Author: korrektpress

Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës ka bërë të ditur se sot në mëngjes është denoncuar në Policinë e Kosovës rasti i shpërndarjes së paligjshme të të dhënave personale të gazetares Ardiana Thaçi-Mehmeti dhe ngacmimit seksual online ndaj saj.Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se drejtorja Ekzekutive e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Getoarbë Mulliqi, së bashku me gazetaren Ardiana Thaçi-Mehmeti dhe përfaqësuesin ligjor të AGK-së, avokatin Yll Zekaj, e kanë paraqitur rastin në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Kosovës. Të dhënat private të gazetares Ardiana Thaçi – Mehmeti shpërndahen në…

Read More

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtorë duke dënuar 5 të pandehur anëtarë të një grupi kriminal që akuzohen për kultivim narkotikësh, prodhim dhe shitje narkotikësh si dhe grup i strukturuar kriminal. Në total ata u dënuan me 56 vite e 9 muaj burg e përkatësisht:Arben Shpati dënohet me 13 vite burg/ 8.8 me gjykim të shkurtuar;Pavlin Shpati, dënohet me 10.6 vite burg/ 7 me gjykim të shkurtuar;Aleksandër Rrasa dënohet 12 vite burg/ 8 me gjykim të shkurtuar;Jeton Kacoli dënohet me 12 vite burg/ 8 me gjykim të shkurtuar;Kristjan Plepaj dënohet me 12 vite burg/ 8 me gjykim të shkurtuar.Në nëntor…

Read More

Komuna e Kamenicës ka njoftuar fillimin e procesit të aplikimit për verifikimin e gjendjes ekonomike dhe sociale të familjeve dhe individëve që aktualisht shfrytëzojnë njësitë e banimit social me qira joprofitabile.Sipas njoftimit zyrtar, ky proces realizohet në bazë të Ligjit Nr. 03/L-164 për Financimin e Programeve të Veçanta të Banimit dhe udhëzimeve administrative përkatëse, me qëllim përcaktimin e të drejtës për vazhdimin e shfrytëzimit të banesave sociale.Të gjithë përfituesit aktualë të banimit social janë të obliguar të paraqesin aplikimin për verifikim të gjendjes së tyre ekonomike dhe sociale brenda afatit 15 ditor kalendarik nga dita e publikimit të njoftimit. Aplikacionet…

Read More

Sot (e premte) është mbajtur seanca dëgjimore ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur për publikun me emrin artistik “Gjesti”. Seanca është zhvilluar e mbyllur në institucionet e drejtësisë.Këngëtari u arrestua më 11 mars, pasi Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njoftoi se ai dyshohet për disa vepra penale. “Ku është se kam me e vra”, mësohen detaje të reja rreth mënyrës se si Gjesti kanosi në studion e Onimas Sipas Prokurorisë, Kelmendi dyshohet për kryerjen e veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Kanosja”, si dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”. /Telegrafi/ Foto: Ridvan…

Read More

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen, anëtare e lartë e Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, së bashku me anëtarët demokratë në pakicë të këtij komiteti, kanë publikuar një raport të ri që shqyrton qasjen e administratës së presidentit Donald Trump ndaj Kinës.Raporti trajton edhe ndikimin e Kinës në Ballkan.Raporti i pakicës së demokratëve në Komitetin e Senatit të SHBA-së për Marrëdhënie me Jashtë ngre shqetësime për zgjerimin e ndikimit ekonomik të Kinës në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe Albania, në një kohë kur – sipas raportit – është dobësuar koordinimi strategjik i Shteteve të Bashkuara me aleatët në rajon.Sipas raportit,…

Read More

Joan Laporta dhe Víctor Font, u përfshinë në një debat të tensionuar gjatë përballjes së fundit televizive para zgjedhjeve të së dielës, duke shkëmbyer akuza të forta për drejtimin sportiv të klubit.Laporta kritikoi ashpër rivalin e tij për vënien në dyshim të punës së drejtorit sportiv Deco, duke theksuar se projekti aktual i klubit është i qartë dhe funksional.“Projekti ynë sportiv është i bazuar te Hansi Flick dhe Deco. Font po paraqet një lloj triumvirati. Të heqësh dorë nga Deco do të thotë të heqësh dorë edhe nga Flick. Këto zgjedhje kanë të bëjnë me përcaktimin e projekteve”, deklaroi Laporta.Ai…

Read More

Lajmi në plotësim: Me katër vota, Arian Gashi është zgjedhur kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), ndërsa kundërkandidati tjetër Milot Krasniqi mori 2 vota.Mandati i Gashit fillon nga 13 mars 2026 dhe zgjat deri në përfundimin e mandatit si anëtarë i Këshillit.———————————————————————————————————————————————-Arian Gashi prezanton platformën për drejtimin e Këshillit Prokurorial të KosovësKandidati për kryesues të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi, para anëtarëve të KPK-së ka paraqitur platformën dhe objektivat e tij nëse zgjidhet në krye të këtij institucioni.Gashi tha se ka 14 vite përvojë pune si prokuror dhe se gjatë mandatit si anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës…

Read More

Pas lajmit për arrestimin e këngëtarit të njohur Gjesti, ka reaguar edhe ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu.Ajo ka ndarë një reagim në rrjetet sociale, ku shprehet se shumë njerëz po e gjykojnë shpejt situatën, duke theksuar se kur një person përballet për një kohë të gjatë me presion dhe padrejtësi, reagimet mund të jenë të papritura.Në postimin e saj ajo shkruan: Po shoh situatën me Gjestin dhe më habit sa shpejt disa njerëz bëhen gjykatës. Të gjithë e dimë çfarë periudhe ka kaluar. Disa sjellje janë të gabuara, por kur një person mbledh presion dhe padrejtësi për…

Read More

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës ka ndërmarrë një aksion për lirimin e hapësirave publike në rrugën “Evlia Qelebia”, ku janë larguar vazo dhe pengesa të vendosura në mënyrë të paautorizuar.Sipas njoftimit të komunës, ky veprim ka për qëllim mundësimin e qarkullimit të lirë dhe të sigurt për qytetarët, si dhe përdorimin e rregullt të hapësirave publike.Drejtoria e Inspekcionit thekson se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit në hapësirat publike, duke siguruar një ambient të sigurt dhe të rregullt për të gjithë qytetarët. /Telegrafi/

Read More

Më shumë se një e treta (35,4 për qind) e blerësve online në BE raportuan probleme gjatë blerjes përmes një faqeje interneti ose aplikacioni, sipas studimit të Eurostat për vitin 2025 mbi përdorimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit. Në Maqedoni, probleme me e-shopingun patën 29,41 për qind e blerësve.Ndër vendet e BE-së, përqindja më e lartë e klientëve që kanë hasur probleme është regjistruar në Maltë (64,0 për qind), Holandë (57,9 për qind) dhe Luksemburg (51,4 për qind).Në anën tjetër, përqindjet më të ulëta janë raportuar në Portugali (4,5 për qind), Greqi (10,6 për qind) Letroni (13,3 për qind).Dorëzimi…

Read More