KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

North West 12 vjeçe, debuton në Instagram pavarësisht kundërshtimeve të babait të saj Kanye

North West 12 vjeçe, debuton në Instagram pavarësisht kundërshtimeve të babait të saj Kanye

Vajza e madhe e Kim Kardashian, North West, ka hapur llogarinë e saj personale në Instagram, duke debutuar me një fotografi të stilizuar dhe mbishkrimin e thjeshtë: “Postimi i parë”.

Në fotografinë e saj, 12-vjeçarja shfaqet me një bluzë Balenciaga, minifund të zi dhe aksesorë, duke bërë shenjë paqeje dhe me shprehje të qetë.

Megjithëse biografia e llogarisë thekson se ajo “menaxhohet nga prindërit”, babai i saj, reperi Kanye West, ka qenë më parë kundër pranisë së fëmijëve në rrjetet sociale, shkruan DailyMail.

Në vitin 2022, Kanye u shpreh publikisht se nuk do të lejonte që vajza e tij të përdorej nga TikTok, duke kërkuar që fëmijët të hiqeshin nga rrjetet sociale.

Ky hap i North vjen pas disa postimeve të diskutueshme në TikTok, ku ajo shfaqej me tatuazhe dhe piercing të rreme, gjë që krijoi debate mes ndjekësve mbi përshtatshmërinë e përmbajtjes për moshën e saj.

Pavarësisht polemikave, North tani duket e vendosur të ndërtojë prezencën e saj në Instagram, nën vëzhgimin e prindërve. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.