- LSDM: Askush nga OBRM-PDUKM ose ZNAM-i nuk jeton me pagën e tij, por me tenderë në kurriz të qytetarëve
- Aksident i rëndë në Loxhë të Pejë, ndërron jetë një grua
- Barcelona do të dëgjojë ofertat në verë për tre titullarët e ekipit
- Besimi nuk duhet të shfrytëzohet për spektakël: Xheneta kritikon mënyrën si u trajtua vendimi i Albës
- Nëse kompjuteri juaj sillet kështu, ndoshta po spiunoheni – çfarë duhet të bëni
- Kroati fitoi 500 mijë euro në Eurojackpot, thotë se ka një strategji të veçantë
- Rusia sulmon infrastrukturën energjetike të Ukrainë
- Mbushën veturën me derivate duke paguar me para false, Policia arreston tre të dyshuarit
Author: korrektpress
Zëvendëskryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për Qeverisje të mirë, Arben Fetai, mori pjesë në Sesionin e 11-të të Konferencës së shteteve palë të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit (COSP11) e cila po mbahet në Doha.Fetai foli në panelin kushtuar strategjive gjithëpërfshirëse kundër korrupsionit në Evropën Juglindore, ku theksoi se politikat dhe strategjitë kundër korrupsionit japin rezultate të qëndrueshme vetëm kur mbështeten nga udhëheqje e fortë qeveritare, koordinim efektiv institucional dhe përfshirje aktive e shoqërisë civile.Në fjalën e tij, ai deklaroi se dokumentet strategjike kanë vlerë reale vetëm kur përkthehen në mekanizma konkretë zbatimi, monitorimi dhe…
Komuna e Rahovecit, përmes Drejtorisë për Buxhet dhe Financa – Zyra e Tatimit në Pronë, ka njoftuar të gjithë tatimpaguesit që ende nuk e kanë kryer pagesën e tatimit në pronë për vitin 2025, që këtë obligim ta përmbushin brenda afatit ligjor.Sipas njoftimit zyrtar, pagesa e tatimit në pronë duhet të realizohet më së largu deri më 31 dhjetor 2025, në mënyrë që të shmanget llogaritja e interesit dhe gjobave për vitin 2026.Nga komuna bëhet e ditur se, në rast të moskryerjes së pagesës brenda këtij afati, do të aplikohen masa ndëshkuese financiare. Konkretisht, parashihet një gjobë prej 10 për…
Komisariati Serb për Refugjatët dhe Migracionin u ka bërë thirrje personave të zhvendosur brenda Serbisë që të marrin pjesë dhe të votojnë në zgjedhjet që mbahen në Kosovë, veprim që po shihet si ndërhyrje e drejtpërdrejtë e institucioneve serbe në procesin zgjedhor të një shteti tjetër.“Me apelin e bashkatdhetarëve tanë nga Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë, Republika e Serbisë u bën thirrje personave të zhvendosur brenda vendit nga krahina jugore, të vendosur përkohësisht në Serbinë qendrore, të votojnë në zgjedhjet në Krahinën Autonome të Kosovës dhe Metohisë të planifikuara për 28 dhjetor 2025”, thuhet në njoftim.Komisariati për Refugjatët dhe…
Barcelona u përball me një rrezik real për t’u përjashtuar nga Liga e Kampionëve për shkak të çështjes në vazhdim “Negreira”, sipas raportimeve.Pretendohet se klubi ka qenë seriozisht i kërcënuar me një largim, deri në momentin kur presidenti Joan Laporta realizoi një ripozicionim strategjik me UEFA-n, përfshirë distancimin publik nga projekti i Superligës Evropian, gjë që ndihmoi në shmangien e sanksioneve më të rënda.Skandali, i cili përfshin mbi 8 milionë euro pagesa të kryera nga viti 2001 deri në 2018 ndaj kompanive të lidhura me ish-nënkryetarin e Komitetit të Gjyqtarëve, Jose Maria Enriquez Negreira, nxiti një hetim të UEFA-s që…
Benita Zena ka folur edhe një herë për Elijona Binakajn, me të cilën nuk ka raporte të mira që nga fillimi i këtij Big Brotheri.Ajo ka thënë se banorja po viktimizohet duke përdorur tragjedinë e familjes.Në një diskutim me Labinot Rexhën, këngëtarja shtoi se banorja doli keq në Prime. Foto: Instagram”Është vetëm hije edhe mbet. Ata e kanë hije pak përmas aty se ec shpejt. Të gjitha false janë, e di unë”, tha ajo.”Që nuk e do publiku e do se u viktimizua deri në pikën e fundit e ka historinë e fortë”, shtoi ndër tjerash.Elijona ndërkohë ka rrëfyer se…
Manchester United beson se është “ndëshkuar padrejtësisht” përpara përballjes së tyre në Ligën Premier kundër Bournemouth dhe, sipas raportimeve, e ka përshkallëzuar çështjen deri te FIFA.United dhe Bournemouth dhuruan një ndeshje spektakolare që përfundoi 4-4 në ‘Old Trafford’ të hënën në mbrëmje, ku dobësitë defanzive të të dyja skuadrave u vunë në pah gjatë gjithë takimit.Ruben Amorim ishte pa tre mbrojtës për këtë ndeshje, përfshirë Harry Maguire dhe Matthijs De Ligt, ndërsa Noussair Mazraoui mungoi pasi kërkesa e klubit për ta pasur në dispozicion u refuzua.FIFA kishte njoftuar më herët gjatë këtij muaji se afati për lirimin e lojtarëve drejt…
Në ambientet e Komunës së Fushë-Kosovës, kryetari Valon Prebreza ka pritur sot Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.Gjatë takimit, pas urimit për mandatin e kryetarit të komunës, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Fushë-Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë për ndërtimin e një Qendre Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) të re në këtë qytet.Sipas njoftimit të komunës, vlera fillestare e këtaj projekti, i cili vlerësohet si tejet i domosdoshëm për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët, është 2.5 milionë euro.Nga Komuna e Fushë-Kosovës bëhet e ditur se bashkëpunimi me institucionet qendrore do…
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski. paralajmëroi se nga 1 janari përveç që sindikatat do ta llogarisin shportën minimale konsumatore edhe ata si Qeveri do të bëjnë llogaritje për shportën mesatare konsumatore, e cila do të jetë për të paktën një familje me katër anëtarë. Në këtë temë do të bisedohet në Këshillin Ekonomik – Social, i cili është caktuar më 22 dhjetor.“Një nga pikat sigurisht që do të jetë llogaritja e shportës mesatare konsumatore, e cila u vendos në mbikëqyrje të sindikatave dhe punëdhënësve për ta parë, nëse e miratojnë. Nga 1 janari, përveç shportës minimale sindikale, do…
Kiara Tito është përzgjedhur si moderatore e Big Brother VIP Fan Club për këtë edicion në Shqipëri.Në rolin e opinionistes është ish-banorja Françeska Murati dhe i dyti u zgjodh Arjan Konomi.Sivjet ky format do të fillojë menjëherë pas spektaklit të parë më 21 dhjetor. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Fan Club (@bigbrothervip.fanclub)BBVA 5 nis të shtunën (20 dhjetor) nën moderimin e Ledion Liços, për të tretën herë radhazi.Ai është pëlqyer tejet shumë nga publiku për mënyrën se si e udhëheq këtë reality shou dhe për atë se si i trajton çështjet. View this…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se nuk beson se do të ketë tërheqje të trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, pavarësisht diskutimeve që kanë pasuar publikimin e Strategjisë Kombëtare të Sigurisë të Shteteve të Bashkuara.E pyetur në një intervistë për Bloomberg më 17 dhjetor 2025, gjatë qëndrimit të saj në Bruksel, Osmani tha se Ballkani Perëndimor ka qenë dhe mbetet rajon shumë i rëndësishëm për SHBA-në dhe për presidentin amerikan Donald Trump.Ajo theksoi se Kosova është një histori suksesi amerikan dhe se ka gëzuar mbështetje dypartiake nga Uashingtoni. Sipas saj, shpallja e pavarësisë ndodhi gjatë një administrate republikane,…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari