Trump, mirëkuptimi se Ukraina nuk do të bëhej kurrë anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut, ekzistonte “shumë kohë para” ardhjes në pushtet të Vladimir Putinit.”Shumë kohë para Putinit, ishte një mirëkuptim se Ukraina nuk do të hynte në NATO. Kjo ishte shumë kohë para Putinit, me gjithë drejtësinë. Dhe tani ata shtynë, e dini, kur, Zelensky hyri për herë të parë dhe u takua…

Read More

Pasagjerët në aeroportin Ronald Reagan u përballën me një surprizë të papritur të hënën, kur Sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Robert F. Kennedy Jr u përfshi në një garë me Sekretarin e Transportit, Sean Duffy, ndërsa tregonte një investim prej një miliard dollarësh.Para se të testonin forcën e tyre, dy sekretarët e kabinetit po reklamonin një investim prej 1 miliard dollarësh për t’i bërë aeroportet në të gjithë vendin më miqësore për familjet, të favorshme për shëndet të mirë dhe më të mira për ushqyerjen me gji, transmeton Telegrafi.”Nuk dua që të djersitni të gjithë trupin derisa të errësoheni”,…

Read More

Një debat i fortë shpërtheu ditën e fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, kur Labinot Rexha deklaroi se kishte “fobi nga uji” dhe se kjo ishte arsyeja pse nuk ndihej rehat gjatë sfidave që përfshinin ujë.Menjëherë reagoi Olta Gixhari, e cila e vuri Labinotin në siklet me një pyetje të drejtpërdrejtë që u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale: “Si ka mundësi të kesh fobi ujin kur ti ke pishinë në shtëpi? Të kam parë të lahesh shumë i lumtur në xhakuzin e shtëpisë”.Kjo batutë e Oltës u konsiderua si një nga momentet më të forta të mbrëmjes,…

Read More

Deputeti nga Aleanca për Shqiptarët (ASH), krahu i Arben Taravarit, Halil Snopçe, thotë pavarësisht kandidatëve kundërshtarë nga koalicioni VLEN, ASH pret fitore në të dy komunat, Gostivar dhe Vrapçisht.Lidhur me spekulimet se një kundërshtar i mundshëm i Valbon Limanit do të ishte Nevzat Bejta, Snopçe vlerësoi se kjo pasqyron logjikën aktuale politike të kundërshtarëve të tyre, duke shtuar se, sipas mendimit të tij, ndryshimet e vërteta nuk mund të arrihen me Bejtën.Snopçe për “TV21” thotë se AKI ka avantazh të madh ndaj VLEN-it.”Kemi një avantazh të madh, nuk ka dilema. Në rastin më të keq, 13 mijë vota diferencë. Edhe…

Read More

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se gjatë këtij mandati janë siguruar mbi 40 autoambulanca të reja për komunat e Kosovës, ndërsa po shpërndahen edhe tetë të fundit.“Flota e autoambulancave sot është më moderne, më e sigurt dhe më e pajisur se asnjëherë”, ka deklaruar Vitia, duke theksuar se investimet e bëra synojnë ngritjen e cilësisë së shërbimeve emergjente në të gjithë vendin.Ai ka shtuar se furnizimi me pajisje të reja do të ndikojë drejtpërdrejt në ofrimin e “shërbimeve më të sigurta dhe më të mira shëndetësore për të gjithë qytetarët e Republikës”.Sipas ministrit, ky…

Read More

Banorja Saranda Hoda ka shkaktuar emocione në Big Brother VIP Kosova pas rezultateve të televotimit dhe nominimeve të kësaj jave. Ajo u shpall më parë ndër konkurrentet më pak të preferuara nga publiku dhe më pas, gjatë procesit të nominimeve, ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga shtëpia.Saranda, e cila kishte dhënë dy emra dhe dy arsye për nominimet, u shpreh: “Po mendoja gjatë kohës kur dola më pak e preferuar që nëse kjo është mënyra se si vlerësohem, që nuk e bëj lojën si ata”. Shtoi tutje: “Unë kisha dashur sonte të dal nga shtëpia”.Megjithatë, ajo vazhdon të qëndrojë…

Read More

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe paralajmëron peticion online kundër migrantëve në Maqedoni. Filipçe tërhoqi vërejtjen edhe për përvojat e Evropës, ndërsa siç thotë, statistikat evropiane tregojnë se me politika të gabuara të integrimit të refugjatëve, ndodhin probleme të mëdha në shtetet dhe shoqëritë ku ata vendosen. Ai nënvizoi se çmimi i këtyre politikave do të ishte i lartë dhe u bëri thirrje qytetarëve të kyçen për ruajtjen e sigurisë së vendit.“A është ky çmimi që duhet të paguhet për të marrë një kredi prej 6 miliardë eurosh, që do t’i paguajnë shumë gjenerata të ardhshme, për dekadat e ardhshme, që…

Read More

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka konfirmuar publikisht se situata e krijuar me yllin egjiptian Mohamed Salah është tejet e tensionuar, duke e cilësuar “larg së qenit ideale” për klubin, skuadrën dhe vetë lojtarin.Konflikti shpërtheu pas barazimit me Leeds, kur Salah akuzoi klubin se ishte “hedhur nën autobus”, një deklaratë që ka shkaktuar tronditje brenda kampit të kuq. Pas kësaj deklarate të bujshme, Liverpooli ka marrë masë të menjëhershme disiplinore duke përjashtuar Salahin nga skuadra për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Interit. Slot konfirmoi se vendimi lidhet drejtpërdrejt me komentet e futbollistit.“Situata me Salah është shumë larg së qenit…

Read More

Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë të ditur se javën e kaluar, kontraktorët e kompanive amerikane në fushën e mbrojtjes trajnuan ushtrinë shqiptare për të përdorur teknologjinë kundër sistemeve fluturuese pa pilotë.Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook thuhet se këto armë të avancuara amerikane për dronë forcojnë kapacitetet mbrojtëse të Shqipërisë dhe mbështesin misionin e NATO-s për të ruajtur sigurinë kolektive.“Dronët nuk janë problem për Aleatët e NATO-s! Javën e kaluar, kontraktorët e kompanive amerikane në fushën e mbrojtjes trajnuan ushtrinë shqiptare për të përdorur teknologjinë kundër sistemeve fluturuese pa pilotë, e ofruar përmes Programit të Partneritetit Shtetëror…

Read More