Author: korrektpress

AVONET i është drejtuar Kryetarit të Komunës së Kaçanikut, Sabedin Vishi, me një kërkesë për largimin e mbeturinave dhe rehabilitimin ekologjik të hapësirës publike në rrugën “Ilmi Shehu dhe Veteranët e UÇK-së” në fshatin Begracë, si dhe për krijimin e një hapësire të gjelbër.Në kërkesën e tij, AVONET ka theksuar nevojën për largimin e menjëhershëm të mbeturinave nga zona, pastrimin e saj dhe ndërmarrjen e masave për mbjelljen e drunjve dekorativë dhe gjelbërimin e hapësirës. Qëllimi i këtij nisme është përmirësimi i mjedisit dhe krijimi i një hapësire më të shëndetshme dhe më të rehatshme për banorët e fshatit.Në dokumentacionin…

Read More

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, i ka thënë të premten Radios Evropa e Lirë se pretendimet e autoriteteve serbe që po armatosen për t’u mbrojtur nga vendet fqinje nuk qëndrojnë, dhe me blerjet e fundit të armëve kineze ato po shpërfaqin tendencat e tyre hegjemoniste në raport me këto vende.Maqedonci i bëri këto deklarata pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bëri të ditur një ditë më parë se Serbia ka blerë raketa kineze “shkatërruese”.Bëhet fjalë për raketat balistike supersonike CM-400 nga Kina.“Blerjet nga Rusia dhe Kina janë bërë që disa vite dhe vazhdojnë të bëhen, pra nuk lidhet…

Read More

Këngëtari i njohur, Blero, ishte së fundmi i ftuar në emisionin e pasdites “Rudina” në Tv Klan, ku përjetoi një moment të veçantë dhe emocionues gjatë intervistës. Gjatë emisionit, ai u surprizua nga partnerja e tij, e cila kishte përgatitur një mesazh të veçantë për të.Për herë të parë që nga fillimi i lidhjes së tyre, bashkëshortja e tij, Eronita, vendosi të dalë publikisht. Screenshot/InstagramEdhe pse deri më tani ka preferuar të qëndrojë larg vëmendjes së medieve, këtë herë ajo bëri një përjashtim duke u shfaqur përmes një videomesazhi në emision, për t’i shprehur Bleros dashurinë dhe mirënjohjen e saj…

Read More

Sekretari amerikan i Financave, Scott Bessent papritmas e ndërpreu një intervistë të drejtpërdrejt pasi asistenti i tij i tha që presidenti amerikan, Donald Trump po e kërkonte menjëherë – urgjentisht.Kjo ndodhi gjatë një bisede për Sky News, sepse ishte thirrur për një takim të menjëhershëm në dhomën e krizës në Shtëpinë e Bardhë për shkak të zhvillimeve në konfliktin me Iranin dhe tensionet në Ngushticën e Hormuzit.Bessent po fliste me gazetarin Wilfred Frost për “podcast”“The Master Investor” në hollin e brendshëm të Ministrisë Amerikane të Financave në Uashington kur në ekran hyri asistenti i tij dhe i tha “presidenti i…

Read More

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, ka ndarë mendimet e tij për Barcelonën pas barazimit 1-1 kundër Newcastle United në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-tave të Ligës së Kampionëve.Njëri nga sulmuesit më të mëdhenj te shekullit beson se gjigantët spanjollë po përpiqen të përballojnë nivelet fizike të kundërshtarëve anglezë këtë sezon.“E kam parë Barcelonën dy herë këtë sezon: kundër Chelseat dhe tani kundër Newcastle. Dhe mendoj se ritmi dhe intensiteti i Ligës Premier është thjesht shumë i lartë për ta”, ka thënë fillimisht Rooney. Fuqia financiare nuk mjafton: Pse klubet angleze po dështojnë në Evropë? “Ata ndoshta do…

Read More

MPB Maqedoni njofton se dje (12.03.2026) në orën 21:10, nëpunës policorë nga Njësiti kundër Tregtisë së Paligjshme pranë SPB Shkup e privuan nga liria D.R. (30) nga fshati Marinë, rrethina e Shkupit.”Bazuar në urdhrin e Gjykatës Themelore Penale Shkup, nëpunësit policorë realizuan bastisje në shtëpinë e D.R., me ç’rast ishin gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një peshore digjitale”.”Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përgatitet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Read More

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka bërë homazhe për përvjetorin e 27 të Masakrës në Tregun e Mitrovicës, duke përkujtuar viktimat dhe dhimbjen që la pas ky akt kriminal.“Ishte ditë pazari dhe tregu i qytetit i mbushur përplot gjallëri, blerës e shitës, fëmijë, gra, burra, pleq e të rinj, kur pamëshirshëm gjallërinë e jetës e shuajti granata e vdekjes”, ka thënë kryetari Peci, duke e cilësuar këtë akt si kriminal, terrorist e gjenocidial.Ai ka theksuar se sulmi ishte planifikuar dhe porositur nga pasardhësit politikë të Millosheviqit në Beograd, me qëllim shkaktimin e humbjes së jetëve në një vend…

Read More

Liga Premier përballet me kritika të forta pas rezultateve të dobëta në Evropë, dhe problemi kryesor nuk është kalendari i ngjeshur i ndeshjeve, por keqmenaxhimi i një avantazhi të madh financiar.Megjithëse klubet angleze shpenzuan verën e kaluar më shumë se sa Serie A, Bundesliga, La Liga dhe Ligue 1 së bashku, ato rrezikojnë një eliminim masiv nga Liga e Kampionëve.Ndërsa kritikët shpesh e lidhin rënien me lodhjen nga numri i madh i ndeshjeve, rivalët kontinentalë si Paris Saint‑Germain dhe Real Madridi kanë treguar se një kalendar i ngjeshur mund të përballohet me strategji të zgjuar dhe rekrutim cilësor. Të dy…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë një homazh solemn për viktimat e masakrës në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë, duke e cilësuar këtë ngjarje si një dëshmi të krimeve mizore të regjimit gjenocidal serb.“13 Marsi është një nga datat, të cilën Mitrovica nuk do ta harrojë kurrë”, tha presidentja Osmani. Ajo bëri të ditur se në këtë ditë përkujtohen 7 civilë të pafajshëm, nga mosha vetëm 5 deri në 65 vjeç, të vrarë mizorisht më 13 mars 1999 nga granatat e forcave të regjimit serb.Presidentja theksoi se gjatë këtij akti makabër u plagosën 128 qytetarë të tjerë, përfshirë fëmijë,…

Read More

Siguria nga zjarri është një nga elementet që kërkon organizim të qartë dhe respektim të rregullave ligjore në çdo objekt biznesi apo institucioni. Nga faza e projektimit të një ndërtese deri te funksionimi i saj i përditshëm, masat për mbrojtje nga zjarri konsiderohen pjesë e rëndësishme e menaxhimit të përgjithshëm të sigurisë.Specialistët e kësaj fushe tregojnë se sistemet e mbrojtjes nga zjarri duhet të planifikohen që në fazat e para të projektimit të objekteve. Kjo përfshin instalimin e sistemeve për detektim dhe alarmim të zjarrit, pajisjeve për shuarje, si dhe organizimin e rrugëve të qarta të evakuimit. Këto masa aplikohen…

Read More