Author: korrektpress

Një qytetar nga Gostivari është mashtruar nga një shtetas turk.Ai ka denoncuar në polici rastin, me ç’rast ka deklaruar se ka rënë dakord për blerjen e makinave për përpunim të hekurit, mirëpo shtetasi turk nuk ka ardhur që t’i aktivizojë. Njoftimi i plotë nga MPB: “Më datë 13.12.2025 në ora 14:00 në DPB Gostivar, një person 46-vjeçar nga Gostivari ka denoncuar se është mashtruar për shumën prej 28,000 euro nga U.D. nga Turqia. Sipas denoncimit, ata janë njohur në Turqi dhe janë marrë vesh që t’i blejë makina për përpunimin e hekurit, pas së cilës denoncuesi ia ka paguar paratë…

Read More

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se ndihma humanitare e ndarë nga Qeveria e Republikës së Kosovës për popullin e Gazës ka mbërritur në destinacion dhe ka filluar menjëherë shpërndarja e saj.“Dje pasdite morëm konfirmimin se ndihma humanitare e ndarë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, e dedikuar për popullin e Gazës ka mbërritur në Gaza dhe menjëherë ka nisur shpërndarja për familjet në nevojë, përmes partnerëve humanitarë në terren”, ka shkruar Gërvalla.Sipas saj, dërgesa humanitare është në vlerë prej 500 mijë euro dhe përfshin tenda, pako ushqimore, batanije si dhe…

Read More

Dikur pjesë e vizionit strategjik të SHBA-së, sot Kosova gati se nuk figuron në Strategjinë e saj Kombëtare. Prioritetet e Uashingtonit kanë ndryshuar, dhe Kosova nuk e ka kapitalizuar periudhën e qetësisë, duke mbetur e cenueshme.Në fillim të këtij muaji, Shtëpia e Bardhë e presidentit Donald Trump publikoi Strategjinë e saj të Sigurisë Kombëtare – një dokument që çdo administratë amerikane nxjerr për të shpjeguar prioritetet e saj në politikën e jashtme.Strategjia, që mban firmën e presidentit, thekson se “ditët kur Shtetet e Bashkuara mbështesnin tërë rendin botëror si Atlasi, kanë mbaruar”, se “çështjet e vendeve të tjera janë shqetësim…

Read More

Ukraina ka hequr dorë nga ambicia e saj për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s në këmbim të garancive perëndimore të sigurisë si një kompromis për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, ka njoftuar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.Ky veprim shënon një ndryshim të madh për Ukrainën, e cila ka luftuar për t’u bashkuar me NATO-n si një mbrojtje kundër sulmeve ruse dhe e ka një aspiratë të tillë të përfshirë në kushtetutën e saj, shkruan Reuters.Ai gjithashtu përmbush një nga qëllimet e luftës së Rusisë, megjithëse Kievi deri më tani ka qëndruar i vendosur kundër lëshimit të territorit ndaj…

Read More

I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit Donald Trump, kanë mbërritur në Berlin për të udhëhequr delegacionin amerikan në bisedimet për një armëpushim në Ukrainë.Bisedimet pritet të zhvillohen midis delegacionit amerikan, përfaqësuesve ukrainas dhe përfaqësuesve të fuqive të mëdha evropiane. Detajet mbi kohën e bisedimeve nuk dihen ende.Bisedimet fillestare do të zhvillohen në nivel këshilltarësh me dyer të mbyllura. Witkoff u takua me presidentin rus Vladimir Putin në fillim të këtij muaji.Gjatë bisedimeve, Putin theksoi se Rusia do të ndjekë qëllimet e saj të luftës në mungesë të një marrëveshjeje. /Telegrafi/

