- Shqipe Selimi në Hagë: Nuk ka shtyerje e as vonesë që na lodhë
- Përdoruesit i kërkojnë ChatGPT-së t’u tregojë si duket – u dërgon selfie të ndryshme
- Media amerikane ‘Bong Mines Entertainment’ ngre në piedesal këngëtaren shqiptare: “ManGo” e Donna Dafit po korr sukses në skenën ndërkombëtare
- Pentagoni publikon dosjet e para sekrete për UFO
- Një Airbnb ndryshe – këtu mund të zgjoheni pranë gjirafave
- ESHS: Në mars të këtij viti janë dhënë 245 leje ndërtimi
- Triera Kasumi-Berisha emërohet zëvendësministre e Ekonomisë
- Italia flet për një kosovar: Bologna i nis negociatat me Dion Gallapenin
Author: korrektpress
Juventusi ka hartuar një plan agresiv për të ripërtërirë bërthamën e ekipit me lojtarë të klasit botëror. Nën drejtimin e Luciano Spallettit, klubi nga Torino po synon lojtarë specifikë në çdo pozicion në fushë. Qëllimi është të rimarrë titullin e Serie A dhe të bëhet një forcë e madhe në garat evropiane.Sipas mediave, për të arritur këtë rritje të cilësisë, bordi i klubit po shqyrton katër emra që i kanë emocionuar tifozët vendas: Joel Ordonez, Bernardo Silva, Emiliano Martinez dhe Robert Lewandowski.Ky ristrukturim nuk është thjesht një tekë, por një domosdoshmëri taktike për të modernizuar stilin e ekipit. Kombinimi i…
Barcelona po shqyrton një transferim surprizë për sulmuesin e Chelseat , Pedro Neto, këtë verë, sipas raportimeve të Mundo Derportivo.Gjigantët katalanas po kërkojnë të sjellin një qendërmbrojtës, sulmues dhe një anësor të majtë në afatin kalimtar të verës së ardhshme. Neto është shfaqur si një objektiv i mundshëm për gjigantët katalanas, të cilët mbajnë një marrëdhënie të shkëlqyer me agjentin e tij Jorge Mendes.Anësori portugez është bërë një komponent kyç i sulmit të Chelseat në sezonet e fundit. Ai e përfundoi sezonin 2024/25 me nëntë gola dhe po aq asistime, duke luajtur një rol të madh në titujt e Ligës…
Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti nuk ka përfillur urdhrin e zyrtarit policor dhe ka tentuar të largohet me veturë.Rasti ka ndodhur në pikë-kalimin kufitar Dheu i Bardhë, të enjten në ora 09:37. “I dyshuari gjatë arrestimit kishte rezistuar ku kishte pësuar lëndime dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raport. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Komuna e Mitrovicës ka zhvilluar një aksion për largimin e tezgave, kioskave dhe mbetjeve të ndryshme përgjatë shëtitores në të dy anët e Liqenit Akumulues.Sipas njoftimit të komunës, aksioni është realizuar gjatë ditës së sotme nga Drejtoria e Inspekcionit, në prani të Policisë së Kosovës, ku janë larguar edhe frigoriferë, drunj të vyshkur si dhe mbetje të tjera që ndodheshin pranë kësaj zone rekreative.Autoritetet komunale bëjnë të ditur se këto struktura dhe mbetje kishin qëndruar për vite me radhë dhe ishin vendosur pa leje në hapësirat gjelbëruese pranë shëtitores së liqenit.Drejtori i Inspektoratit në Mitrovicë, Mujë Igrishta, e ka vlerësuar…
Një person është arrestuar nën dyshimin për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”. Përmes një njoftimi thuhet se sipas dyshimeve fillestare, i dyshuari D.Z. pretendohet se para disa ditësh, në një hapësirë publike në Mitrovicën e Jugut, ka përdhosur flamurin e Turqisë”Një person është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale nga Policia e Kosovës – Departamenti Kundër Terrorizmit, në orët e vona të së enjtes,nën dyshimin për nxitje të përçarjes dhe mos durimit. Sipas dyshimeve fillestare, i dyshuari D.Z. pretendohet se para disa ditësh, në një hapësirë publike në Mitrovicën e Jugut, ka përdhosur flamurin e Turqisë”, thuhet në…
Profesori Jove Kekenovski vlerëson se zgjedhja e prokurorit të ri publik hap mundësi për më shumë pavarësi në punën e prokurorisë, por shton se integriteti dhe paanshmëria e vërtetë do të mund të vlerësohen vetëm me kalimin e kohës.Në emisionin Click Plus në TV21, Kekenovski theksoi se opinioni pret që në krye të prokurorisë të jetë një person që nuk ka lidhje partiake dhe që nuk do të punojë në interes të strukturave politike.“Ne të gjithë presim një njeri jopartiak. Sipas asaj që dëgjojmë dhe ndjekim në media, bëhet fjalë për një person që nuk është i afërt me asnjë…
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar pesë persona, të cilët janë hasur duke luajtur bixhoz.Rasti ka ndodhur të enjten në Malishevë. “12.03.2026-20:55. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit brenda një lokali janë hasur duke luajtur bixhoz”, thuhet në raport.Në lokal janë hasur edhe aparate të lojërave të fatit, te cilat me vendim të prokurorit janë sekuestruar , ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, deklaroi se Shtetet e Bashkuara duan të ndajnë Evropën për të parandaluar që ajo të bëhet konkurruese e tyre.Në një intervistë të publikuar të enjten, Kallas akuzoi SHBA-në se po përpiqet të krijojë ndarje mes aleatëve evropianë në çështje si tregtia dhe marrëdhëniet me Kinën, raporton Reuters.“Shtetet e Bashkuara duan të ndajnë Evropën”, tha kryediplomatja evropiane, duke shtuar se “ata duan të sigurojnë që Evropa të mos jetë e bashkuar, sepse një Evropë e bashkuar është një Evropë e fortë, dhe një Evropë e fortë është konkurruese ndaj SHBA-së”.Ajo gjithashtu…
Një nga qendrat më dominuese në historinë e NBA-së, Dwight Howard, njoftoi tërheqjen e tij nga basketbolli pas 18 sezonesh në ligën më të fortë në botë.Hoëard njoftoi vendimin e tij në mediat sociale dhe deklaroi se po e linte pas mantelin e Supermenit.“U zgjova sot, më 12 të këtij muaji, dhe kuptova se kishte ardhur koha të largohesha nga Supermeni!”, shkroi fillimisht Howard në rrjetet sociale.”Por tani po heq mantelin tim dhe po tërhiqem nga basketbolli për t’iu përkushtuar familjes sime dhe për t’u dhënë diçka komuniteteve anembanë botës. E di që disa prej jush mund të mendojnë se…
Drejtori i Inspeksionit në Gjilan, Isa Agushi, ka paralajmëruar masa ndaj të gjithë atyre që kryejnë aktivitete në kundërshtim me ligjin, duke theksuar se inspektorët do të veprojnë në terren për të ndalur parregullsitë dhe për të vendosur rend në qytet.Ai ka bërë thirrje për subjektet afariste dhe qytetarët që të ndalin çdo aktivitet të paligjshëm, duke theksuar se në të kundërtën do të ndërmerren veprime konkrete, përfshirë gjoba dhe largimin e aktiviteteve të paautorizuara.“Ju bëjë ftesë qytetarëve që t’i raportojnë parregullsitë dhe në anën tjetër të pajisen me leje nga organet përgjegjëse”, ka thënë Agushi.Sipas tij, askush nuk do…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari