- Droni luftarak turk “Akinci” godet objektivin me raketë balistike supersonike
- Konstituimi i Kuvendit e formimi i Qeverisë, PDK-ja i drejtohet sot Gjykatës Kushtetuese
- Sandra Bullock rrëfen përvojat e vështira në fillimet e karrierës
- “Ka nënshkru burri” – Bunjaku tregon sfidat e përfshirjes së grave në biznesin që ajo drejton
- Java nis me vranësira, temperaturat rriten gradualisht
- Kur fëmija shpërthen nga zemërimi, mos i bëni këto gabime
- Qeveria e re e Kurtit votohet me 62 vota, opozita e konteston – përplasja zhvendoset në Kushtetuese
- Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit
Author: korrektpress
Shënohet rritje e numrit të pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin dhe në qendrën shëndetësore në Gostivar, pas shpalljes së epidemisë nga uji i kontaminuar.Sipas kësaj grafike të Ministrisë së Shëndetësisë, nëse më 24 korrik u shënua rënie e dukshme e pacientëve në vetëm 80, dje, më 25 korrik është shënuar rritje në 125 pacientë.Po Ministria, përveç që ka dërguar këto të dhëna, nuk ka dhënë ndonjë sqarim se çfarë e ka sjellë këtë trend rritës të numrit të pacientëve.Piku i të paraqiturve ka qenë më 18 korrik, kur gjithsej 649 pacientë, ndërsa në total nga 14 korriku…
Edhe pse numri i të papunëve ka shënuar një rënie të lehtë krahasuar me një vit më parë, mbi 68 mijë persona vijojnë të jenë në kërkim të një vendi pune. Të dhënat e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive tregojnë se sfida kryesore nuk është mungesa e vendeve të punës, por mospërputhja mes aftësive të punëkërkuesve dhe kërkesave të tregut.“Kjo shpjegohet për faktin që një pjesë e mirë e të diplomuarve nuk plotësojnë kriteret për të qenë pjesë e kërkesave të sektorit privat, në fakt, por edhe sektorit publik. Nga ana tjetër, niveli i pagave nuk përkon me atë…
Departamenti i Policisë Kufitare dhe Migracionit ka njoftuar se të dielën do të ketë pezullim të përkohshëm të lëvizjes së automjeteve në disa pika kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë, për shkak të një greve të paralajmëruar nga punonjësit e doganës greke.Sipas njoftimit, informacioni është përcjellë nga Qendra e Bashkëpunimit Policor në Kakavijë, e cila ka bërë të ditur se greva do të zhvillohet në intervale të ndryshme kohore, në varësi të pikës kufitare.Në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë dhe Tre Urat në Përmet, qarkullimi i automjeteve do të pezullohet nga ora 07:00 deri në 11:00, sipas orës shqiptare.Ndërkaq, në pikat…
Presidenti amerikan, Donald Trump ka pezulluar sulmet ndaj Iranit për t’i “lënë hapësirë” negociatave, ka deklaruar të dielën ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara.Pas këtij vendimi, Irani njoftoi se gjithashtu nuk do të kryejë sulme për aq kohë sa Shtetet e Bashkuara të mos sulmojnë.“Po lë hapësirë për negociata”, tha ambasadori amerikan Mike Waltz për televizionin Fox News, duke mos dhënë detaje të tjera rreth natyrës së bisedimeve. Trump urdhëron ushtrinë amerikane të pezullojë sulmet ndaj Iranit, raportojnë mediat amerikane Një burim nga Irani deklaroi të dielën se Teherani gjithashtu do të ndalojë sulmet, për aq kohë sa këtë e…
Gjesti ka qenë mollë sherri që Xheneta Fetahu ka prishur raportet me Loredana Bratin, ish-banoren e Big Brother VIP Albania 4.Kjo për shkak të disa mesazheve me Gjestin, duke thënë kështu se edhe kanë qenë në lidhje.Në një intervistë për “Prive me Liberta Spahiun”, ajo theksoi se është një gjë që ka përfunduar. “Me Loredanën kapitull i mbyllur”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.”Patjetër që po, atë temë e ka nisur vetë ajo edhe ta përfundon. Nuk bëj gjëra e as nuk shpik. është një gjë që më ka treguar vetë, vetë më ka treguar mesazhet personat e afërt i…
