Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se mbrëmë nga ora 20:40 deri 21:50, zyrtarët policorë nga Ekipi mobil “Task Force”, Zyra e jashtme për çështje kriminalistike dhe Departamenti policor në Gallatë, me urdhër gjukate, kanë kontrolluar shtëpinë e një personi në fshatin Vrapçisht.
Gjatë kontrollit janë gjetur paketime me marihuana, epruvetë folie prej alumini me kokainë si dhe një pako me kokainë.
Po ashtu është arrestuar M.A (28) nga Vrapçishti.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, nga policia theksojnë se do të parashtrojnë parashtresën adekuate për procedurë të mëtejme.