KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Hyundai: Askush nuk dëshiron makina me transmision manual!

Hyundai: Askush nuk dëshiron makina me transmision manual!

Sot askush nuk dëshiron të ngasë një veturë të re me marsh manual, thotë shefi i Hyundait për Evropën.

Hyundai kishte ofruar modelin sportiv i30 N me marsh manual. Ky automobil nuk është më në ofertë.

Sipas drejtorit teknik të Hyundait për Evropën, Tyrone Johnson, thjesht nuk ka më blerës për vetura të tilla, siç tha ai në një intervistë për revistën Car Magazine. Është e qartë, sipas përvojës së tyre, se të gjithë shoferët duan transmision automatik.

Megjithatë, Tyrone Johnson kryesisht i referohet tregut amerikan. Atje vetëm 30 për qind e shitjeve të modelit krejtësisht të ri Elantra N, i cili ende ofrohet me tre pedale, ishin të pajisura me marsh manual.

Pjesa tjetër kishte transmision me 8 shpejtësi dhe dy tufë (dual-clutch). Të gjitha modelet e tjera janë të disponueshme vetëm me transmision automatik.

Hyundai nuk është i vetmi që këto ditë po heq dorë nga marshat manualë. BMW tashmë ka deklaruar se M2 aktual do të jetë makina e fundit me transmision manual. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.