Author: korrektpress

Një ngjarje e tensionuar u zhvillua sot mes disa banorëve, duke shkaktuar situatë të sikletshme dhe qesharake njëkohësisht. Në një video që qarkullon, shihet Labi duke e ndjekur Jasminën dhe duke ecur ngjitur me të, pavarësisht kërkesave të saj për distancim.Jasmina i lutej Labit: “Mos më blloko rrugën, largohu”, ndërsa Labi i përgjigjej: “Mos më shtyj”, edhe pse ai vetë nuk largohej nga ajo. BBVK/InstagramSituata u tensionua më tej kur Klodi ndërhyri duke i thënë Labit: “Po ti je në rrugë të saj”. Labi reagoi me nervozizëm duke thënë: “Mbylle gojën!”, ndërsa Klodi ia ktheu: “Mbylle ti!”.Më pas, Labi doli…

Read More

Skuadra rumune Arges u mposht me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Otelul Galatit në kuadër të javës së 21-të të kampionatit.Kjo ishte ndeshja e dytë pa fitore për Arges, pas barazimit pa gola 0-0 xhiron e kaluar ndaj Botosanit në shtëpi.Golin e vetëm në këtë ndeshje për Arges e shënoi reprezentuesi kosovar Leard Sadriu, i cili realizoi në minutën e 87-të për të ngushtuar shifrat në 2-1. – YouTube www.youtube.com Sidoqoftë, ky gol i Sadriut nuk ishte i mjaftueshëm, pasi skuadra e tij nuk arriti që në fund ta evitojë humbjen.Për 24-vjeçarin ky ishte goli i tij i tretë këtë…

Read More

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se në kuadër të hetimeve intensive për kidnapimin e shtetasit të Kosovës, Milan Vukashinoviq, sot është arrestuar një person i dyshuar në Leshak.Sipas Sveçlës, arrestimi është kryer në një operacion të përbashkët mes Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. I arrestuari, me inicialet V.M., është ish-pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, i cili ishte integruar në Policinë e Kosovës sipas marrëveshjes së vitit 2013, nga e cila më pas kishte dhënë dorëheqje.Autoritetet dyshojnë se V.M. ka bashkëpunuar dhe ka mbështetur vazhdimisht strukturat e sigurisë së…

Read More

Një projekt që synon të nxjerrë nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët nga mësimi i zakonshëm drejt punës praktike në terren tashmë ka mbërritur në Këshillin e Qytetit të Shkupit. Bëhet fjalë për një nismë të dorëzuar nga këshilltari Naim Bajrami që kërkon zyrtarizimin e vullnetarizmit rinor, si një urë lidhëse mes edukimit dhe institucioneve lokale. Megjithëse hapi i parë u hodh, fati i këtij propozimi tashmë mbetet në duart e këshilltarëve, nga të cilët kërkohet mbështetje për ta kthyer atë në një realitet për të rinjtë e kryeqytetit.“Në aspektin shoqëror rrit ndjenjën e përgjegjësisë e të rinjve ndaj…

Read More

Kush ishte Jeffrey Epstein?I përshkruar nga New York Magazine në vitin 2002 si një “njeri me para misterioze”, Jeffrey Epstein u katapultua në kulmin e elitës globale duke u kujdesur për miliarda dollarë asete nga një bazë klientësh kryesisht sekrete.Marrëdhëniet e tij me burra të fuqishëm – si Donald Trump, ish-presidenti Bill Clinton dhe Andrew Mountbatten-Windsor – kanë qenë burim spekulimesh të pafundme.As Trump dhe as Clinton nuk janë akuzuar për ndonjë shkelje, ndërsa Andrew gjithmonë ka mohuar çdo shkelje.Hetimi i parëPolicia në Palm Beach, Florida, filloi hetimin e Epstein në vitin 2005 pasi ai u akuzua se i kishte…

Read More

Milot Rashica mund të jetë një nga emrat që pritet të lëvizë në Superligën e Turqisë gjatë afatit kalimtar të janarit. Sipas raportimeve të mediave turke, Trabzonspori ka shfaqur interes konkret për sulmuesin e krahut të djathtë të Besiktasit.Klubi nga Trabzoni po kërkon përforcime në repartin ofensiv, me theks të veçantë në krahun e djathtë, dhe profili i Rashicës shihet si një zgjidhje e përshtatshme për nevojat e skuadrës.Nëse ky transferim realizohet, Rashica do të kishte mundësinë të ribashkohej me Ernest Muçin, me të cilin ka ndarë fushën më parë te Besiktasi. Muçi, reprezentues i Shqipërisë, është aktualisht pjesë e…

Read More

Prindërit shpesh ngarkohen me gjëra që në të vërtetë nuk janë thelbësore, ndërsa këto janë ato që fëmijët i mbajnë mend realisht nga koha e rritjes së tyreKur mendoni për fëmijërinë tuaj, me shumë gjasë mendimi i parë nuk ka të bëjë me atë se çfarë atlete kishit, por me mënyrën se si jeni ndjerë. Kujtimet më të forta nga fëmijëria lidhen me faktin nëse jemi ndier të sigurt, të dashur, të kuptuar dhe të pranuar. Ndërveprimet e përditshme, disponueshmëria emocionale në momente të vështira dhe vlerat që prindërit ua tregojnë fëmijëve çdo ditë, si mirësia dhe ndershmëria, e formësojnë…

Read More

Sistemi “Termini Im” është një nga pikat ku qytetarët më së shumti ndjejnë nevojën për një shërbim të shpejtë, të qasshëm, të drejtë dhe transparent, theksoi për TVM2 Ministri i Shëndetsisë, Azir Aliu.Sipas tij së shpejti do të krijojnë një qendër nacionale e cila do të ketë në fokus informatat dhe proceset brenda sistemit “Termini im” që pacientët sa më shpejtë dhe më lehtë të arrijnë në terminin e caktuar tek mjeku specialist.“Kemi hapur dhe procese për të krijuar një qendër nacionale ‘Data Cent’, qendër në të cilën do t’i kemi të gjitha të fokusuara, si informatat, ashtu e dhe…

Read More

Vajza e madhe e Kim Kardashian, North West, ka hapur llogarinë e saj personale në Instagram, duke debutuar me një fotografi të stilizuar dhe mbishkrimin e thjeshtë: “Postimi i parë”. Në fotografinë e saj, 12-vjeçarja shfaqet me një bluzë Balenciaga, minifund të zi dhe aksesorë, duke bërë shenjë paqeje dhe me shprehje të qetë.Megjithëse biografia e llogarisë thekson se ajo “menaxhohet nga prindërit”, babai i saj, reperi Kanye West, ka qenë më parë kundër pranisë së fëmijëve në rrjetet sociale, shkruan DailyMail. Në vitin 2022, Kanye u shpreh publikisht se nuk do të lejonte që vajza e tij të përdorej…

Read More

Çmimet e naftës ruse vazhdojnë të bien nën presionin e sanksioneve amerikane, të cilat kanë ndërprerë flukset e eksportit drejt Indisë dhe Kinës.Çmimi i naftës bruto të Uralit, i transportuar nga porti i Novorossiysk në Detin e Zi, ra në 34.52 dollarë për fuçi që nga 16 dhjetori, afërsisht gjysma e nivelit të tij në fillim të vitit, raportoi faqja e lajmeve RBC, duke cituar të dhëna nga Argus Media.Në portin e Primorskut në Detin Baltik, nafta kryesore e eksportuar nga Rusia u tregtua me 36.07 dollarë për fuçi, shkruan themoscowtimes.Zbritjet për naftën bruto të Uralit arritën në 23–25 dollarë…

Read More