KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

LSDM: Mickoski gënjen sërish, tani edhe për Kodin Zgjedhor

LSDM: Mickoski gënjen sërish, tani edhe për Kodin Zgjedhor

Nga LSDM thonë se është gënjeshtër deklarata e Hristijan Mickoskit se ata nuk dëshirojnë që diaspora të votojë në zgjedhje.

“Pasi shfuqizoi me forcë qeverinë teknike dhe u përpoq të vendos fshehurazi një Kod Zgjedhor për grabitje të re zgjedhore me abuzimin e 200,000 votave, ai tani thotë se qëllimi i tij ishte vota e diasporës dhe se LSDM nuk dëshiron t’u lejojë bashkëqytetarëve nga diaspora të votojnë. Kjo është një gënjeshtër e pastër. Së pari, sepse diaspora po voton edhe tani, me modelin ekzistues, dhe së dyti, sepse ndryshimet që ai po propozon janë për vitin 2029”.

“Qëllimi i Mickoskit është grabitja zgjedhore dhe abuzimi me 200,000 vota sepse ka humbur mbështetjen nga qytetarët dhe dëshiron të kompensojë votat e humbura në Maqedoni duke abuzuar me “votimin elektronik” nga jashtë. Dhe të gjithë e dimë se si OBRM-PDUKM i vodhi zgjedhjet”.

“Ndërsa çdo qytetar që voton në atdhe kalon nëpër një procedurë të rreptë, verifikim, dokument personal, nënshkrim në listën e votuesve, identifikim me gjurmë gishtash, Mickoski dëshiron që të mos ketë rregulla dhe asnjë kontroll mbi votimin e diasporës. Një tjetër gënjeshtër nga Mickoski është zbuluar”.

“Mickoski thotë se nuk kërcënoi. Ai po gënjen përsëri, qytetarët dëgjuan se si nga foltorja e Parlamentit të Maqedonisë kërcënoi me burgim dhe persekutim politik për të gjithë disidentët politikë”, thonë nga LSDM.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.