Porsche Macan Electric po përballet me rënie të fortë vlere në tregun e makinave elektrike luksoze.
Një version Porsche Macan Turbo Electric i vitit 2025, i blerë për mbi 120 mijë dollarë (rreth 110 mijë euro), nuk arriti të shitet në ankand edhe pse oferta arriti në 88,500 dollarë (afërsisht 81 mijë euro).
Diferenca prej rreth 29 mijë eurosh tregon një zhvlerësim të shpejtë për një makinë pothuajse të re (me 1,500 milje – 2,414 km të kaluara).
Edhe pse modeli ofron performancë të lartë dhe teknologji moderne, kërkesa nga blerësit mbetet e dobët.
Situata pasqyron vështirësi më të gjera për Porsche, pasi shitjet globale të Macan kanë rënë ndjeshëm.
Ekspertët theksojnë se tregu i makinave elektrike luksoze po kalon një periudhë të paqëndrueshme. /Telegrafi/