Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit të një të mitureje në Pejë.
Rasti ka ndodhur më 2 tetor, në ora 20:00.
“Më 09.10.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër e mitur”, thuhet në raport.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/