KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Carlos Espi sërish heroi, Real Madridi në “frymën e fundit” triumfon ndaj Elches

Carlos Espi sërish heroi, Real Madridi në “frymën e fundit” triumfon ndaj Elches

Real Madridi ka marrë një fitore të vështirë në udhëtim te Elche, në kuadër të xhiros së gjashtë në La Liga.

“Los Blancos” fituan me një gol të vonshëm për epilogun përfundimtar 2-3.

Real Madridi e nisi fuqishëm për të krijuar disa aksione, ndërsa ishte portieri vendas Matias Dituro që shënoi autogol pasi e devijoi goditjen e Arda Guler nga gjuajtja e lirë (25’).

Ndërsa, tetë minuta më vonë Yan Diomande asistoi për Kylian Mbappen, i cili dyfishoi epërsinë (33’).

Mbappe shënoi sërish pak minuta më vonë por që goli u anulua për pozitë jashtë loje (41’).

Sidoqoftë, Elche e shokoi Realin në pjesën e dytë. Fillimisht Abiel Osorio që shënoi me kokë pas harkimit të Cepeda për ta ngushtuar epërsinë (71’).

Kurse, Fer Nino realizoi një supergol për ta barazuar rezultatin (83’).

Sidoqoftë, pas kësaj Real Madridi u fut me tërë ekipin në pjesën ofensive dhe heroi ishte Carlos Espi që shënoi pas asistimit të Mbappes (90+1’).

Me këtë fitore, Reali shkon në kuotën e 15 pikëve ndërsa Elche renditet në fund me dy sosh./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.