Philip Morris International (PMI) ka publikuar rezultatet e Raportit Vjetor të Përformancës për vitin 2025, me titull “Change in Motion”, duke dëshmuar progres konkret në transformimin e biznesit dhe ambicien për të krijuar një të ardhme pa djegie.
Sipas raportit, rreth 43.5 milionë përdorues të rritur në mbarë botën tashmë përdorin produktet inovative pa djegie të PMI, të cilat janë të disponueshme në 106 tregje. Ky segment gjeneroi të ardhura neto prej 16.9 miliardë dollarësh, duke përbërë 41.5% të të ardhurave totale vjetore të kompanisë, një sinjal i qartë i ndryshimit në strukturën e industrisë.
Ndërkohë, PMI vazhdon të operojë globalisht përmes një rrjeti prej më shumë se 20,700 furnitorësh dhe mbi 84,900 punonjësish. Kompania ka 50 objekte prodhimi në 31 vende, nga të cilat 21 janë të dedikuara për produkte pa djegie.
“Prej më shumë se një dekade, PMI është përpjekur të udhëheqë ndryshimin në industri duke u larguar nga cigaret. Ky transformim shkon përtej inovacionit të produkteve; është një proces i vazhdueshëm përmirësimi, inovacioni dhe përshtatjeje që na mban relevantë dhe të qëndrueshëm,” tha Jacek Olczak, CEO i kompanisë.
Raporti i vitit 2025 shënon gjithashtu përfundimin e Roadmap-it 2025 të PMI, duke paraqitur arritjet për çdo objektiv të vendosur në vitin 2020, si dhe fillimin e një faze të re; Value Plan 2030+, që do të udhëheqë rrugën drejt rritjes së qëndrueshme në të ardhmen.
Gjatë vitit 2025, PMI forcoi më tej qasjen e saj ndaj qëndrueshmërisë duke përcaktuar gjashtë prioritete kryesore:konsumatorët dhe ndikimi i produkteve në shëndet, ekonomia rrethore, ndryshimet klimatike, natyra dhe biodiversiteti, punonjësit e kompanisë dhe punëtorët në gjithë zinxhirin e vlerës.
Këto prioritete janë pjesë integrale e strategjisë afatgjatë të kompanisë.
“Plani ynë përcakton qartë se çfarë mund të kontrollojmë drejtpërdrejt dhe ku nevojitet bashkëpunim me të tjerët, duke krijuar një bazë të fortë për ndikim efektiv. Me këtë frymë, prezantojmë Value Plan 2030+ si një platformë për dialog, bashkëpunim dhe si një udhërrëfyes për kapitullin e ardhshëm,” tha Jennifer Motles, Drejtoresha për Qëndrueshmëri në PMI.
Një aspekt i rëndësishëm i qasjes së qëndrueshme të kompanisë është zbatimi i vazhdueshëm i programeve Youth Access Prevention (YAP), të cilat synojnë të parandalojnë qasjen e të miturve në produkte nikotine përmes aktiviteteve edukative dhe ndërhyrjeve në terren.
Deri në fund të vitit 2025, programet YAP janë zbatuar në të gjitha tregjet ku operon PMI (duke mbuluar 98% të volumit të produkteve), duke tejkaluar objektivat e vendosura. Programi është aktiv prej vitesh edhe në Kosovë, ku gjatë vitit 2025:
- 100% e rrjetit të shitjes (direkt dhe indirekt) është përfshirë në komunikimet YAP
- mbi 3,400 shitës janë trajnuar
- në më shumë se 3,400 pika shitjeje janë vendosur materiale informuese që ndalojnë shitjen e produkteve të nikotinës për të miturit
Me Value Plan 2030+, PMI e sheh strategjinë e saj jo si një destinacion përfundimtar, por si një proces në zhvillim të vazhdueshëm, me fokus të qartë në krijimin e një të ardhmeje pa djegie dhe në gjenerimin e vlerës afatgjatë për shoqërinë.