Trajneri i Manchester City, Enzo Maresca, ka shprehur entuziazmin e tij pas marrjes së drejtimit të klubit dhe e përshkroi mundësinë si një privilegj.
Italiani mbajti konferencën e tij të parë për shtyp si trajner i City dhe pranoi se ndihet rehat që po kthehet në klub, pasi më parë ka punuar si pjesë e stafit të trajnerëve të Pep Guardiolës.
“Ndihem si në shtëpi dhe shumë mirë. Jam i lumtur. Është një privilegj, arsyeja pse klubi vendosi të më transferojë mua do të thotë se është një privilegj”, ka thënë fillimisht Maresca.
“E konsideroj Pepin trajnerin më të mirë në botë në 20-25 vitet e fundit. Është një sfidë”.
“E njoh mjaft mirë organizatën, i njoh njerëzit brenda klubit që prej vitesh. Struktura e klubit dhe kur një klub ka tre trajnerë në pothuajse 20 vjet, kjo tregon sa serioze është kjo strukturë dhe ata e kuptojnë se duhet t’i japin kohë gjithçkaje”, përfundoi italiani.
Ndryshe, Maresca së fundmi ishte trajner i Chelseat, me të cilët fitoi Kupën e Botës për Klube, por u shkarkua në mes të sezonit, edhe pse ishte brenda objektivave. /Telegrafi/
