Author: korrektpress

Një shtetas shqiptar me inicialet K.M është arrestuar në Serbi, për llogari të drejtësisë shqiptare, pasi në janar të vitit 2025, dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë.“Në vijim të bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe specialistëve të Interpol Beogradit, u arrestua provizorisht në Serbi, në vijim të operacionit “The Wanted”, shtetasi shqiptar, K. M., 24 vjeç”, tha policia.K.M ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në muajin mars 2025, Gjykata e Dibrës i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.24-vjeçari akuzohet se në muajin janar 2025, dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë.…

Read More

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, njoftoi sot nënshkrimin e kontratës për një investim prej 6 milionë eurosh, që synon rritjen e efiçiencës energjetike në 20 ndërtesa publike në kryeqytet.Sipas Ramës, me mbështetjen e BERZH-it dhe Bashkimit Evropian, investimi do të përfshijë shkolla, çerdhe dhe Qendra të Mjekësisë Familjare, duke siguruar kushte më të mira, kursim energjie dhe standarde evropiane.“Ky është një hap i rëndësishëm drejt një Kryeqyteti më të qëndrueshëm dhe më të mirë për qytetarët tanë”, ka shkruar Rama.Projekti synon përmirësimin e infrastrukturës publike dhe promovimin e qëndrueshmërisë energjetike në qytet, duke e afruar Prishtinën me standardet moderne europiane.…

Read More

SPB Tetovë ka parashtruar kallëzime penale ndaj disa individëve dhe kompanive të transportit për mashtrim dhe dhënien e deklaratave të rreme. Ata dyshohet se përgatitën fatura për transportin e nxënësve, edhe pse kontratat me shkollat e mesme u kishin skaduar. Në disa raste, të dyshuarit dhanë deklarata të rreme para noterit për të marrë vendime për urdhër pagesa.“SPB-Tetovë ka parashtruar kallëzim penal kundër M.Z. (46) nga Tetova dhe një personi juridik, ndërmarrje transporti nga Tetova, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “mashtrim” dhe “dhënie e deklaratës së rreme”. Gjatë shtatorit dhe tetorit të vitit 2024,…

Read More

Me afrimin e festave të fundvitit, Auto Mita ka lansuar ofertat e reja promovuese për gamën e veturave Renault, Nissan dhe Dacia, duke ofruar zbritje deri në 10,000 euro, goma dimri falas dhe përfitime shtesë për klientët.Ofertat përfshijnë disa nga modelet më të kërkuara në treg, nga SUV-të hibride me teknologji të avancuar e deri te veturat urbane ekonomike, duke krijuar mundësi të favorshme për ata që planifikojnë blerjen e një veture të re në këtë periudhë festive.Një nga ofertat kryesore është Nissan X-Trail Tekna ePower Full Hybrid, i cili nga 56,990 euro tani ofrohet për 46,990 euro, duke përfshirë…

Read More

Mbrëmjes e së martës është hapur fushata e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në sheshin që mban emrin e heroit kombëtar “Fadil Vata” në qytetin e Suharekës.Në një organizim që mblodhi qindra përkrahës, kandidati i ri i PDK-së nga qyteti i Suharekës dhe një nga ata që ka nisur furishëm këtë fushatë, Arben Gega me numër 68, u shpreh se Kosova ka nevojë për stabilitet politik, bashkim dhe zhvillim ekonomik, duke theksuar se qytetarët meritojnë paga më të larta, çmime më të përballueshme dhe siguri për familjet e tyre.Ai tha se përvoja e tij profesionale dhe lidhja e fortë me…

Read More

Në vitin 2024, në Bashkimin Evropian kishte 737,142 autobusë dhe autobusë motorik (duke përfshirë trolejbusë dhe minibusë), 1,6 autobusë dhe autobusë motorik në 1000 banorë. Maqedonia e Veriut me 3,690 autobusë ose me nga 2 autobusë në 1000 banorë është pak mbi mesataren evropiane.Numri më i madh i autobusëve dhe autobusëve motorik në 1000 njerëz është vërejtur në Maltë (4,6), pastaj vijojnë Luksemburgu (4,0) dhe Estonia (3,7). Normat më të ulëta janë vërejtur në Holandë (0,5), Gjermani (1,0) dhe Austri (1,2), tregojnë të dhënat për pajisjen transportuese të publikuar nga Eurostat.Në rajon më së shumti autobusë në 1.000 banorë ka…

Read More

Tregu i punës në Shtetet e Bashkuara po ngadalësohet, sipas raportit më të fundit të publikuar për muajin nëntor. Punëdhënësit shtuan vetëm 64 mijë vende pune, shumë më pak se nivelet e zakonshme të muajve të mëparshëm, ndërkohë që shkalla e papunësisë u rrit në 4.6 për qind, niveli më i lartë që nga viti 2021.Raporti për punësimin u vonua për shkak të pezullimit të punës së qeverisë federale, që zgjati 43 ditë, duke bërë të pamundur mbledhjen e plotë të statistikave për tetorin dhe nëntorin. Të dhënat e korrigjuara për tetorin tregojnë një humbje prej rreth 105,000 vende pune,…

Read More

Sot askush nuk dëshiron të ngasë një veturë të re me marsh manual, thotë shefi i Hyundait për Evropën. Hyundai kishte ofruar modelin sportiv i30 N me marsh manual. Ky automobil nuk është më në ofertë. Sipas drejtorit teknik të Hyundait për Evropën, Tyrone Johnson, thjesht nuk ka më blerës për vetura të tilla, siç tha ai në një intervistë për revistën Car Magazine. Është e qartë, sipas përvojës së tyre, se të gjithë shoferët duan transmision automatik.Megjithatë, Tyrone Johnson kryesisht i referohet tregut amerikan. Atje vetëm 30 për qind e shitjeve të modelit krejtësisht të ri Elantra N, i…

Read More

Afati kalimtar i transferimeve të dimrit po afron dhe futbolli anglez tashmë ka një emër që dominon titujt kryesorë: Daniel Munoz, i cili është në shënjestër të Manchester Cityt, Manchester Unitedit, Chelseat dhe Liverpoolit.Mbrojtësi i djathtë kolumbian i Crystal Palace është bërë lojtari më i kërkuar për të forcuar mbrojtjen e klubeve elitare këtë janar. Prania e tij fizike nën drejtimin e Oliver Glasner e ka transformuar atë në një lojtar jetësor, dhe mungesa e tij për shkak të lëndimit ka nxjerrë në pah mangësitë e sistemit aktual.Ndikimi i Munoz në klubin londinez ka qenë aq i menjëhershëm saqë projektet…

Read More