KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

I dërguari i Trump në Grenlandë: Do të punoj që ishulli të bëhet pjesë e SHBA-së

I dërguari i Trump në Grenlandë: Do të punoj që ishulli të bëhet pjesë e SHBA-së

Donald Trump ka shkaktuar një debat të ri me Danimarkën pasi emëroi një të dërguar special në Grenlandë, ishullin e madh Arktik që ai ka thënë se do të donte ta aneksonte.

Trump njoftoi të dielën se Jeff Landry, guvernatori republikan i Luizianës, do të bëhej i dërguari special i SHBA-së në Grenlandë, një pjesë gjysmë-autonome e Mbretërisë së Danimarkës.

Guvernatori Landry tha në një postim në X, se ishte një nder të shërbeja në një “pozicion vullnetar për ta bërë Grenlandën pjesë të SHBA-së”.

Kryeministri i Grenlandës tha se ishulli duhet të “vendosë vetë të ardhmen tonë” dhe “integriteti i tij territorial duhet të respektohet”.

Ky veprim ka zemëruar Kopenhagën, i cili tha se do të thërrasë ambasadorin e SHBA-së për “një shpjegim”.

Që kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë në janar, Trump ka ringjallur interesin e tij të hershëm për Grenlandën, duke përmendur vendndodhjen e saj strategjike dhe pasurinë minerale.

Ai ka refuzuar të përjashtojë përdorimin e forcës për të siguruar kontrollin e ishullit, një qëndrim që ka tronditur Danimarkën, një aleat i NATO-s që tradicionalisht ka gëzuar marrëdhënie të ngushta me Uashingtonin.

Grenlanda, shtëpi e rreth 57,000 banorëve, ka pasur vetëqeverisje të gjerë që nga viti 1979, megjithëse mbrojtja dhe politika e jashtme mbeten në duart e danezëve.

Ndërsa shumica e banorëve të Grenlandës favorizojnë pavarësinë përfundimtare nga Danimarka, sondazhet e opinionit tregojnë kundërshtim dërrmues ndaj bërjes pjesë e SHBA-së.

Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Lokke Rasmussen, e përshkroi emërimin e Landry-t si “thellësisht shqetësues” dhe e paralajmëroi Uashingtonin të respektojë sovranitetin danez.

“Për sa kohë që kemi një mbretëri të përbërë nga Danimarka, Ishujt Faroe dhe Grenlanda, nuk mund të pranojmë veprime që dëmtojnë integritetin tonë territorial”, i tha ai transmetuesit danez TV2.

Kryeministri i Grenlandës, Jens-Frederik Nielsen, tha se territori ishte i gatshëm të bashkëpunonte me SHBA-në dhe vendet e tjera, por vetëm në bazë të respektit të ndërsjellë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.