KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e QKMF-së së re në Fushë Kosovë

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e QKMF-së së re në Fushë Kosovë

Në ambientet e Komunës së Fushë-Kosovës, kryetari Valon Prebreza ka pritur sot Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Gjatë takimit, pas urimit për mandatin e kryetarit të komunës, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Fushë-Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë për ndërtimin e një Qendre Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) të re në këtë qytet.

Sipas njoftimit të komunës, vlera fillestare e këtaj projekti, i cili vlerësohet si tejet i domosdoshëm për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët, është 2.5 milionë euro.

Nga Komuna e Fushë-Kosovës bëhet e ditur se bashkëpunimi me institucionet qendrore do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me synim realizimin e projekteve të tjera në interes të qytetarëve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.