Author: korrektpress

Një nga qendrat më dominuese në historinë e NBA-së, Dwight Howard, njoftoi tërheqjen e tij nga basketbolli pas 18 sezonesh në ligën më të fortë në botë.Hoëard njoftoi vendimin e tij në mediat sociale dhe deklaroi se po e linte pas mantelin e Supermenit.“U zgjova sot, më 12 të këtij muaji, dhe kuptova se kishte ardhur koha të largohesha nga Supermeni!”, shkroi fillimisht Howard në rrjetet sociale.”Por tani po heq mantelin tim dhe po tërhiqem nga basketbolli për t’iu përkushtuar familjes sime dhe për t’u dhënë diçka komuniteteve anembanë botës. E di që disa prej jush mund të mendojnë se…

Read More

Drejtori i Inspeksionit në Gjilan, Isa Agushi, ka paralajmëruar masa ndaj të gjithë atyre që kryejnë aktivitete në kundërshtim me ligjin, duke theksuar se inspektorët do të veprojnë në terren për të ndalur parregullsitë dhe për të vendosur rend në qytet.Ai ka bërë thirrje për subjektet afariste dhe qytetarët që të ndalin çdo aktivitet të paligjshëm, duke theksuar se në të kundërtën do të ndërmerren veprime konkrete, përfshirë gjoba dhe largimin e aktiviteteve të paautorizuara.“Ju bëjë ftesë qytetarëve që t’i raportojnë parregullsitë dhe në anën tjetër të pajisen me leje nga organet përgjegjëse”, ka thënë Agushi.Sipas tij, askush nuk do…

Read More

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare QKMF “Dr Hafir Shala” është pajisur me një shtrat modern për lindje dhe një inkubator transportues për foshnje, përmes një donacioni që synon përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për nënat dhe të porsalindurit në komunën e Drenasit.Sipas Komunës së Drenasit, pajisjet e reja pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë dhe sigurisë së kujdesit shëndetësor për pacientët në këtë institucion.Donatorët u pritën nga nënkryetari i komunës, Arben Shala, drejtoresha e Shëndetësisë, Klatrina Qerkinaj, drejtori i QKMF-së, Ismet Bogiqi, si dhe nga stafi i institucionit shëndetësor, të cilët shprehën mirënjohje për kontributin në përmirësimin e shërbimeve…

Read More

Kendall Jenner dhe Hailey Bieber shijuan një mbrëmje vajzash në një festë plot yje të organizuar nga Dior dhe revista W, në restorantin ikonik Mr. Chow në Beverly Hills, në prag të ndarjes së çmimeve Oscar.Dy supermodelet u shfaqën elegante teksa mbërritën në restorantin e famshëm, një pikë e njohur e showbiz-it që prej vitit 1974. Kendall Jenner, 30 vjeçe, tërhoqi vëmendjen me një bluzë njëngjyrëshe të zbukuruar me lule dhe një shall të zi me stil retro që kujtonte vitet e 90-ta, shkruan DailyMail. Ajo kompletoi pamjen me flokë të lëshuara dhe buzëkuq të kuq të ndezur.Ndërkohë, Hailey Bieber…

Read More

Honda po sjell përsëri në treg një nga modelet e saj më të njohura, Insight, këtë herë në version plotësisht elektrik dhe me teknologji moderne. Modeli i ri do të ofrojë një autonomi prej rreth 500 km dhe një motor elektrik që zhvillon 201 kuaj/fuqi dhe 310 Nm moment rrotullues. Insight i ri është bazuar në platformën e:NS2, e zhvilluar në bashkëpunim me Dongfeng, dhe debutimi i tij pritet së pari në Japoni. Rezervimet fillojnë më 19 mars, ndërsa lansimi i tregut planifikohet gjatë gjysmës së dytë të vitit 2026.Ky rikthim synon të nderojë trashëgiminë e Insight si pionier i…

Read More

Në Mitrovicë është organizuar ceremonia e shpërndarjes së pajisjeve bujqësore për 28 gra fermere, në kuadër të një projekti të realizuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO), në partneritet me UN Women dhe me financim nga Agjencioni Austriak për Zhvillim (ADA).Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, i cili theksoi rëndësinë e mbështetjes së grave në sektorin e bujqësisë dhe ndikimin që kjo ka në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror.“Kënaqësi të marr pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së pajisjeve për 28 gratë fermere nga organizata UN FAO në partneritet me UN Women…

Read More

Një ushtar francez ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë janë plagosur në një sulm me dron ndaj trupave në rajonin e Erbilit në Kurdistanin irakian. Këtë informacion e ka konfirmuar presidenti francez, Emmanuel Macron.Një pjesëtar i forcave të armatosura “ka vdekur për Francën gjatë sulmit në rajonin e Erbilit në Irak”, ka shkruar Macron në rrjetin social X. Kjo është gjithashtu viktima e parë mes ushtarëve francezë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i konfliktit të ri që u përshkallëzua në fund të muajit të kaluar, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli kryen sulme ndaj Iranit.…

Read More

Mbrojtja nga rrezet e diellit është një nga faktorët më të rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit të lëkurës dhe për parandalimin e dëmtimeve afatgjata.Kështu tha gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hosopital, dermatologia Rejhane Bislmi-Berisha. Bislimi-Berisha tha se mbrojtja nga rrezet ultraviolet është thelbësore për të parandaluar dëmtimet e lëkurës, plakjen e parakohshme dhe probleme të tjera dermatologjike.“Përdorimi i kremrave kundër diellit është shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e lëkurës nga rrezet ultraviolet, të cilat mund të shkaktojnë dëmtime të ndryshme në lëkurë”, theksoi Bislimi-Berisha.Ajo shpjegoi se ekspozimi i vazhdueshëm ndaj rrezeve të diellit pa…

Read More

Aktorja amerikane Lili Reinhart pohon se e ardhmja e saj u ndie e shkatërruar nga ideja e mosmundësisë për të pasur fëmijë.Në një deklaratë për Elle, ajo detajoi udhëtimin e saj që nga diagnostikimi me endometriozë, duke thënë se një nga rezultatet e testit të saj tregoi se në vend të kësaj kishte adenomyozë.Reinhart deklaroi se kur e kërkoi fjalën në Google, simptoma e saj e infertilitetit u ndal papritur.”Nuk kisha planifikuar të mbetesha shtatzënë për disa vitet e ardhshme, por e di që dua të kem fëmijë përfundimisht, dhe papritmas dëshirat që kisha për të ardhmen u ndërprenë. Shkova…

Read More

Google kohët e fundit ka shpallur se po sjell funksione të reja për produktivitet të bazuara në inteligjencë artificiale brenda aplikacioneve të tij, dhe këto do të përdorin Gemini për disa detyra të caktuara. Azhurnimet lidhen me aplikacionet Docs, Sheets, Slides dhe Drive, dhe për momentin janë në versionin beta për abonentët e paketave Google AI Ultra dhe Pro. Këto ndryshime synojnë ta bëjnë punën e përdoruesve shumë më të shpejtë dhe efikas.Në Google Docs, përdoruesit tani mund të krijojnë draftet e para komplekse – përfshirë broshura apo struktura të gjatë – duke i dhënë përshkrim Gemini-t, i cili përdor…

Read More