KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aksident në rrugën Shkup – Bllacë, lëndohen gjashtë shtetas të Kosovës

Aksident në rrugën Shkup – Bllacë, lëndohen gjashtë shtetas të Kosovës

Në orët e para të ditës së sotme (24.07.2026) në SPB Shkup është raportuar se në rrugën magjistrale Shkup – Pikëkalimi Kufitar Bllacë e Poshtme ka ndodhur një aksident rrugor.

Siç njoftojnë nga MPB, aksidenti ka ndodhur ndërmjet një automjeti udhëtarësh “Kia” me targa të Kosovës, të drejtuar nga K.C. (33) nga Kosova dhe një automjeti udhëtarësh “Volkswagen Golf” me targa të Kosovës, të drejtuar nga S.J. (61) nga Kosova.

“Në aksident, lëndime të rënda trupore kanë pësuar të dy shoferët dhe bashkudhëtaret e automjetit “Volkswagen Golf”, S.J. (54) dhe E.J. (20), ndërsa lëndime trupore bashkëudhëtarët e automjetit “Volkswagen Golf” B.H. (23) dhe B.I. (35), të gjithë nga Kosova, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori” dhe në Qendrën e Urgjencës pranë kompleksit të klinikave “Nënë Tereza” në Shkup”.

“Me urdhër të prokurorit publik, shoferi i automjetit Kia, K.C., do të privohet nga liria pas daljes nga spitali. Një ekip hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes”, thonë nga MPB Maqedoni.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.