Author: korrektpress

Në kuadër të përgatitjeve për procesin zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka siguruar edhe shërbimet të transportit për stafin e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve (QNR).Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, në platformën zyrtare “e-Prokurimi”, tenderi ka të bëjë me angazhimin e një Operatori Ekonomik për ofrimin e këtij shërbimi.Për më tepër, qëllimi i kontratës është ofrimi i transportit për stafin gjatë trajnimeve dhe aktiviteteve të ndryshme të lidhura me përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.Transporti do të bëhet sipas orarit të përcaktuar nga KQZ-ja, dhe përshtatet në bazë të nevojave të stafit të QNR-së.Operatori…

Read More

Donald Trump ka shkaktuar një debat të ri me Danimarkën pasi emëroi një të dërguar special në Grenlandë, ishullin e madh Arktik që ai ka thënë se do të donte ta aneksonte.Trump njoftoi të dielën se Jeff Landry, guvernatori republikan i Luizianës, do të bëhej i dërguari special i SHBA-së në Grenlandë, një pjesë gjysmë-autonome e Mbretërisë së Danimarkës.Guvernatori Landry tha në një postim në X, se ishte një nder të shërbeja në një “pozicion vullnetar për ta bërë Grenlandën pjesë të SHBA-së”.Kryeministri i Grenlandës tha se ishulli duhet të “vendosë vetë të ardhmen tonë” dhe “integriteti i tij territorial…

Read More

Këngëtari Yll Limani ka folur hapur për prapaskenat dhe emocionet që fshihen pas albumit të tij më të ri, gjatë një interviste në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova. Ai theksoi se muzika për të nuk është vetëm art, por një mënyrë për t’u çliruar emocionalisht dhe për t’u lidhur sinqerisht me dëgjuesit.Sipas Limanit, këngët e tij synojnë t’u shërbejnë njerëzve në momentet kur ndihen të mbingarkuar emocionalisht. – YouTube www.youtube.com Vëmendje të veçantë mori kënga “Kthem”, e cila është përfshirë e fundit në album dhe i kushtohet mërgimtarëve. Ylli rrëfeu se fillimisht kishte dilema për ta publikuar, nga frika…

Read More

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka njoftuar se ka mbajtur sot takimin e tij të jashtëzakonshëm, të 282-tin me radhë, nën kryesimin e Ardian Hajdaraj.Në këtë takim janë shqyrtuar dy pika të rendit të ditës, me ç’rast anëtarët e KPK-së kanë marrë vendime lidhur me udhëheqjen e institucionit të Kryeprokurorit të Shtetit.“KPK ka aprovuar kërkesën e z. Besim Kelmendi për lirim nga detyra e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit. Po ashtu, Këshilli ka ricaktuar z. Agron Qalaj në pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, vendim i cili hyn në fuqi nga dita e sotme”, thuhet…

Read More

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i dyti në listën e kësaj partie për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, Uran Ismaili, përmes një videoje u është drejtuar qytetarëve duke prezantuar një nga pikat kyçe të programit të PDK-së, me fokus në sigurinë ekonomike dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve. Ismaili tha se programi i kandidatit për kryeministër Bedri Hamza parasheh krijimin e Fondit të Papunësisë, i cili do t’u ofrojë mbështetje qytetarëve në momentet më të vështira financiare. Sipas tij, çdo qytetar që e humb vendin e punës, si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik,…

Read More

Raportohet se ka ndërruar jetë këngëtari shqiptar, Shemsi Krasniqi, i cili për të gjithë njihet si Shemi, vokalisti i grupit legjendar “Ilirët”. Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të artistit është bërë i ditur nga media online Reporteri.Krasniqi ishte një nga zërat më të dashur dhe më ikonikë të muzikës shqiptare, njeriu që i dha shpirt dhe jetë këngës që u bë simbol kombëtar, “Xhamadani vija vija”. ShemiMe zërin e tij karakteristik dhe interpretimin e thellë, ai arriti të lidhte gjenerata të tëra me traditën dhe kulturën muzikore shqiptare, duke lënë një gjurmë të paharrueshme në muzikë.Edhe pse detajet…

Read More

Transporti ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit po stabilizohet gradualisht, pasi dje dhe sot janë regjistruar anulime dhe devijime të fluturimeve për shkak të pamjes së kufizuar të shkaktuar nga mjegulla, njofton operatori TAV Maqedonia.Prej atje thonë se në periudhën nga ora 20:00 e mbrëmjes së djeshme, deri në ora 12:00 të ditës së sotme janë realizuar 27 fluturime, ndërsa gjithsej tetë fluturime janë anuluar, tre në ardhje (Beograd, Stamboll dhe Stamboll – Sabiha Gokçen) dhe pesë në nisje (Cyrih, Beograd, Athinë, Stamboll dhe Stamboll – Sabiha Gokçen). Një fluturim nga Frankfurt-Han është devijuar.“Të gjitha fluturimet e tjera kanë ateruar…

Read More

Ligjvënësit turq shkëmbyen grushte gjatë një debati të nxehtë mbi propozimin e buxhetit të vitit 2026 të dielën, megjithëse si buxheti ashtu edhe projektligji i llogarive financiare të vitit 2024 u miratuan përfundimisht.Shqetësimi shpërtheu pasi deputeti i Partisë AK në pushtet, Mustafa Varank, bëri vërejtje që synonin kryetarin e Partisë Republikane Popullore (CHP) të opozitës, Özgür Özel, gjatë diskutimeve për buxhetin në Asamblenë e Madhe Kombëtare.Pasi Varank kritikoi Özel për imazhet e bëra në varrin e ish-deputetit të Tunceli, Kamer Genç, zëvendëskryetari i grupit CHP, Gökhan Günaydın, u përgjigj nga foltorja, duke akuzuar Partinë AK për krijimin e qëllimshëm të…

Read More

Chris Rea, këngëtari dhe kantautori britanik i njohur ndërkombëtarisht për hitet e tij të paharrueshme, përfshirë “Driving Home for Christmas”, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare.Sipas deklaratës së dhënë nga familja, ai ndërroi jetë në spital pas një sëmundjeje të shkurtër. Lajmi ka tronditur fansat dhe komunitetin muzikor në të gjithë botën, duke kujtuar ndikimin e madh që Rea pati në skenën muzikore ndër dekada. Chris ReaGjatë një karriere që zgjati më shumë se pesë, Chris arriti të ndërthurë në mënyrë të jashtëzakonshme elemente të ‘blues’-it, ‘pop’-it, ‘soul’-it dhe ‘soft rock’-ut.I njëjti publikoi gjithsej 25 albume dhe disa prej tyre…

Read More

Operacioni policor i zhvilluar sot në Pejë ka përfunduar me arrestimin e të pandehurit R.H., sipas planifikimit dhe në bazë të urdhrit të kontrollit, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale krim i organizuar në lidhje me veprën penale “Rrëmbimi”, si dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.Sipas njoftimit të Prokurorisë, aksioni është realizuar nga njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe vjen si rezultat i një procesi hetimor të udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), lidhur me dyshimet për rrëmbimin e një personi, rast i ndodhur në vitin 2021.Bëhet e ditur se…

Read More