- Cadman për deklaratat e Vuçiqit: Nëse ka pasur informacion për aktgjykimin, duhet të ketë hetim
- Keni pjesë pa bar në lëndinë? Provojeni këtë truk të lirë pikërisht në shtator
- Barcelona nis bisedimet me Raphinhan për rinovimin, Deco takohet me brazilianin
- Kamala Harris, sërish kandidate për presidente të SHBA-së?
- Ish-ambasadori Bimo: Procesi në Hagë është politik, nuk ka lidhje me luftën
- Carlos Espi sërish heroi, Real Madridi në “frymën e fundit” triumfon ndaj Elches
- E mbani prej vitesh të njëjtën foto profili? 5 arsye pse mund ta bëni këtë
- Brahimaj: Gjykata në Hagë do të marrë një vendim të drejtë, vendim lirues
Author: korrektpress
Andrea Pirlo pritet gjerësisht të marrë përsipër detyrën si trajneri i ri i Italisë së shpejti me një kontratë deri në Kupën e Botës 2030, pasi Carlo Ancelotti dhe Pep Guardiola e refuzuan.Azzurrët mund të jenë më në fund në prag të sigurimit të një trajneri për herë të parë që kur Gennaro Gattuso dha dorëheqjen pas dështimit në ‘play-off’ të Kupës së Botës 2026.Drejtori teknik Paolo Maldini dhe këshilltari special Leonardo konfirmuan në konferencën për shtyp të djeshme se kishin folur fillimisht me ish-trajnerin e tyre të Milanit, Ancelottin, pastaj me Guardiolën.Me lajmet e sotme se Guardiola e kishte…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të RMV-së, Timço Mucunski, në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se komunikimi me vendet anëtare të Bashkimit Evropian, institucionet evropiane dhe me Bullgarinë është i vazhdueshëm, por se detajet e bisedimeve nuk bëhen publike me qëllim që të mos dëmtohet procesi, pasi negociatat publike nuk do të çonin drejt zgjidhjes së dëshiruar.Duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve, Mucunski tha se Maqedonia nuk do të bëjë asnjë lëshim lidhur me historinë dhe identitetin maqedonas. Ai shtoi se është një gjë të respektohen detyrimet ndërkombëtare, ndërsa krejt tjetër kur çështjet dypalëshe…
Operatori për shpërndarjen e energjisë elektrike, KEDS, është ndëshkuar me 65 mijë euro gjoba administrative për përdorimin e njehsorëve elektrikë me afat të skaduar të verifikimit metrologjik.Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës (AMK) dhe Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, ka bërë të ditur se gjatë kontrolleve të fundit në gjithë territorin e Kosovës janë identifikuar 13 njehsorë elektrikë që ishin në përdorim pa verifikimin e vlefshëm metrologjik.Sipas MINTI-së, për këto shkelje KEDS-it i janë shqiptuar 13 gjoba administrative, me vlerë totale prej 65 mijë eurosh.“Si rezultat i inspektimeve të fundit, janë…
Edicioni i dytë i Expo Real Kosova 2026 është hapur zyrtarisht sot në Sallën e Panaireve në Prishtina Mall, duke mbledhur kompani, investitorë dhe profesionistë të sektorit të patundshmërive, ndërtimit dhe zhvillimit urban.Ceremonia zyrtare e hapjes nisi me fjalën mirëseardhëse të organizatorit të panairit, Ekrem Tahiri, i cili përshëndeti përfaqësuesit e institucioneve, sponsorët, partnerët, ekspozuesit, mediat dhe mysafirët e pranishëm.Expo Real Kosova po konsolidohet si një platformë e rëndësishme për prezantimin e projekteve të reja zhvillimore, promovimin e mundësive për investime dhe krijimin e bashkëpunimeve ndërmjet kompanive nga Kosova, Shqipëria, rajoni dhe më gjerë.Në ceremoninë e hapjes foli edhe Krenar…
Qumështorja Vita ka bërë të ditur se i është drejtuar Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës me kërkesë për marrjen e mostrave paralele të produkteve të saj dhe të produkteve të brendit “Holla”, duke shprehur shqetësime për vonesën e rezultateve të analizave nga institucionet kompetente.Në një reagim të publikuar në Facebook, kompania njofton se kërkesa është dorëzuar më 24 korrik 2026.”Nëpërmjet kësaj komunikate, njoftojmë opinionin publik, që sot, më datë 24.07.2026, kemi paraqitur kërkesë në Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, nëpërmjet të cilës kemi kërkuar nga këto institucione që të vijnë…
Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) ka vendosur të bëjë publike një letër që presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i dërgoi njeriut të parë të futbollit argjentinas, Claudio Tapia.Letra mbërriti pas humbjes dramatike të Albicelestes në finalen dramatike të Kupës së Botës 2026 kundër Spanjës (1-0 në vazhdime), dhe në të, njeriu i parë në futbollin botëror vlerësoi performancën e Argjentinës me fjalë të zgjedhura.Edhe pse mesazhe të tilla zakonisht janë të natyrës diplomatike dhe mbeten private, AFA me krenari i postoi ato në faqen e saj zyrtare të internetit. “Ajo që ndodhi është e papranueshme”, De la Fuente ashpërson tonin…
E kupton që do të jetë një ditë e gjatë kur ndihesh i lodhur, ndërkohë që ende nuk ka ardhur dreka. Nëse kjo të tingëllon e njohur, ka shumë mundësi që të mbështetesh te kafeina për ta përballuar ditën. Ndoshta pi disa filxhanë kafe në mëngjes dhe më pas kalon te pijet energjike pasdite.Pijet me kafeinë mund të ndihmojnë për një rritje të shpejtë të energjisë, por mbështetja e tepërt tek ato mund të fshehë një problem më të thellë. (Pa përmendur rënien e pashmangshme të energjisë që vjen më pas.) Disa arsye të mundshme për lodhjen e vazhdueshme përfshijnë…
Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të enjten pasdite në fshatin Baicë të Istogut.Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.”Sot rreth orës 13:10, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Baicë-Istog. Në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, deklaroi Rugova për Telegrafin.Sipas tij, të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë për trajtim mjekësor.”Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në…
Në orët e para të ditës së sotme (24.07.2026) në SPB Shkup është raportuar se në rrugën magjistrale Shkup – Pikëkalimi Kufitar Bllacë e Poshtme ka ndodhur një aksident rrugor.Siç njoftojnë nga MPB, aksidenti ka ndodhur ndërmjet një automjeti udhëtarësh “Kia” me targa të Kosovës, të drejtuar nga K.C. (33) nga Kosova dhe një automjeti udhëtarësh “Volkswagen Golf” me targa të Kosovës, të drejtuar nga S.J. (61) nga Kosova.”Në aksident, lëndime të rënda trupore kanë pësuar të dy shoferët dhe bashkudhëtaret e automjetit “Volkswagen Golf”, S.J. (54) dhe E.J. (20), ndërsa lëndime trupore bashkëudhëtarët e automjetit “Volkswagen Golf” B.H. (23)…
Trajneri i Manchester City, Enzo Maresca, ka shprehur entuziazmin e tij pas marrjes së drejtimit të klubit dhe e përshkroi mundësinë si një privilegj.Italiani mbajti konferencën e tij të parë për shtyp si trajner i City dhe pranoi se ndihet rehat që po kthehet në klub, pasi më parë ka punuar si pjesë e stafit të trajnerëve të Pep Guardiolës.”Ndihem si në shtëpi dhe shumë mirë. Jam i lumtur. Është një privilegj, arsyeja pse klubi vendosi të më transferojë mua do të thotë se është një privilegj”, ka thënë fillimisht Maresca. Maresca i kërkon drejtuesve të Man Cityt plotë 250…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari