KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Serbia ndërhyn në procesin zgjedhor: Thirrje nga Komisariati serb për votim në Kosovë

Serbia ndërhyn në procesin zgjedhor: Thirrje nga Komisariati serb për votim në Kosovë

Komisariati Serb për Refugjatët dhe Migracionin u ka bërë thirrje personave të zhvendosur brenda Serbisë që të marrin pjesë dhe të votojnë në zgjedhjet që mbahen në Kosovë, veprim që po shihet si ndërhyrje e drejtpërdrejtë e institucioneve serbe në procesin zgjedhor të një shteti tjetër.

“Me apelin e bashkatdhetarëve tanë nga Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë, Republika e Serbisë u bën thirrje personave të zhvendosur brenda vendit nga krahina jugore, të vendosur përkohësisht në Serbinë qendrore, të votojnë në zgjedhjet në Krahinën Autonome të Kosovës dhe Metohisë të planifikuara për 28 dhjetor 2025”, thuhet në njoftim.

Komisariati për Refugjatët dhe Migracionin i Serbisë u kujton palëve të interesuara se ata mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre nëse posedojnë një kartë identiteti të vlefshme të lëshuar nga institucionet në Kosovë.

“Çdo votë është e rëndësishme për qëndrimin dhe mbijetesën e popullit tonë në Kosovë dhe Metohi”, thotë Komisariati.

Thirrja vjen në prag të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit dhe ngre shqetësime për vazhdimin e përpjekjeve të Beogradit zyrtar për të ushtruar ndikim politik mbi qytetarët serbë në Kosovë, përmes strukturave shtetërore dhe mekanizmave të kontrolluar prej tij.

Kjo thirrje shihet si pjesë e një strategjie më të gjerë të Serbisë për të ruajtur ndikimin politik në Kosovë, veçanërisht në komunat me shumicë serbe, duke instrumentalizuar çështjen e personave të zhvendosur për qëllime politike.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.