Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve, sot në Gjykatën Penale në Shkup vazhdoi gjykimi i gjykatësit të Gjykatës së Apelit, Gjoko Ristov. Në seancën e sotme u dëgjuan dy dëshmitarë, një nga Prokuroria – pronari i një dyqani telefonash celularë dhe një nga mbrojtja – avokat, i cili mori pjesë në bastisjen në shtëpinë e prindërve të Ristovit në Negotinë.
Gjykimi vazhdon më 6 tetor, kur duhet të vazhdojë dëgjimi i dëshmitarëve të mbrojtjes, mes të cilëve edhe Fehmi Stafa.
Dëshmitari i Prokurorisë, i punësuar si specialist i sigurisë kibernetike në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe pronar i një dyqani celularësh për shërbimin dhe shitjen e telefonave celularë në Shkup, iu përgjigj vetëm një pyetjeje nga prokurorja Haxhi Vasileva – “a ishte i pandehuri Gjoko Ristov më 3 dhjetor të vitit 2025 për të riparuar një telefon celular”, për të cilën dëshmitari tha “nuk kam marrë telefon nga zotëria dhe kam dhënë të dhënat e mia të plota për marrjen e telefonave nga sistemi im”.
Në pyetjet e kryqëzuara nga mbrojtja e Gjoko Ristovit, avokati Zvonko Davidoviq, dëshmitari sqaroi se si bëhet evidentimi për mbajtjen e telefonave që kanë ardhur në servis. “Shkruajmë se cili telefon ka ardhur dhe numrin e telefonit dhe emrin e personit që e ka sjellë”, deklaroi dëshmitari.
Dëshmitari gjithashtu sqaroi se Prokuroria kishte ardhur dhe kishte kërkuar një telefon specifik Samsung nëse ishte sjellë në servis, pas së cilës ai u tregoi atyre në procesverbal se nuk kishte telefon të tillë. Në pyetjen e të pandehurit Gjoko Ristov, nëse më 3 dhjetor pas orës 19 ai erdhi dhe i dha telefonin Samsung të zi me ekran të thyer dhe i tha “a mund të nxjerrim të dhëna” dhe “më thatë jo”, dëshmitari tha se nuk e mbante mend.
Prokurorja Iskra Haxhi Vasileva, pas marrjes në pyetje të dëshmitarit, i kërkoi Gjykatës të shqyrtojë dosjet e lëndëve për dy të pandehur – Marian Stoevski dhe Fehmi Stafa, ku gjykatësi është tani i pandehuri Gjoko Ristov.
Me këtë përfundoi paraqitja e provave nga Prokuroria dhe filloi paraqitja e provave të mbrojtjes.
Dëshmitari i mbrojtjes, avokati Aleksandar Varella, i cili ishte i pranishëm në bastisjen në shtëpinë e Zdravko dhe Donka Ristovit në Negotinë, shpjegoi në detaje para Gjykatës se si u zhvillua bastisja e dytë në të dy ditët në janar.
Ai sqaroi se ishte thirrur nga djali i Zdravkos, Angel Ristov, pas çka kishin qenë në banjën Negorcë, nga ku e kishin marrë Zdravkon.
“Bastisja ishte intensive dhe menduam se gjithçka kishte mbaruar. Por na thanë se duhet të vinin edhe të nesërmen. Dita e dytë filloi me kontrollimin e dhomave dhe vendeve të njëjta. Ata kontrolluan edhe pjesën e pasme të shtëpisë, e cila ka hyrje të veçantë”, deklaroi dëshmitari.
Gjatë kontrollit të dytë, ata qëndruan në kuzhinë dhe kontrolluan pllakat, me dyshimin se disa pllaka jepnin një goditje të shurdhër.
“Nxorën pesë pllaka, pastaj pesë të tjera, ranë, u thyen. Edhe unë isha aty dhe pronari Zdravko dhe dy policë që po hiqnin pllakat. Zdravko kundërshtoi “mos i thyej pllakat ose hiqi ngadalë, do të duhet t’i kthesh përsëri”. Por ata nuk mundën të gjenin asgjë dhe filluan t’i thyejnë të gjitha me radhë dhe arritën në rreshtin e fundit, ku u shfaq një vrimë. Zdravko, si njeri që u befasua, vetëm tha, “aj ndodhi”. Pra, ndodhi. E pyeta se çfarë ishte, ai vetëm tha “aj”. Më pas policia e pyeti se çfarë kishte atje, në mënyrë që të dinte të thërriste specialistë. Pastaj Zdravko tha, nuk ka nevojë, janë para. Më pas policët filluan t’i nxjerrin, në mënyrë të tillë që duhej të thyhej një pjesë për t’i nxjerrë. I nxorën dhe mendoj se nxorën 13 pako. Policia që po e drejtonte punën gjatë gjithë kohës herë pas here telefononte dhe fliste mënjanë, mendoj se po konsultohej me dikë se si të vepronte. Kur gjetën paratë, u thirr një person nga teknika kriminale për të bërë fotografi”, deklaroi dëshmitari.
Dëshmitari sqaroi se pasi gjetën paratë, ai zbriti dhe e pyeti Zdravkon pse nuk i kishte thënë, në çka ai i tha “nuk mendoja se do të shkonin aq larg, duke ditur se si u zhvillua kontrolli herën e parë”.
“Më tha, “Nuk e dija se do të shkonin aq larg, nuk doja që fëmijët ta dinin se kisha para”. I thashë, e di që tani mund të t’i marrin, e ai më tha “le të bëjnë ç’të duan, paratë janë të miat”, tha dëshmitari.
Ai tha se kur e pyeti Zdravkon se sa para kishte, ai pa hezitim i tha se kishte mbi 300.350 mijë euro.
“Me këtë më bëri të ditur se ai e dinte për paratë, por nuk më tha mua si avokat”, deklaroi dëshmitari.