Në treg ofrohet për shitje banesë me sipërfaqe 105m², e vendosur te Rruga C, në Lagjen Kodrina, në Bllokun R7 – projekt ndërtimor nga Tregtia.
Banesa ka orientim nga lindja, duke siguruar ndriçim natyral në orët e paradites, dhe organizim funksional të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, një banjo, tualet të veçantë, depo dhe ballkon.
Ngrohja është e mundësuar me energji elektrike, ndërsa ndërtesa është e pajisur me ashensor, vendparkim si dhe mundësi për garazh me depo.
Kompleksi karakterizohet nga lidhja e të gjitha ndërtesave me rrjetin e gjelbërimit të bllokut dhe të zonës përreth. Hapësirat e gjelbëruara janë të konceptuara me forma dhe funksione të ndryshme, duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë së ambientit dhe jetesës urbane.
Zona është në zhvillim të vazhdueshëm, me qasje të shpejtë në rrugët kryesore dhe në afërsi të shërbimeve të nevojshme për jetesë të përditshme.
Karakteristika dhe informata të pronës:
- 2 dhoma gjumi
- 2 banjo
- 1 Tarracë
- Dokumentacioni me Noter
- Orientimi: Lindje
- Mobilimi: Pa mobilim
- Sistemi i ngrohjes: KEDS
- Ashensor
- Garazh
- Vendparkim
Kontakti:
Agjenti: Edin Shabani
Emaili:cedin.shabani@pro-rks.com
Numri i telefonit: +383 44 888 444
Kliko këtu për më shumë detaje:





