KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kontrolle policore në Kumanovë: 14 të mitur kapen pas mesnate në lokale, njëri nën ndikimin e alkoolit

Kontrolle policore në Kumanovë: 14 të mitur kapen pas mesnate në lokale, njëri nën ndikimin e alkoolit

Më 13 dhe 14 dhjetor 2025, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë, në bashkëpunim me inspektorë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Inspektorati Shtetëror i Punës, kanë kryer kontrolle në katër objekte hotelierike në territorin e Kumanovës.

Gjatë kontrolleve, janë identifikuar gjithsej 74 persona, ndërsa në dy objekte janë gjetur të mitur pas orës 24:00.

Në njërin nga objektet, nga liria është privuar S.V. (45), e cila e kishte marrë me qira hapësirën, pasi janë gjetur 14 të mitur, prej të cilëve njëri ishte nën ndikimin e alkoolit dhe është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup për trajtim mjekësor.

Gjithashtu, Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Inspektorati Shtetëror i Punës kanë shqiptuar gjobë ndaj objekteve për shkelje të kryera sipas Ligjit për veprimtari hoteliere.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave përgjegjës do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.