Të zgjohesh me cicërima zogjsh dhe ajër të freskët pylli është e zakonshme në vendpushimet e largëta ose në Airbnb në fshat.
Por ka një vend vërtet unik në SHBA ku mysafirët udhëtojnë nga larg për një përvojë të paharrueshme, duke u zgjuar pranë një gjirafe.
Sipas revistës People, Safari Stayz në Wanette, Oklahoma, u ofron mysafirëve mundësinë për të fjetur vetëm pak hapa larg gjirafës Yoshi, si pjesë e një përvoje unike në stilin Airbnb, të krijuar nga 23-vjeçarja, e dashuruar pas kafshëve, Kamryn Grant.
“Gjirafat kanë qenë gjithmonë kafshët e mia të preferuara”, tha Grant.
“Si fëmijë, do të më kishte pëlqyer shumë të kaloja natën me kafshën e ëndrrave të mia”, shtoi ajo.
Ajo ide e fëmijërisë përfundimisht u shndërrua në një biznes të plotë – megjithëse nuk filloi me gjirafat.
Kur Grant filloi të ndante video nga qëndrimi në TikTok, reagimi ishte i menjëhershëm.
Kjo vëmendje online shpejt u shndërrua në kërkesë në botën reale. Vizitorët tani udhëtojnë nga e gjithë vendi – ndonjëherë duke ngarë veturën për orë të tëra – për ta përjetuar atë personalisht.
Prona është shtëpia e më shumë se 100 kafshëve, duke përfshirë zebra, deve, kangurë e dhelpra. /Telegrafi/