Është vetëplagosur aksidentalisht një person në Caparc të Prizrenit.
Ai ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe aktualisht është jashtë rreziut për jetë.
I dyshuari ka plagosur vetën me pistoletën e të dyshuarit tjetër, derisa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy pistoleta Sig Sauer, dy karikator, 27 fishek, një gëzhojë dhe një predhë e fishekut.
“Raportohet se i dyshuari m/k ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që, aksidentalisht ka plagosur vetën me pistoletën e të dyshuarit tjetër m/k. I dyshuari është jashtë rrezikut për jetë. Dy pistoleta Sig Sauer, dy karikator, 27 fishek, një gëzhojë dhe një predhë e fishekut janë sekuestruar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.