Read More

Sipas listës së publikuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), pesëmbëdhjetë kandidatë kanë aplikuar për tri pozita për gjyqtar në Gjykatën e Apelit.Lista e kandidatëve:Alban Ajvazi;Adnan Kamberi;Arben Hoti;Armend Berisha;Fatime Dermaku;Gëzim Shehu;Hysni Ismajli;Kujtim Krasniqi;Liridona Ajeti-Kajtazi;Lutfi Shala;Ngadhnjim Arrni;Nikoll Komani;Rilind Sermaxhaj;Shaban Shala, dheVioleta Namani-Hajra.Këshilli Gjyqësor i Kosovës në mbledhjen e 352-të, kishte shpall konkurs për avancimin e tre gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit më 30 shtator 2025.Në këtë takim ishte caktuar edhe paneli për intervistim me këtë përbërje:Albert Zogaj- kryetar;Teuta Ibrahimi- anëtare;Burim Ademi- anëtar;Kadrije Goga-Lubishtani- anëtare dheDrita Rexhaj– anëtareTashmë, Këshilli ka dërguar ftesën për monitorim të procesit të intervistimit, që është planifikuar të…

Read More

Dhjetëra mijëra demonstrues dolën në rrugët e qendrës së Budapestit, duke marshuar drejt zyrave të kryeministrit Viktor Orban duke kërkuar dorëheqjen e tij për shkak të abuzimit të dyshuar me fëmijë në institucionet shtetërore për të mitur.Protestuesit udhëhiqeshin nga sfiduesi kryesor i Orbanit, Peter Magyar, i cili mbante një banderolë ku shkruhej: “Le t’i mbrojmë fëmijët”.Ata ecën përtej lumit Danub, shumë prej tyre u drejtuan drejt zyrave të Orbanit në Castle Hill.”Normalisht një qeveri do të rrëzohej pas një rasti të tillë”, tha një protestues.”Për ta, problemi nuk është se abuzimet ndodhën, por se ato u zbuluan”, shtoi ai.Hundreds of…

Read More

Më 13 dhe 14 dhjetor 2025, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë, në bashkëpunim me inspektorë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Inspektorati Shtetëror i Punës, kanë kryer kontrolle në katër objekte hotelierike në territorin e Kumanovës.Gjatë kontrolleve, janë identifikuar gjithsej 74 persona, ndërsa në dy objekte janë gjetur të mitur pas orës 24:00.Në njërin nga objektet, nga liria është privuar S.V. (45), e cila e kishte marrë me qira hapësirën, pasi janë gjetur 14 të mitur, prej të cilëve njëri ishte nën ndikimin e alkoolit dhe është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup për trajtim mjekësor.Gjithashtu, Inspektorati…

Read More

Mesfushori Medon Berisha i ka shpëtuar një lëndimi serioz dhe pritet të jetë jashtë fushës maksimumi brenda një muaji, kështu ka mësuar Telegrafi me burime pranë lojtarit.Ylli i Lecces u largua mes lotësh në përballjen ndaj Pisa në Serie A, ndërsa mediat italiane fillimisht raportuan se ka gjasa të këtë këputur muskujt aduktorë, që do t’ia pamundësonin të rikthehej në fushë për disa muaj.Megjithatë, Telegrafi me burime pranë lojtarit merr vesh se lëndimi i Berishës nuk është aq serioz. Mesfushori “Kuq e Zi” e ka çarë muskulin, diku 10 centimetër mbi ligamentin kryesor të gjurit. Ai do t’i kryejë testet…

Read More

Banorët e BBVK dhe fansat e spektaklit janë tronditur ditët e fundit nga një seri incidentesh që përfshijnë Labin. Ai, i njohur për karakterin e tij impulsiv dhe reagimet e papritura, është vënë në qendër të vëmendjes pas disa deklaratave kontradiktore dhe momenteve tensionuese brenda shtëpisë.Incidenti filloi kur një video që po qarkullon gjerësisht në TikTok tregoi Labin duke i thënë Londrimit: “Nënën kam me ta dhanë, nëse të le të flesh”, ndërsa ky i fundit po vallëzonte në oborr me muzikën që ishte lëshuar për lojtarët. BBVK/InstagramReagimi i Labit, i drejtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ndaj Londrimit, u shpërnda…

Read More