Author: korrektpress

Komisioni Rregullator për Shërbimet e Menaxhimit të Energjisë, Ujit dhe Mbeturinave (KRRE) ka miratuar një vendim që, duke filluar nga 1 gushti, çmimi i energjisë ngrohëse do të rritet mesatarisht me 5.96% për familjet që furnizohen nga sistemi më i madh EMV Supply, EMV Distribution dhe EMV Heat Production.Për konsumatorët e ish-termocentralit Skopje Sever, tani Energy Ecolink, rritja është mesatarisht 3.6%, ndërsa për EMV Energetika rritja është rreth 5% për familjet.”Pas kryerjes së analizave gjithëpërfshirëse ekonomike dhe teknike të operacioneve të kompanive energjetike që furnizojnë konsumatorët me energji ngrohëse në Qytetin e Shkupit, KRRE ka marrë vendim për korrigjimin e…

Read More

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjatë kontrolleve të realizuara në Hajvali janë evidentuar tri lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit.Sipas kompanisë, lidhjet ilegale dëmtojnë infrastrukturën e ujësjellësit, rrezikojnë funksionimin normal të rrjetit dhe cenojnë të drejtat e konsumatorëve që përmbushin rregullisht obligimet e tyre.“Ky nuk është më një rast i izoluar, por një problem serioz që duhet të marrë fund. Lidhjet ilegale dëmtojnë rrjetin e përbashkët dhe krijojnë pasoja për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.Kompania ka theksuar se abuzimi me rrjetin e ujësjellësit nuk do të tolerohet dhe se kontrollet në terren do…

Read More

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë sot Komunën e Rahovecit kanë shkaktuar grumbullim të madh të ujit në fshatin Radojc.Pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes nga Meteo Ballkan, tregojnë sasinë e madhe të ujit që është krijuar brenda një kohe të shkurtër si pasojë e intensitetit të reshjeve, duke vështirësuar lëvizjen në këtë zonë.Ndërsa qytetarëve u rekomandohet të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në zonat e prekura nga vërshimet.Reshjet intensive kanë shkaktuar probleme edhe në zona të tjera të vendit, ndërsa autoritetet vazhdojnë të monitorojnë situatën. /Telegrafi/

Read More

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar pasi një automjet me shtatë pasagjerë doli nga rruga dhe ra në një përrua në zonën Manavgat të Antalyas, në jugperëndim të Turqisë.Aksidenti ndodhi në lagjen Beidigin, në aksin rrugor Tasayil–Derebutzhak.Pas njoftimit nga dëshmitarët, në vendngjarje mbërritën ambulancat, zjarrfikësit, ekipet e Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) si dhe forcat e xhandarmërisë.Ekipet e shpëtimit zbritën në përrua dhe konstatuan se pesë prej pasagjerëve kishin humbur jetën në vendngjarje. Dy personat e lënduar u nxorën nga automjeti dhe u transportuan me helikopter drejt spitalit.Guvernatori i Antalyas,…

Read More

Ryan Gosling do të jetë zyrtarisht pjesë e Universit Kinematografik të Marvel (MCU), pasi u konfirmua se do të interpretojë personazhin ikonik Ghost Rider. Lajmi u bë publik gjatë San Diego Comic-Con, ku aktori u ngjit në skenë së bashku me presidentin e Marvel Studios, Kevin Feige, dhe regjisorin Shawn Levy.Filmi i ri i dedikuar Ghost Rider do të drejtohet nga Shawn Levy, i njohur për suksesin e “Deadpool & Wolverine”, ndërsa premiera është planifikuar për vitin 2028, shkruan DailyMail. Ky projekt shënon një tjetër bashkëpunim mes Gosling dhe Levy, pas filmit të ardhshëm “Star Wars: Starfighter”.Me këtë rol, Gosling…

Read More

KRU “Hidrodrini” në Pejë ka njoftuar se ekipet e terrenit të sektorit të ujësjellësit kanë realizuar gjatë ditës së sotme një sërë ndërhyrjesh për sanimin e defekteve në rrjetin e ujësjellësit në qytet.Sipas njoftimit të kompanisë, janë sanuar gjithsej pesë prishje në lokacione të ndryshme, përkatësisht në rrugët “Afrim Halitaj”, “Vëllezërit Kastrati”, “Gjergj Fishta”, “Lekë Dukagjini” dhe “Ernest Koliqi”.KRU “Hidrodrini” ka bërë të ditur se intervenimet janë kryer pa ndikuar në furnizimin me ujë të pijshëm, duke bërë që konsumatorët të mos përballen me ndërprerje të shërbimit.Nga kompania është vlerësuar angazhimi i punonjësve të terrenit, të cilët kanë realizuar ndërhyrjet…

Read More

KRU “Gjakova” ka njoftuar se, pas monitorimit të zonave të furnizimit, është konstatuar turbullirë e ujit në zonën e furnizimit Hoçë e Madhe, në Komunën e Rahovecit.Sipas njoftimit të kompanisë, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, cilësia e ujit është përkohësisht jashtë standardeve për konsum.Për këtë arsye, KRU “Gjakova” u ka bërë thirrje konsumatorëve të kësaj zone që të mos e përdorin ujin për pije deri në njoftimin e radhës.Kompania ka bërë të ditur se situata po monitorohet vazhdimisht dhe qytetarët do të njoftohen sapo cilësia e ujit të rikthehet brenda standardeve të lejuara për konsum. /Telegrafi/

Read More

Një burrë që goditi me thikë tre gra në Paris është arrestuar. Sulmi ndodhi pranë Porte de Clichy, konfirmoi Ministri i Brendshëm Laurent Nunez, raporton Reuters.Sulmuesi sulmoi gratë, të moshës 19, 24 dhe 36 vjeç, me dy thika kuzhine. Dy prej tyre u lënduan rëndë, tha Nunez. Ministri shpjegoi se sulmuesi u mposht nga një oficer policie jashtë detyrës në atë kohë. “I jap merita, ishte një akt i guximshëm”, shtoi Nunez.Motivi i sulmit nuk dihet ende. Nunez tha se policia nuk mund ta konfirmonte identitetin e sulmuesit sepse deklaratat e tij gjatë arrestimit ishin “të paqarta”. /Telegrafi/

Read More

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se nëntoger Kushtrim Fazliu ka përfunduar me sukses Kursin e Inxhinierisë Ushtarake EBOLC në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Sipas Maqedoncit, ky është një nga programet prestigjioze të Ushtrisë Amerikane për zhvillimin profesional të oficerëve të inxhinierisë ushtarake.Për rezultatet e tij të jashtëzakonshme, nëntoger Fazliu është vlerësuar me dy çmime të rëndësishme: “Distinguished Honor Graduate”, si oficeri ndërkombëtar me performancën më të lartë akademike, dhe “Iron Man Award”, për arritje të shkëlqyera në përgatitjen fizike.Maqedonci ka thënë se ky sukses dëshmon profesionalizmin e lartë të kuadrit të FSK-së dhe investimin e vazhdueshëm…

Read More

LSDM kërkon që Qeveria të publikojë rezultatet e analizave mbi bazën e të cilave është marrë vendimi për përdorimin e ujit në Gostivar si ujë teknik.Nga LSDM thonë se në vend të Ministrit të Shëndetësisë, për situatën sot informoi Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski, i cili njoftoi se uji mund të përdoret për nevoja higjienike, por pa publikuar rezultate specifike laboratorike.”Toshkovski kërkon konfirmim nga ekspertët, por publiku ende nuk ka informacion mbi analizat dhe parametrat mbi bazën e të cilëve është marrë vendimi”, thotë LSDM.”Uji teknik zakonisht përdoret për qëllime të tilla si larja e rrugëve, ujitja e sipërfaqeve të…

Read More