- Disa fshatra të Gjakovës do mbesin pa ujë ditën e martë
- Publikohet fotografia e Epstein me Princin e Arabisë Saudite
- Gjykata Supreme shqyrton ankesat ndaj PZAP-së për rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit
- Paraqitja fantastike në Allianz Arena, Bayerni merr vendim për Fisnik Asllanin
- Reagojnë Krasniqi e Çitaku: Historia nuk rishkruhet me padrejtësi
- Dëshmojnë ekspertët slloven në rastin “Onkologjia”: Ndryshimet në trajtim të pacientëve nuk janë regjistruar siç duhet
- Sulmohet gjyqtari gjerman Pascal Kaiser pas propozimit publik të martesës me partnerin e tij
- Cardi B rrëzohet duke kërcyer me një robot para Super Bowl
Author: korrektpress
Një marrëveshje kolektive e unifikuar, sipas së cilës paga fillestare neto e mjekëve nga qytetet e tjera dhe nga Shkupi do të jetë e njëjtë, ndërprerja e deficitit të personelit shëndetësor që vjen nga brenda në Shkup, si dhe rritja e pagave të punonjësve në sektorin shëndetësor, janë kërkesat e Sindikatës së pavarur të punonjësve shëndetësorë. Për këto kërkesa, kryetari i Sindikatës, Bobi Bojçevski, sot ka biseduar me ministrin e Shëndetësisë, Azir Aliu.“Kërkesa jonë si sindikatë është që të kemi një marrëveshje kolektive të unifikuar, sipas së cilës një gjinekolog nga Strumica do të marrë të njëjtën pagë neto fillestare…
Në një takim tejet të ngrohtë, Kryeminstri Albin Kurti u prit në shtëpinë e zonjës Xhemile Gashi, në Qyshk të Pejës. Lokja Xhemile, siç e quan Kurti, është pikërisht burimi i slloganit të Lëvizjes Vetëvendosje “Mos lësho pe”. Mes përqafimesh e duarshtrënguar, biseduan për librat që lokja Xhemile po lexonte, duke theksuar mbështetjen e saj për Kurtin. Prandaj nga aty, Kurti thotë se ajo u zotua rishtazi që të mos lëshojë pe.
Administrata Tatimore e Kosovës ka shënuar rezultatin më të lartë historik në mbledhjen e të hyrave tatimore, duke tejkaluar shifrën prej 1 miliard eurosh gjatë këtij viti.Ky sukses u prezantua në Konferencën Vjetore për Media të ATK-së, ku Drejtori i Përgjithshëm, Mentor Hyseni, bëri të ditur se ky është niveli më i lartë i të hyrave të mbledhura ndonjëherë nga tatimet në Republikën e Kosovës.Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se rekordi është rezultat i një qasjeje të qartë politike për forcimin e shtetit dhe institucioneve, si dhe sigurimin e barazisë për të gjithë tatimpaguesit. Sipas tij,…
Fjolla Morina ka ngjallur diskutime të shumta me deklaratat e saj të drejtpërdrejta në Big Brother VIP Kosova 4, ku foli për rritjen e fëmijëve, rolin e gruas dhe zgjedhjet personale në jetë.Ajo u shpreh se fëmijët që rriten vetëm jo domosdoshmërisht janë të dëmtuar emocionalisht, përkundrazi, sipas saj ka parë raste kur ata janë rritur të suksesshëm.Morina theksoi se thelbësore është dashuria shpirtërore dhe njohja e vetes. Foto: YouTube “Duhet së pari vetja e tani të tjerat”, tha ajo.Këngëtarja preku edhe temën e ndjeshme të marrëdhënieve familjare, duke thënë se ka gra që kanë pranuar edhe një grua të…
Viti i ardhshëm 2026 sjell mundësi të jashtëzakonshme financiare për pesë shenja të zodiakut, ndaj të cilave universi do të jetë veçanërisht i favorshëm. Paratë do të duket se do të vijnë lehtë, shpesh si rezultat i zakoneve të vogla të përditshme që do të bëjnë një ndryshim të rëndësishëm deri në fund të vitit.Çelësi i suksesit qëndron në ruajtjen e një qëndrimi të qetë dhe optimist ndaj financave, edhe në ditët kur shpenzimet duket se i tejkalojnë të ardhurat. Një qëndrim pozitiv tërheq bollëk, dhe ndërsa kushdo mund ta zbatojë këtë këshillë, astrologët theksojnë se për këto pesë shenja,…
Xhevat Muça, pronari i Muça Solar, është i ftuari i radhës në emisionin PodGo, me të cilin kemi diskutuar për biznesin e tij, sektorin energjetik dhe energjinë ripërtëritëse.Ai tregoi se zyra kryesore e Muça Solar është në Suharekë, si dhe mënyrën se si i zhvillon punëtorët e tij. Muça gjithashtu tha se u ofron mundësi të ndryshme studentëve.”Punëtorët tanë e marrin zanatin një vit para se të punësohen. Këtë model e kam marrë në Zvicër. Gjithashtu u ofrojmë mundësi studentëve për punë praktike. Gjatë kohës që ata bëjnë praktikë e zgjedhin një projekt dhe mund ta përgatisin temën e diplomës…
Legjenda e Liverpoolit dhe një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e klubit, Steven Gerrard, ka deklaruar se është i gatshëm të ndihmojë “Reds” nëse situata me trajnerin aktual Arne Slot do të përkeqësohej.Slot e udhëhoqi Liverpoolin në mënyrë mbresëlënëse sezonin e kaluar, duke fituar bindshëm titullin kampion. Megjithatë, në fund të muajit shtator, skuadra hyri në një krizë të thellë rezultatesh, duke rënë deri në vendin e 12-të në Ligën Premier dhe duke pësuar një humbje zhgënjyese në shtëpi ndaj PSV-së në Ligën e Kampionëve. Kjo situatë e vuri trajnerin holandez nën presion të madh.Gjithsesi, Slot dhe Liverpool…
Hilary Duff dhe Matthew Koma festuan përvjetorin e gjashtë të martesës të dielën, duke përdorur rrjetet sociale për të ndarë momente nga jeta e tyre dhe për t’u kundërpërgjigjur kritikëve.Koma ndau një fotografi nga dita e dasmës së tyre dhe shkroi: “6 vjet me gruan time. Dhe thanë se nuk do t’ia dilnim. Të gjithë thanë ‘nuk do t’ia dilnim.’” Postimi u shpërnda nga Duff në InstaStory, duke shënuar përvjetorin me stil.Në postimin e tij, Koman e krahasoi martesën me një përvojë nostalgjike: “Të jem i martuar me ty është si të hash Taco Bell në vitet e 90-ta, shkruan…
Rregulli i Katër Dhuratave gjatë festave të Vitit të Ri ofron një strukturë dhe mesazh të qartë si për prindërit ashtu edhe për fëmijët – se nevojiten më pak gjëra, por më shumë kuptim, vëmendje dhe zgjedhje të menduara mirë.Gjatë festave dhe ditëlindjeve, prindërit shpesh përballen me të njëjtën sfidë – shumë dhurata, shumë lodra dhe shumë pak kënaqësi të vërtetë. Kjo është arsyeja pse i ashtuquajturi rregulli i katër dhuratave po bëhet gjithnjë e më popullor, një koncept i thjeshtë që ndihmon në rikthimin e kuptimit të dhënies së dhuratave dhe uljen e konsumizmit të tepërt.Rregulli bazohet në idenë…
Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka bërë sot dy emërime të rëndësishme në strukturat udhëheqëse të komunës. Arijeta Qafleshi Skeraj është emëruar shefe e Kabinetit të Kryetarit, pas tërheqjes së saj nga pozita e asambleistes së Kuvendit të Komunës.Në zgjedhjet e fundit lokale, Qafleshi Skeraj është zgjedhur për herë të pestë si asambleiste, ndërsa gjatë legjislaturës së kaluar ka shërbyer si Kryesuese e Kuvendit, duke shënuar një performancë të lartë në funksionimin e organit më të lartë vendimmarrës të komunës. Kryetari Xheladini e ka uruar për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese të metejshme në profesion dhe…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari