Një inxhinier në pension nga Bullgaria është bërë viral në rrjetet sociale për shkak të mënyrës së pazakontë se si ka organizuar ballkonin e banesës së tij.
Fotografia e ballkonit është shpërndarë gjerësisht në internet dhe brenda pak orësh ka marrë mijëra pëlqime.
Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen janë instalimet dhe pajisjet e vendosura në ballkon, të cilat duken sikur janë pjesë e një laboratori të improvizuar.
Duke qenë se bëhet fjalë për një inxhinier në pension, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë bërë shaka se ai duket se nuk ka hequr dorë nga profesioni i tij, edhe pasi ka dalë në pension.
Fotografia ka nxitur komente të shumta, ndërsa shumë përdorues janë përpjekur të kuptojnë se çfarë funksioni kanë të gjitha pajisjet dhe instalimet e vendosura në ballkon.
Pamja është bërë një tjetër shembull i fotografive të pazakonta nga jeta e përditshme që, falë rrjeteve sociale, mund të bëhen virale brenda pak orësh. /Telegrafi/