Drejtori i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”, Bashkim Kurti, ka bërë të ditur se procesi i shtrirjes së shërbimeve në katër komunat veriore po zhvillohet sipas planit, ndërsa ka njoftuar për interesim të madh të profesionistëve për t`u bërë pjesë e kompanisë.Në një intervistë për RTK-në, Kurti tha se për 115 pozitat e hapura janë regjistruar mbi 900 aplikime.“Fatmirësisht, thirrjes sonë, shpalljes së konkurseve dhe videomesazheve të kompanisë, por edhe të kryeministrit që ftoi profesionistët të aplikojnë, iu përgjigj një numër i madh i profesionistëve të fushës. Për 115 pozitat që kemi rekrutuar kemi pasur mbi 900 aplikime”, tha Kurti.Ai…
Anthony Joshua ka regjistruar fitore ndaj boksierit shqiptar Kristian Prenga, në një përballje që pati një skenar të jashtëzakonshëm dhe që ka nxitur reagime të shumta në botën e boksit.Joshua u rikthye në ring pas një pauze shtatëmujore, por fillimi i duelit ishte një makth për ish-kampionin botëror. Boksieri shqiptar e befasoi që në sekondat e para, duke e rrëzuar Joshuan pas vetëm 20 sekondash luftë.Situata u bë edhe më dramatike në fund të raundit të parë, kur Prenga arriti ta dërgonte përsëri në tokë britanikun. Pas dy rrëzimeve brenda një raundi, shumëkush nisi të dyshonte nëse Joshua do të…
Analisti i çështjeve politike, Dritëro Arifi, ka vlerësuar se mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është faktori kyç për anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke theksuar se pa miratimin e Uashingtonit një gjë e tillë nuk mund të realizohet.Duke folur në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Arifi tha se edhe nëse Kosova do të kishte një ushtri me kapacitete dhe nivel përgatitjeje të krahasueshme me ato të Francës apo Gjermanisë, kjo nuk do të mjaftonte për t’u bërë pjesë e Aleancës Veriatlantike pa mbështetjen amerikane.“Pa thënë ShBA-ja ‘po’, edhe nëse ne e kishim pasur ushtrinë, po themi, të…
Një qen ka emocionuar përdoruesit e internetit me reagimin e tij pasi kuptoi se pronarët nuk do ta linin vetëm në shtëpi.Në videon e publikuar në rrjetet sociale, qeni fillimisht duket i shqetësuar, duke menduar se familja e tij do të largohej dhe ai do të qëndronte vetëm. Por sapo kuptoi se edhe ai do të ishte pjesë e daljes, sjellja e tij ndryshoi menjëherë.Reagimi i tij plot gëzim ka marrë shumë komente nga përdoruesit, të cilët kanë vlerësuar lidhjen e fortë mes qenit dhe pronarëve të tij.Qentë njihen për lidhjen e madhe emocionale me njerëzit e tyre dhe shpesh…
Google ka prezantuar Gemini Spark, një asistent i ri me inteligjencë artificiale i krijuar për të mos u kufizuar vetëm në përgjigje ndaj pyetjeve, por për të kryer vetë detyra dhe procese komplekse për përdoruesit.Gemini Spark funksionon si një agjent personal i inteligjencës artificiale, i cili mund të ndihmojë në organizimin e punëve të përditshme, menaxhimin e informacionit dhe automatizimin e proceseve. Përdoruesit mund t’i japin një qëllim dhe një afat kohor, ndërsa sistemi përpiqet ta realizojë detyrën në mënyrë autonome.Ndër funksionet kryesore të Gemini Spark janë organizimi i postës elektronike, krijimi i përmbledhjeve të lajmeve të personalizuara, kërkimi i…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari