Author: korrektpress

Liga Premier përballet me kritika të forta pas rezultateve të dobëta në Evropë, dhe problemi kryesor nuk është kalendari i ngjeshur i ndeshjeve, por keqmenaxhimi i një avantazhi të madh financiar.Megjithëse klubet angleze shpenzuan verën e kaluar më shumë se sa Serie A, Bundesliga, La Liga dhe Ligue 1 së bashku, ato rrezikojnë një eliminim masiv nga Liga e Kampionëve.Ndërsa kritikët shpesh e lidhin rënien me lodhjen nga numri i madh i ndeshjeve, rivalët kontinentalë si Paris Saint‑Germain dhe Real Madridi kanë treguar se një kalendar i ngjeshur mund të përballohet me strategji të zgjuar dhe rekrutim cilësor. Të dy…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë një homazh solemn për viktimat e masakrës në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë, duke e cilësuar këtë ngjarje si një dëshmi të krimeve mizore të regjimit gjenocidal serb.“13 Marsi është një nga datat, të cilën Mitrovica nuk do ta harrojë kurrë”, tha presidentja Osmani. Ajo bëri të ditur se në këtë ditë përkujtohen 7 civilë të pafajshëm, nga mosha vetëm 5 deri në 65 vjeç, të vrarë mizorisht më 13 mars 1999 nga granatat e forcave të regjimit serb.Presidentja theksoi se gjatë këtij akti makabër u plagosën 128 qytetarë të tjerë, përfshirë fëmijë,…

Read More

Siguria nga zjarri është një nga elementet që kërkon organizim të qartë dhe respektim të rregullave ligjore në çdo objekt biznesi apo institucioni. Nga faza e projektimit të një ndërtese deri te funksionimi i saj i përditshëm, masat për mbrojtje nga zjarri konsiderohen pjesë e rëndësishme e menaxhimit të përgjithshëm të sigurisë.Specialistët e kësaj fushe tregojnë se sistemet e mbrojtjes nga zjarri duhet të planifikohen që në fazat e para të projektimit të objekteve. Kjo përfshin instalimin e sistemeve për detektim dhe alarmim të zjarrit, pajisjeve për shuarje, si dhe organizimin e rrugëve të qarta të evakuimit. Këto masa aplikohen…

Read More

Gjatë ditës së premte u zhvillua seanca dëgjimore ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur për publikun me emrin artistik Gjesti. Seanca është mbajtur me dyer të mbyllura në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë.Para ndërtesës së gjykatës janë parë edhe persona të afërt të këngëtarit. Në Pallatin e Drejtësisë ka mbërritur babai i Gjestit, Jetoni, i cili nuk është lejuar të hyjë në sallën ku po mbahet seanca dëgjimore. Gjithashtu, aty është parë edhe menaxheri i tij i ri, Bonart Ajvazi.Gjesti u arrestua më 11 mars, ndërsa Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë të ditur se ai dyshohet…

Read More

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit politik Alternativa të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se ky subjekt politik ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme me të cilën konteston ligjshmërinë e vendimit të PZAP-së dhe të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për caktimin e lartësisë së mjeteve nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike për periudhën pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.”Subjekti politik Alternativa ka kundërshtuar faktin që nuk…

Read More

Kampioni i botës dhe i Evropës, Jurgen Klinsmann, ka thënë se mund të marrë në konsideratë marrjen e drejtimit të ish-klubit të tij, Tottenham Hotspur, i cili aktualisht po lufton për të qëndruar në Ligën Premier.Tottenham ka humbur gjashtë ndeshje në të gjitha garat në javët e fundit, me humbjen e fundit që erdhi turpshëm 5-2 ndaj Atletico Madridit në ndeshjen e parë të 1/8-tës së Ligës së Kampionëve. Edhe pse trajneri Igor Tudor ka qenë në krye vetëm për rreth një muaj, tashmë flitet për shkarkimin e tij pas katër humbjeve në katër ndeshje.Në një intervistë me ESPN FC,…

Read More

Katër anëtarë ekuipazhi amerikan u konfirmuan të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani në Irak.Katër nga gjashtë anëtarët e ekuipazhit kanë humbur jetën në rrëzimin e një aeroplani karburanti në Irak, konfirmoi Komanda Qendrore e SHBA-së, e cila mbikëqyr operacionet në Lindjen e Mesme.Rrëzimi ndodhi dje, njoftoi forca, duke shtuar se përpjekjet për shpëtim po vazhdonin. Përditësimi më i fundit mbi incidentin, gjithashtu thekson se humbja e aeroplanit “nuk ishte për shkak të zjarrit armik apo zjarrit nga aleatët”.Rrethanat e incidentit janë nën hetim, tha Komanda Qendrore e SHBA-së. MINUTË PAS MINUTE – Lufta po vazhdon në Iran dhe në…

Read More

Në faqen e sistemit të prokurimit publik prej dje është publikuar marrëveshja e Ministrisë së Punëve të Jashtme me operatorin për evakuimin e qytetarëve të RMV-së nga Lindja e Mesme.Bëhet fjalë për një marrëveshje të negociuar pa publikuar njoftim për prokurim publik, të arritur me Avialog Dooel për shumën prej 59,799,900 denarë.Më parë, Ministri Timço Mucunski tha se qytetarëve të RMV-së nuk do t’u ngarkohej tarifa për transportin ajror për evakuim.Deri më tani, një pjesë e madhe e qytetarëve të RMV-së që kërkuan ndihmë për t’u larguar nga vendet e rrezikshme janë evakuuar.Dje, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit mbërriti grupi…

Read More

Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës ka bërë të ditur se sot në mëngjes është denoncuar në Policinë e Kosovës rasti i shpërndarjes së paligjshme të të dhënave personale të gazetares Ardiana Thaçi-Mehmeti dhe ngacmimit seksual online ndaj saj.Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se drejtorja Ekzekutive e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Getoarbë Mulliqi, së bashku me gazetaren Ardiana Thaçi-Mehmeti dhe përfaqësuesin ligjor të AGK-së, avokatin Yll Zekaj, e kanë paraqitur rastin në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Kosovës. Të dhënat private të gazetares Ardiana Thaçi – Mehmeti shpërndahen në…

Read More

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtorë duke dënuar 5 të pandehur anëtarë të një grupi kriminal që akuzohen për kultivim narkotikësh, prodhim dhe shitje narkotikësh si dhe grup i strukturuar kriminal. Në total ata u dënuan me 56 vite e 9 muaj burg e përkatësisht:Arben Shpati dënohet me 13 vite burg/ 8.8 me gjykim të shkurtuar;Pavlin Shpati, dënohet me 10.6 vite burg/ 7 me gjykim të shkurtuar;Aleksandër Rrasa dënohet 12 vite burg/ 8 me gjykim të shkurtuar;Jeton Kacoli dënohet me 12 vite burg/ 8 me gjykim të shkurtuar;Kristjan Plepaj dënohet me 12 vite burg/ 8 me gjykim të shkurtuar.Në nëntor…

Read More